Preferoni mbathjet me bel të lartë? Atëherë, ju pëlqen sharmi i kohërave të Hollivudit të dikurshëm. Ne kemi zgjedhur disa stile të brendshmesh dhe jemi munduar të zbulojmë karakterin tuaj, duke u bazuar tek ato. Do të habiteni me saktësinë e këtij zbulimi!
1. Mbathje pambuku
Juve ju pëlqen e qeshura më shumë se çdo aktivitet tjetër, gjë që është e shkëlqyer, sepse e qeshura juaj i bën të buzëqeshin edhe ata që keni rrotull. Kur ishit fëmijë, ju pëlqente të afronit të gjithë të tjerët dhe nuk keni ndryshuar, keni po atë karakter edhe sot. Kur miqtë tuaj kanë nevojë për këshillë, ata vijnë së pari te ju, sepse e dinë se ju do të tregoheni e sinqertë, por edhe e butë.
2. Mbathje stil djemsh
Ju pëlqejnë përkëdheljet dhe gjithmonë e identifikoni veten me shokun/shoqen e ngushtë dhe të mençur në komeditë romantike. Kur një mik ka një nevojë, jeni e para që i ofroni mbështetje. Jeni shumë e mirë për menaxhimin e parave, por jo aq edhe të kohës, kështu që i lini shpesh gjërat për momentin e fundit. Për fat të mirë, keni një buzëqeshje të bukur dhe plot energji pozitive, kështu që njerëzit ju falin shumë shpejt.
3. Me bel të lartë
Nëse do të mund të zgjidhnit, do të preferonit gjithmonë një verë të mirë, në vend të një gote me birrë. Shpesh e ndjeni veten sikur keni lindur në dhjetëvjeçarin e gabuar. Kur vjen puna te VIP-at e sotëm, si edhe te performancat e tyre të çmendura, do të preferonit që ata të zëvendësoheshin nga divat e Hollivudit të dikurshëm. Ju përdorni gjithmonë një buzëkuq të kuq, që ju bën të ndjeheni mirë sa herë e vini.
4. Tanga
Ju jeni shumë ambicioze. Kur i vini vetes një qëllim, qoftë ai në karrierë, ose në jetën personale, asgjë nuk ju pengon ta arrini, edhe sikur ta keni pak të vështirë për t’ia dalë mbanë. Ju e ekuilibroni këtë zell me një dozë të mirë dashurie për familjen dhe miqtë, të cilët mendojnë se ju jeni një nga njerëzit më këmbëngulës që njohin.
5. Me dantella
Ju përpiqeni të shtoni pak elegancë në çdo gjë që bëni. Ikona juaj e modës është Sofia Loren, por ju pëlqen edhe të krijoni stilin tuaj, në vend që të kopjoni të tjerët. Ju e ekuilibroni stilin dhe prakticitetin: Askush nuk nuk do t’ju shohë kurrë me taka 8 cm të larta, përveçse nëse ato janë edhe shumë të rehatshme.
6. Mbathje me mesazh të shkruar
Ju keni ende të njëjtat energji siç kishit në fillim të të 20-tave. Njerëzit ju quajnë “e lezetshme” dhe “e adhurueshme”, epitete ndaj të cilave tregoheni si moskokëçarëse në pamje të parë, por që ju pëlqejnë. Ju pëlqen të dëgjoni radion dhe, për pasojë, dini të gjitha këngët më në suksesshme të momentit.
7. Si të gjyshes
Ju nuk doni të sakrifikoni rehatinë për shkak të stilit, në çdo rrethanë. Ju mund të vishni fustane herë pas here, por vetëm nëse janë shumë të rehatshëm dhe jo shumë të shtrenjtë. Megjithatë, keni tendencë të mos kurseni kur vjen puna tek ushqimi dhe ju pëlqejnë shumë ëmbëlsirat (sidomos ato të zbukuruara bukur).
8. Kilota me këmbëza të fryra
Ose ju jeni e apasionuar vërtet pas të gjitha gjërave vintazh, ose keni lindur në mes të shekullit të 19-të, atëherë ku lulëzoi moda e kilotave e vitit 1851.