Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Vajzat kerkojne djem…

Jam një zonjë simpatike e mirë, brune dhe e shëndoshë nga Fieri 45 vjeçe. Me pak fajlë dua të them se në jetë kam vuajtur shumë, burrim që kam nuk është për asgjë, kërkoj një zotëri të jetë i mirë me norma dhe të më ndihmojë nga gjendja financiare. Nga unë nuk do të zhgënjehet. Ju lutem këtë e dua vetëm për lidhje sekrete. Personi që është i interesuar të lërë numër telefoni në gazetë. Ju faleminderit nga Lida.
Përshëndetje jam Ira nga jugu 46 vjeçe, e pafejuar më parë, me shumë pretendime. Do doja të njihja një njeri shumë të mirë, të sjellshëm me arsim të lartë, shumë të zotin në punën e tij mbi 1.75 i gjatë, të krishterë, të pamartuar më parë deri 53 vjeç. Nëse dikush është i interesuar për njohje i lë nr. tim të cel. në redaksi.
Përshëndetje, jam një vajzë 20 vjeçe që kërkoj të gjej dikë që të më dojë dhe të dijë të mi zbukurojë edhe më tepër vitet më të bukura të rinisë time. Unë vazhdoj studimet e larta. Cilësitë e mia kryesore janë sinqeriteti dhe çiltërsia. Për paraqitjen e jashtme ndihem e bekuar nga Zoti. Arsyeja kryesore që po shkruaj këtu është sepse dua të gjej dikë që është i kompletuar si mashkull por mbi të gjitha që jeton jashtë shtetit. Të interesuarit të jenë vetëm ato që plotësojnë kushtet e mësipërme dhe që duan njohje serioze dhe që janë në kërkim të njeriut të jetës… Ju lutem më kontaktoni në Facebook me emrin: Vajza pa emër, kam foton e Rihanës në profil.
Jam një vajzë 24 vjeçe çaloj pak nga këmba, kërkoj një djalë si vetja për qëllime serioze ose dhe të divorcuar. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Mosha e djalit të jetë 30-38 vjeç. Faleminderit për mirëkuptimin.
Jam Lori nga Tirana me punë dhe ekonomi të mirë, shumë e komunikueshme dhe tip trendi pa njeri në ngarkim. Kërkoj për lidhje serioze bashkëjetesë solide me një zotëri mbi 50 vjeç me kulturë qytetare në mardhënie pune dhe i paraqitshëm, pa vese të këqia. Zotëria i interesuar të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një zonjë nga Durrësi kërkoj lidhje serioze me një zotëri mosha 42-45 vjeç. Lini numër telefoni për komunikim.
Jam një vajzë beqare rreth te 40-ve. Jam shumë e rregullt në çdo drejtim. Vuaj shpirtnisht nga nje fatkeqësi fizike jo te lindur qe s’me pegon per asgje. Jam nga Veriu, me shkollë te mesme. Kerkoj nje person 45-52 vjeç, që kupton e vlerëson nje femer te rregullt e nje zemer te vrarë. Kam e të ketë vetem qellim serioz (martesë), qoftë edhe me fatkeqësi. Ju lutem, jo aventura se nuk i bie atij krahu. Të interesuarit të lënë numër telefoni. Respekte.
Jam nje gocë nga Elbasani, 31 vjeçe, me arsim te larte, ne punë, pa histori dashurie. Ne pamundësi komunikimi, kerkoj njohje me nje djale per qellime serioze, me te njëjtat vlera si une. Ky mesazh është vetem per persona qe duan lidhje serioze, jo per t’u tallur.
Jam një vajzë 48 vjece nga Shqipëria e mesme beqare, nuk lind fëmijë, jam me karakter të fortë, e sinqertë, besnike, shumë familjare. Kërkoj një zotëri per lidhje serioze, te jete deri ne moshen 53 vjeç, njeri serioz, larg veseve te keqija si alkoli e etj. Të jete i zoti me mbajte familje. Të jete nga Dr. më mirë. Mirëpres vetem njerez serioz dhe jo per tu tallur. Të interesuarit te lene numer telefoni në gazetë.
Jam nje zonje nga Dr. 37 vjeç dhe deshiroj një lidhje me një mashkull po nga Durrësi. Por nje lidhje serioze. Zotëria te jetë deri ne 50 vjec. Për informacjone te mëtejshme lini numrin tuaj të telefonit për komunikim.
Përshëndetje, jam nje zonjë nga Tirana 56 vjece jam e divorcuar prej vitesh. Kërkoj nje lidhje serioze vetem per martese te jete deri 60 vjeç, te jete i mbajtur te jete me edukate qytetari të ketë shtepi dhe te nje ekonomi te mirë. Kush e lexon kete sms dhe bie dakort te me njoftoj ne gazete. Kujdes kush telefonon se dashuria nuk blihet me para por fitohet me ndjenja. Pres përgjigje vetëm serioze nga të interesuarit.
Përshëndetje, jam një zonjë nga Tirana kam shtëpinë time, jam në punë, e paraqitshme, e rregullt në çdo drejtim, dua lidhje serioze me një zotëri deri 50 vjeç, të jetë i paraqitshëm, me punë, me ekonomi të mirë, të jetë i rregullt në çdo drejtim. Kush e gjen veten tek kjo sms të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Faleminderit.
Jam me banim në Tiranë, dhe origjinë nga Jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jetë simpatik, me trup të rregullt i pamartuar, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bizhozit, mosha 46-50 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë. Faleminderit.
Jam M., me arsim të mesëm, por rri në shtëpi. Dua të njoh një njeri të kaloj jetën me të, të jetë brenda ose jashtë atdheut. Zotëria të jetë shumë i urtë, i sjellshëm dhe me vlera, siç jam edhe vetë. Unë jam 54 vjeçe dhe banoj në Durrës. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Përshëndetje! Jam X, beqare një vajze serioze, shume korrekte dhe me shkolle te larte. Dëshiroj te lidhem me nje person vetem per qellime serioze. Kërkoj qe personi te jete katolik shumë korrekt qe jeton e punon ne Tirane nga mosha 38-44 vjec. Ai që është i interesuar e theksoj vetem per qellime serioze te lere numër telefoni në gazete per komunikim. Faleminderit per mirëkuptimin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (26) View Comments (26)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Greqia

Next Post

Mimoza Staka: Kam armën më të mirë për të ecur përpara

Advertisement