Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kemi konflikte me tezen për shtëpinë…

– Përshëndetje avokatit! Ju uroj për punën tuaj dhe ndihmën që na jepni. Problemi im është ky: Babai im për shumë vite punoi emigrant në Itali. Në fillim të 1997, u kthye dhe prindërit e mamit tim i bënë një propozim që të ndërtonte shtëpi sipër tyre. Meqenëse marrëdhëniet tona ishin shumë të mira, prindërit e mi vendosën të ndërtonin shtëpinë sipër shtëpisë së gjyshërve të mi me sipërfaqe 240 m2. Fillimisht, meqenëse shtëpia ishte e vjetër, u hoq e gjithë çatia e cila po binte, u bënë themelet pasi nuk kishte, u bë muri rrethues 3 metra i lartë pasi shtëpia ishte e rrethuar me gurë dhe u zgjerua shtëpia. Në fund u shtrua i gjithë oborri dhe u bënë dy dyer, njëra për gjyshërit dhe tjetra derë garazhi për ne, meqenëse kishim makinë. Nuk kemi mure ndarës dhe u bë kati i dytë dhe një papafingo me çati. Në 22 dhjetor 1999, hymë të jetonim në shtëpi. Si çdo familje elbasanllinjsh, nisën problemet e shtëpive. Megjithëse doli ligji për legalizimin e shtëpisë dhe në 17.3.2005 filluam procesin e legalizimit, personat përkatës bënë matjet e çdo gjë në rregull. U pagua edhe kësti i parë. Shtëpia u ndertua në ’97 dhe në ‘99 ne filluam të jetonim aty. Pronar toke dhe shtëpie të katit të parë ishte gjyshi im. Në 2005, kur filluam procedurat, duhej tapia që të tregonte se sipër kujt e kishim shtëpinë dhe aty morëm vesh të gjithë që shtëpia i ishte kaluar më 14.10.2010 tezes sime beqare në atë kohë. Unë nuk e kuptoj si i është kaluar shtëpia kur nuk është marrë asnjë aprovim i fëmijëve, domethënë, tezeve dhe mamit tim. Theksoj se gjyshërit ishin gjallë. Tani është gjallë vetëm gjyshi im që ishte pronar i shtëpisë deri në 2010. Problemi është se ne nuk komunikojmë me tezen që tani konsiderohet pronare e shtëpisë. Ika te hipoteka dhe drejtoresha më tha se, që të bëja legalizim, duhej që e gjithë shtëpia të kalohej në emër të tezes dhe te hipoteka ndahen katet me emra. I thashë se nuk mund të kisha besim t’ia kaloja shtëpinë time asaj. “Epo, s’ka zgjidhje, më tha drejtoresha, madje ajo ka të drejtë të ankohet ndaj jush dhe ne të vijmë t’jua prishim”. Ju lutem, më ktheni një përgjigje, si ta legalizoj shtëpinë time? A është e vlefshme hipoteka që ka aktualisht tezja ime? A ka të drejtë mamaja ime të hapë gjyq për të kërkuar pjesën e saj si vajzë shtëpie? Ju faleminderit. Pres me padurim përgjigjen tuaj.
Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – Përshëndetje i/e nderuar zotëri/zonjë. Ju falënderoj që keni kontaktuar me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Rrethanat e faktit që paraqiten nga ana juaj, më duken shumë të çuditshme dhe të pamundura juridikisht. Me këto fakte që ju keni paraqitur, unë vetëm mund të aludoj se çfarë mund t’ju ketë ndodhur. Pa studiuar dokumentacionin që keni dhe pa marrë informacion nga ALUIZNI dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan, mendimet tona ngelen në kuadrin e hamendësisë.
– Nëse faktet janë kështu, unë mund të them që kemi të bëjmë me falsifikim të dokumenteve nga ana e tezes suaj, pasi shtëpia sipas jush është e trashëguar nga gjyshi. Nga ana tjetër, gjyshi mund t’ia ketë dhuruar shtëpinë tezes ndonëse ai është ende gjallë. Duke parë kompleksitetin e këtij rasti, jeni të mirëpritur pranë Studio Ligjore “Duraj” së bashku me dokumentet që dispononi, për të marrë një informacion sa më profesional. Ju faleminderit!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një letër për ty...

Next Post

Jam i siguruar në Shqipëri dhe në Itali. Çfarë përfitoj?

Advertisement