Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ëndërr reale…

Ëndërrova diellin të strukur në gjiun tim, ëndërrova aq fuqishëm sa rrezet e tij më ngrohën tërë trupin, çdo qelizë e pasuruan me energji të re, energji që gjer më tani nuk e njihja, energjinë e dashurisë! Nuk ishte diell i zakonshëm ai, ishte dielli që tek unë solli rrezet e tua, ngrohtësinë tënde dhe dashurinë e pafund të ruajtur për mua! Një drithërimë në rritje më përshkoi tërë trupin dhe dalëngadal u shëndrrua në tërmet që çdo ind timin e bëri të kërcej me vallen e dashurisë. Pastaj po ky diell u shëndrrua në një ylber shumëngjyrësh, në ylberin e premtimit të dhënë për dashuri, ylberin e shpresës, ylberin e dëshirës për jetë. Po ky ylber të cilin në ëndërr e kalova, nuk më ndërroi gjininë (sikur thuhet në përralla) por më fali krahët, një palë krah të lehtë që të fluturoj drejt teje, drejt përqafimit tënd, drejt lumturis së pafund, drejt realizimit të premtimit. Dhe sa çudi, ishte kjo një ëndërr që më nxorri gjumin dhe kur ngadal hapa sytë, isha me ty, në përqafimin tënd, i zhytur në lumturin e pafund njerëzore, kurse ti kokën mbaje mbështetur në krahërorin tim dhe lehtë shumë lehtë pëshpërisje ca fjalë falënderimi për perëndinë. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte, por një e dija se isha njeriu më i lumtur në botë, mbase në koloritin e ëndrrës ëndrrimtare…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Pa ty...

Advertisement