Vitet kanë kaluar dhe dollia është bërë një zakon i shumë popujve, por në versione të ndryshme. Më poshtë do të lexoni për mënyrën me të cilën bëjnë dolli popujt e tjerë të Evropës, që të dini t’i përdorni në rastin kur ndodheni në një tavolinë me evropianojugorët, qendrorët, apo veriorët…
1. Finlandë: Kippis
Finlandezët janë shumë të kujdesshëm përsa i përket mënyrës se si ngrenë dolli: Vetëm i zoti ose e zonja e shtëpisë mund të ngrenë dolli, ndërsa të ftuarit ndërkohë duhet t’i shohin në sy ata. Ngrini gotën tuaj pas mbarimit të dollisë dhe thërrisni “Kippis”.
2. Danimarkë: Skal
Edhe në Danimarkë i kushtojnë shumë rëndësi dollisë. Të ftuarit nuk mund të ngrenë dolli për të zotërit e shtëpisë, ose për njerëzit më të mëdhenj në moshë, derisa të keni ngritur dolli ata të parët. Kurrë mos e shpini në buzë gotën tuaj para se i zoti të shtëpisë të ketë thënë «Skal».
3. Francë: Sante
Francezët, ashtu si edhe ne, urojnë të kenë shëndet, duke thënë “Sante”, ose duke u përgjigjur “A la votre” (Për shëndetin tuaj). Gjithashtu, gjatë dollisë, duhet ta shihni tjetrin në sy dhe të mos i keni duart e kryqëzuara, përndryshe mund të rrezikoni të përballeni me 7 vjet seksi të keq, siç thonë supersticiozët.
4. Gjermani: Prost
Gjermanët e duan aq shumë birrën e tyre sa ngrenë dolli të posaçme për të: Prost. Për verën ata thonë “Zum wohl”, ndërkohë që të dyja frazat kanë kuptimin “shëndet”. Çukiteni gotën tuaj me njerëzit që keni afër, duke i parë në sy.
5. Suedi: Skal
Mënyra moderne e dollisë na vjen nga vikingët, kur luftëtarët kalonin një kafkë bosh në duart e njëri tjetrit. Për këtë arsye, duhet të shiheni reciprokisht në sy me të ftuarit e tjerë, që të shprehni respektin tuaj. Ai që bën dollinë thotë “Skal” dhe sheh përsëri të tjerët në sy, para se ta ulë gotën.
6. Spanjë: Salud
Shumica e spanjollëve do të thonë thjesht “Salud”, por në Katalonjë e bëjnë pak më të gjatë urimin, kur burrat e ftuar i thonë njëri-tjetrit: “Salut I forca al canut», me një fjalë “shëndet dhe “tuba” të fortë”.
7. Itali: Cin-cin
Zakonisht, i zoti i shtëpisë është ai që ngre i pari dolli dhe të ftuarit që e kanë nderuar me ardhjen e tyre, ia kthejnë më vonë gjatë darkës. Urimi më zyrtar është “Salute”, ndërkohë “cin-cin” përdoret më shumë ndërmjet miqve.
8. Hungari: Egeszsegere!
Ndryshe nga ajo që ndodh zakonisht, në Hungari është i ftuari i nderit ai që ngre dolli i pari. Sheh në sy, ngre gotën dhe uron «Egeszsegere!», që do të thotë “në shëndetin tuaj”. Më pas pi një gllënjkë, sheh të tjerët në sy dhe e ul gotën, pa e çukitur. Nëse keni pirë mjaft, atëherë lëreni gotën tuaj gjysmë të mbushur, sepse nëse e zbrazni, njëri nga ftuar burra në tavolinë do t’jua rimbushë.
9. Poloni: Na zdrowia
Në fillim të vaktit dollitë fillojnë nga i zoti i shtëpisë dhe vazhdojnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij. Disa zotër shtëpie ngrihen në këmbë, ndërkohë që ngrenë gotën e tyre duke thënë “na zdrowia”, gjë që do të thotë “në shëndetin tuaj”. Sapo i zoti i shtëpisë ngre gotën lart, mund të filloni të pini. Pijet zakonisht shërbehen me gota të vogla, që pihen me fund.
10. Greqia: Στην υγεία μας (Stin igjia mas)
I pari e ngre dollinë i zoti i shtëpisë dhe do ta pijë për shëndetin e të ftuarve. Urimet janë “Εις υγείαν» (shëndet) ose «στην υγειά μας» (për shëndetin tonë), ose më shkurt «γεια μας» (për ne), çukiten gotat dhe më pas pihen ato.