Fike cigaren mbi doren time? -Çfare? Fike cigaren te dora ime. Dua te me mbese nje shenje nga ti. – Mos u cmende gje? Te dhemb. -Jo, ta them unë çfare dhemb. Dhemb te presesh nje mesazh çdo dite, qe nuk vjen kurre. Ti fiksosh syte per ore te tera te celulari qe nuk bie. Dhemb te shkoj te fle duke menduar se cfare do jesh duke bere ti. Dhemb kur di qe s’do jesh me mua gjithmone. Do me dhembi e do me beje keq me shume kur vetmia do me bej shoqeri dhe nuk do jesh ti nuk do mund te te perqafoj, kur te jem i lumtur dhe nuk mund te ta them arsyen pse, kur te kem nevoj te rri me ty dhe atehere mes lotesh. Edhe kur ne nje nate vere te shoh qiellin plot me yje dhe do me duket sikur te kam prane meje. E di, e di qe sjam aq i vecante per ty dhe sdo jem, prandaj fike ate cigare mbi doren time sepse dua te te kujtoj gjithmone, qe pavarsisht gjithe dhimbjes qe ndjej, une te kam dashur… Nisa.
E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka te ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s’do ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marr malli për ty do ta gjej, ta shkruaj në skutat e kujtimeve të mija që i ruaj të pastra! Xh.
Nuk po të shkruaj për të t’thënë se të dua shumë, jo as për të t’thënë se për ty po derdh lot në këto momente. Ajo që sot më shtyn të shkruaj është malli që kam për ty. Vërtet në këto momente po ndjej mall. Respekti për ty është e vetmja ndjenjë që më ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk. Dhe malli në këto momente nuk po më lë vërtet të qetë. Sot me erdhën në mendje kujtimet dhe ëndërrat që thellë I kam varrosur në shpirt. Ato miliona ëndërra që vërtet kanë kohe që kanë filluar të treten. Por sot vetëm malli që po më shtyn të t’ shkruaj më bën që të bashkoj edhe një herë eshtrat e tyre, për të t’ kujtuar ty edhe një herë si një mike të vjetër që kurrë nuk arrita t’ia hap vertet zemrën. Juliana.
Advertisement