Përbërësit për 6 vetë:

½ kg tul shalqiri, pa fara dhe fije, i grirë trashë

1 domate e madhe, e grirë trashë

1 kastravec i grirë

1 spec

2 lugë vaj ulliri

2 lugë uthull vere e kuqe

Kripë, pipër

 

Kremi

¼ filxhani bajame

50 gramë djathë feta

¼ filxhani pana

3 lufë qumësht

350 gramë tul shalqiri, të prerë në copëza (afro 2 filxhanë)

½ kastravec, i prerë në copa

Vaj ulliri, kripë, piper

 

Përgatitja:

Kaloni në mikser shalqirin, domaten, kastravecin, specin, vajin dhe uthullën derisa të bëhet një pure homogjene. Hidheni në një tas të madh, shtoni kripë e piper, mbulojeni dhe lëreni në frigorifer të paktën një orë para se ta shërbeni.

Kremi

Kavërdisni në një tigan bajamet, lërini të ftohen dhe pastraj grijini trashë. Në një pjatë shtypni me pirun djathin e bardhë, me panën dhe qumështin. Ndajeni shalqirin dhe kastravecin nëpër pjata dhe hidhini purenë e përgatitur. Sipër saj hidhni kremin e përgatitur me djathin, bajamet, vaj ulliri, kripë dhe piper.

Këshillë: Kremi mund të bëhet edhe një ditë përpara dhe të mbahet në frigorifer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here