Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse nuk arrij t’i dalloj ngjyrat?

– Doktoreshë Rezarta, çfarë do të thotë që unë kam probleme me dallimin e ngjyrave. Jam 28 vjeçar. A ka ndonjë trajtim mjekësor i cili do të më ndihmonte në këtë gjë, apo është e lindur? S’e kuptoj, pse nuk arrij t’i dalloj mirë ngjyrat?
Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: – I dashur letërshkrues! Problemi që ju keni me ngjyrat njihet si daltonizëm. Daltonizmi është sëmundje në të cilën preket dallimi i ngjyrave, është sëmundje e lindur dhe ka lidhje me trashëgiminë. Këta persona kanë vështirësi të mëdha në dallimin (përcaktimin) e ngjyrave dhe kjo ua bën të vështirë jetën e përditshme.
– Kufizimet e jetës së tyre fillojnë që në gjërat më të zakonshme gjatë ditës e deri te më të komplikuarat, siç janë drejtimi i automjetit e të tjera. Përsa i përket trajtimit të kësaj sëmundjeje, shkenca e oftalmologjisë ka zbuluar jo shumë zgjidhje të reja dhe fatkeqësisht, rasti juaj nuk ka shumë zgjidhje. Më vjen keq për moshën tuaj të re, pasi jeni vetëm 28 vjeçar dhe keni gjithë jetën përpara, e cila do t’ju shoqërohet me kufizime të herëpashershme nga mosdallimi i ngjyrave. Shpresojmë në arritje të reja në botë rreth këtij problemi. Faleminderit që më shkruat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A kanë lidhje sëmundjet e tiroides me alergjinë?

Next Post

Blerina Zgjana: Kam lindur e po jetoj me këngën!

Advertisement