Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Shpjegimi i endrrave tuaja...
Risi në seks Një verë e nxehtë me seks dhe… kërcënime!
A kanë lidhje sëmundjet e tiroides me alergjinë?

Risi në seks Një verë e nxehtë me seks dhe… kërcënime!

1. Më në fund, del në treg viagra për gratë
Pasi u debatua për arsye nga më arkaiket, në fillim duke pasur frikë se ky ilaç i bën gratë “nimfomane”, më 18 gusht 2015, Shoqata Amerikane e Ushqimit dhe e Ilaçeve (FDA) dha pëlqimin e saj që të hidhej në treg flibanserina (emri tregtar i së cilës do jetë Addyi). Kjo pilulë, e mbiquajtur “viagra femërore”, ose “pilula rozë”, thuhet se ndihmon gratë që kanë probleme me epshin. Ky lajm është botuar në të gjitha mediat, por disa mjekë mbeten ende skeptikë: I testuar në 2400 gra jo në menopauzë, të moshës mesatare 36 vjeçe, ai ka përmirësuar marrëdhëniet seksuale vetëm të 10% të tyre, pa folur pastaj për rreziqet e shkaktuara nga marrja e ilaçit, sidomos kur shoqërohet me alkool. Me një fjalë, pa e provuar, ende nuk mund të themi gjë për të!

2. Skandali i Ashley Madison
Më 21 korrik 2015, një grup hakerash, i quajtur The Impact Team, deklaroi se kishte vjedhur gjithë bazën e të dhënave të përdoruesve të sitit të takimeve jashtëmartesore, Ashley Madison dhe kërcënonte ta bënte atë publike nëse shoqëria kanadeze, Avid Life Media, zotëruese e sitit, nuk do ta mbyllte atë. I njëjti presion është bërë edhe për mbylljen e sitit Established Men, i konceptuar për të krijuar lidhje mes “femrave joshëse dhe burrave të suksesshëm”. Ashley sigurisht nuk pranoi dhe, 18 gushtin e kaluar, afro 10 giga të dhënash për 37 milionë të abonuar dolën në internet për t’u shkarkuar lirisht. Emra, numra telefonash, adresa, emaile (nga të cilat 15 mijë me .gov dhe .mil, që i përkisnin administratës e ushtrisë) dhe detaje të tjera, si preferencat seksuale, por edhe dokumente të brendshme, kontrata, llogari Paypal. Gjithçka u bë publike në dëm të të abonuarve që donin të ruanin anonimatin në një sipërmarrje kaq të vështirë dhe delikate siç është tradhtia e partnerit/es.
Një tjetër skandal: Ndërkohë që Ashley mjaftohet duke akuzuar këtë akt terrorizmi kibernetik, pa konfirmuar nëse të dhënat janë të vërteta, ajo nuk shpjegon pse disa të dhëna janë ruajtur, megjithëse përdoruesit e tyre kanë paguar opsionin prej 19 dollarësh për fshirjen e tyre përfundimtare nga rrjeti… Një mashtrim i ri? Ndërkohë, në Francë, 13 siteve të takimeve jashtëmartesore u është dhënë urdhëri të fshijnë çdo të dhënë të përdoruesve që kanë mbyllur llogaritë e tyre.

3. Apple Vvatch aktivizon një lodër seksuale
Apple Vvatch, e cila është hedhur në treg në prill 2015, nuk shërben vetëm për të treguar orën… Një opsion i ri i funksioneve të saj është shpallur nga ndërmarrja LOVENSE (e specializuar për lodrat seksuale interaktive), gjatë lançimit të lojës së saj të re seksuale, Blush. Kjo lojë, që shitet me aplikimin e saj për iPhone dhe Apple VVatch, aktivizohet në distancë me një gjest të thjeshtë të kyçit të dorës, falë orës magjike. Mund të kontrollosh edhe intensitetin dhe ritmin e lodrës. Tani, «iProgresi» është i pandalshëm!

Advertisement

4. Parqe dashurie në Zvicër
Zvicra, që ka legalizuar prostitucionin dhe shtëpitë publike, nuk do të ndalet në një rrugë kaq të mirë. Të paktën kjo është ajo që dëshiron seksologia Katia Bonati, duke hedhur idenë e «parqeve të dashurisë». Pas «sexbox»-it, lloj garazhi në një park, ku prostitutat presin klientin e tyre, Bonati dhe disa kolegë të saj mbrojnë idenë e parqeve publike, ku secili mund të dashurojë lirisht dhe në qiell të hapur. Ky debat u hap pas një skandali të provokuar nga skenat e seksit të një çifti në një plazh, në afërsi të një parku në Lugano, para disa ditësh. Qeverisë lokale nuk i pëlqen shumë ideja, por meqë sexbox është aprovuar tashmë… kush e di ç‘mund të ndodhë? Së shpejti, mund t’i shohim të dashuruarit të bëjnë dashuri në stolat e parqeve publike!

E ardhmja i përket robofilisë (dashuri me robotët)?
Helenë Driskoll, një psikologe britanike, ka shpjeguar në “Huffington Post”, më 2 gusht, vizionin e saj mbi të ardhmen në fushën e seksualitetit. Sipas saj, pas 50 vjetësh, nuk do të jetë anormale të mendohet një lidhje seksuale apo dashurore me një robot. «Ne kemi tendencë ta mendojmë realitetin virtual dhe seksin me robotët në konteksin e epokës sonë, por nëse sjellim ndërmend normat shoqërore që i përkasin seksit, të cilat ishin në fuqi para 100 vjetësh, është e qartë se ato kanë ndryshuar shpejt dhe në mënyrë radikale. Robofilia duket si diçka fantastiko-shkencore e çuditshme sot, por ajo mund të bëhet normale në një të ardhme të afërme sepse sjelljet tona evoluojnë me zhvillimin e teknologjisë». Robotët kanë kohë që i bëjnë njerëzit të fantazojnë në ekran, që prej filmave «Metropolis» deri te «Her» dhe tani, disa shoqëri kanë dëshirë të krijojnë robotë që t’u ngjajnë njerëzve, të aftë të flasin si ata. Kështu pra, do ta shohim C-3PO (robot në serialin Star Vvars) në mënyrë të çuditshme aty nga viti 2070?

20 mijë lega nën… mbathje!
Sapo është lançuar nga shoqëria Svakom kamera-lodër seksuale pa fill, e quajtur Siime Eye. Bëhet fjalë për një vibrator të teknologjisë së lartë, që e filmon vaginën nga brenda dhe i ritransmeton pamjet në një ekran, e gjitha kjo falë një sistemi vvifi. Kamera është e pajisur me një llambë të vogël në cepin e saj, që ndriçon rrugën e saj nëpër mukoza dhe bën të mundur kështu të shihet se çfarë ndodh në vaginë gjatë orgazmës. Megjithëse, siç e thekson gazetarja Agnes Giard në blogun e saj, sipërfaqja rozë, e lëmuar dhe e lagur nuk është ndonjë gjë eksituese, Siime Eye bën të mundur të bëhet një evolucion i vogël në mentalitetin e njerëzve: Imazhet e saj në fakt tregojnë qartësisht çfarë është vagina, «nuk është një tunel apo tub mishi, siç tregohet nëpër manualet shkollore. Është një organ i veshur me një mukozë të trashë, dy muret e së cilës fërkohen me njëri-tjetrin, si dy kërmij të bashkuar nga barku kur bëjnë dashuri. Kjo është magjia e seksit femëror: Ai nuk është bosh, por plot, nuk është një boshllëk që pret të mbushet». Kështu pra, Frojd, falë teknologjisë dhe lodrave seksuale të çuditshme, këtu merr fund miti i gruas së paplotësuar!

Rx Breakup, aplikimi për të shëruar zemrat e lënduara
Aplikimi Rx Breakup është krijuar posaçërisht për të shëruar zemrat e lënduara nga dashuria. Ndërkohë që biznesi i takimeve në internet ka arritur majat e tij, të tjerë interesohen për ndarjet. Të bësh pazar, të zhytësh dëshpërimin në alkool, ose në një tas me akullore, këto janë disa nga manitë vetëshkatërruese pas ndarjes, të cilave do t’u japë fund aplikimi Rx Breakup. Nismëtare e saj është Xhaninë Lobel (krijuese e Stila Cosmetics) dhe terapeutja Xhejn Rirdon. Dy shoqet kanë krijuar një terapi 30 ditore me 3 etapa, një lloj kampi stërvitjeje për zemrat e lënduara, duke propozuar shumë ushtrime dhe tematika për t’u ndjerë më mirë. Aplikimi ka për qëllim që t’ju bëjë të kontrolloni zemërimin, fiksimin, dëshirat për të spiunuar tjetrin dhe t’i zëvendësoni këto impulse negative me nisma më konstruktive, si organizmi i pushimeve të ardhshme. “Ne bëjmë gjithçka me telefonat tanë, atëherë pse jo edhe një terapi?”, ka shpjeguar Lobel. “Ky aplikacion është shoqja më e mirë, më e sjellshme dhe më inteligjente që ju jep këshillat më të mira”. Ndërkohë që takimet janë bërë diçka aq e thjeshtë sa një like, ndarjet vazhdojnë të jetë të vështira. Pas biznesit të takimeve, ky i ndarjeve është si shërbimi që bëhet pas shitjes së produkteve defektoze!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

A kanë lidhje sëmundjet e tiroides me alergjinë?

Advertisement