Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si ta evitosh lodhjen kur je në timon?

Në rrugë, lodhja mund të na kapë në çdo moment, veçanërisht kur udhëtojmë për një kohë të gjatë, ose natën. Lodhja dhe përgjumja janë përgjegjëse për 15% të aksidenteve rrugore të regjistruara; një shifër e lartë, që nuk duhet marrë lehtas. Për të parandaluar dhe evituar aksidentet, duhet të përvetësoni disa gjeste të thjeshta.

 

Tregoni kujdes se çfarë hani. Mbase nuk e dini, por disa ushqime favorizojnë përgjumjen, si për shembull makaronat, orizi, patatet, buka, apo ëmbëlsirat. Kështu, pra, zgjidhni mishin, peshkun, shoqëruar me perime dhe sigurisht, mos pini alkool.

Advertisement

Kujdes me muzikën. Është mirë të dëgjosh muzikë në radio, por është njëkohësisht e lodhshme për trurin. Atëherë, ndërmjet një muzike me ritëm dhe një emisioni që ju intereson vërtet, bëni edhe pauza qetësie.

Ilaçet që duhen evituar. Para se të niseni për rrugë, mos harroni të informoheni për efektet dytësore të ilaçeve që merrni, sepse ka nga ato që ndjellin gjumë. Në rast dyshimi, pyesni mjekun apo famracistin.

Pushim-kafe-gjumë, trio e përkryer! Nuk do të reshtim së thëni: Bëni një pushim çdo dy orë udhëtim, pasi kjo është thelbësore për sigurinë tuaj. Dhe, për të qenë të sigurtë se i keni karikuar mirë bateritë, pini një kafe, ose bëni një seancë të shkurtër gjumi 10-15 minutëshe.

Nëse mundeni, bëjeni me radhë. Nuk është aspak heroike t’i jepni vetëm ju makinës gjatë gjithë udhëtimit. Nëse një pasagjer tjetër ka patentë, lërjani timonin. Kështu, keni rast të çlodheni dhe të shijoni pak më shumë peizazhin.

Flini mirë dhe nisuni herët. Një natë e mirë gjumi është thelbësore për një udhëtim të sigurtë, por edhe ora e nisjes ka rëndësi. Rreziku i përgjumjes është më i madh nga ora 13-16, ndërsa natën nga ora 2-5. Kështu, është më mirë të ndaloni para mesnate dhe ta rifilloni udhëtimin në të gdhirë.

Pak freski. Përveç bezdisë në udhëtim, edhe nxehtësia ndikon në lodhjen tuaj. Ajroseni pra sa herë të mundeni makinën dhe përfitoni nga kondicioneri. Ndërsa pulovrën e bërë nga gjyshja, prisni të shkoni në destinacion, për ta veshur!

Uluni në mënyrë të rehatshme. Është paradoksale, por rehatia e favorizon më pak përgjumjen. Nuk ka gjë më të keqe për t’u ndjerë të lodhur, sesa të jesh ulur në një pozicion të keq. Rregullojeni karrigen dhe vërini të dyja duart në timon. Kështu, do t’ju lodhet më pak shpina dhe supet.

Duke ndjekur këto rregulla të thjeshta, udhëtimi do të jetë jo vetëm më i këndshëm, por edhe më i sigurtë. Mos harroni gjithashtu t’i vini veshin trupit tuaj, që ju tregon se cila është koha për të bërë një pushim.

 

Zbulohet origjina e epidemisë misterioze të gjumit të një fshati në Kazakistan

Ata flenë papritur dhe zgjohen pas disa orësh, ose pas disa ditësh. Banorët e Kalashit, një qyteti të vogël në veri të Kazakistanit, janë prekur që prej vitit 2010 nga një “epidemi gjumi” e pashpjegueshme. Këto humbje ndjenjash shkaktohen në fakt nga shtimi i vazhdueshëm i nivelit të monoksidit të karbonit dhe hidrokarbonit në këto fusha, ashtu siç shkruhej edhe në gazetën “Siberian Times”. Ky fenomen, në rritje që prej marsit 2013, deri më sot kishte mbetur i pashpjeguar, por tani, më në fund, është zbuluar. Shkaktare është miniera e uraniumit, që ndodhet në qytetin fantazmë të Karsnogorskut, pranë Kalashit. “Miniera e uraniumit është mbyllur pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik, ka shpjeguar kryeministri Berdybek Separbajev në gazetë. Megjithatë, ajo ka ndikim negativ në atmosferë. Ne u kemi bërë analiza shkencore banorëve dhe kemi marrë konfirmimin se shkaku kryesor i sëmundjes së Kalashit është monoksidi i karbonit”. Kur nivel i tij rritet, ulet niveli i oksigjenit, gjë që shkakton këto humbje të befta të ndjenjave. Qëkur u zbulua burimi i problemit, 68 nga 223 familjet janë shpërngulur, ndërsa të tjerat do të shpërngulen deri në fund të vitit. Megjithatë, ekspertët ende nuk janë 100% të bindur nga këto shpjegime. Si i bëhet që ka kaq shumë monoksid karboni, ndërkohë që miniera është joaktive prej shumë kohësh? Si ka mundur të dalë ky gaz nga miniera në sasi kaq të mëdha?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test Çfarë dini për sistemin tuaj të urinimit?

Next Post

Në erën paleolitike, kariet e dhëmbëve trajtoheshin me sileks

Advertisement