Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dj Blunt dhe Real 1: I duam femrat me xhinse…

Dj Blunt dhe Real 1 janë një ndër dyshet më të suksesshme të momentit në muzikë. “Ki me lyp” dhe “Xhinset” janë hitet e tyre të fundit që kryesojnë edhe listat e këngëve që janë luajtur këtë vit nëpër klubet verore. Edhe pse jemi ende në sezonin e verës, atëherë kur është edhe fluksi më i madh i punës, ata e lënë punën për pak minuta për të bërë këtë intervistë e cila u kthye në një bisedë mjaft të këndshme ku na zbulojnë jo vetëm sekretin se pse menduan të bëjnë një këngë pikërisht për xhinset, por mjaft gjëra edhe për pushimet që po bëjnë, ndërkohë që punojnë…

Mia Buci: – Djema, kënga juaj “Xhinset” ka qenë shumë e preferuar këtë verë. Na ka bërë shumë përshtypje, ndaj duam t’ju pyesim: Çne një këngë për xhinset?
Dj Blunt: – Ideja e xhinseve ka ardhur si rastësisht, duke u frymëzuar nga gocat që i veshin xhinset aq të ngushta, saqë as nuk u bien tamam…
Real 1: – …dhe ne shpesh e kemi pyetur veten se si ka mundësi me i vesh ato xhinse aq të ngushta saqë ka mundësi edhe me plas nga mbrapa! (Qesh)
– Pse jo një këngë për bikini për shembull, meqë jemi në stinën e verës?
Dj Blunt: – (Qesh) Po bikinit vishen vetëm gjatë stinës së verës, ndërsa xhinset vishen gjatë gjithë vitit.
– Zakonisht, shoqëroheni me vajza që nuk u vijnë xhinset?
Real 1: – Po.
Dj Blunt: – (Buzëqesh) Po pra, me ato goca që bëhet fjalë në këngë, me ato që nuk u bien tamam.
– Vera tashmë po përfundon. I latë me kaq këngët për këtë sezon?
Dj Blunt: – Fatkeqësisht, pasi u vonua klipi “Ki me lyp”, u vonua edhe “Xhinset”, kështu që për këtë verë kemi menduar ta lëmë me kaq!
– Për çfarë do ta kujtoni vitin që kaloi?
Dj Blunt: – Nga ana e karrierës, e muzikës do ta kisha kujtu klipin “Nëse m’don ti”, por normal që ka edhe shumë gjëra të bukura që kanë ndodh gjatë vitit të kaluar.
– Zakonisht, si e nisni ditën?
Real 1: – Kur nuk jemi të zënë me koncertet e shumta, mundohem të jetoj një jetë sa më normale!
Dj Blunt: – Zgjohem herët, fle herët, luaj tenis, shkoj në palestër dhe në studio duke punuar me këngë të reja. S’ka klube, s’ka alkool, s’ka jetë nate! (Buzëqesh)
– Dj Blunt, është verë dhe dj-t gjenden kudo nëpër ambiente ku ka diell, det, muzikë. Si rrjedhojë, edhe fitimet janë shumë të mëdha… Si i shpenzon paratë që fiton?
– Paratë që i fitoj gjatë gjithë vitit mundohem t’i kursej, por edhe shpenzoj mjaft, se udhëtoj shumë.
– Po ashtu, stina e verës është quajtur ndryshe edhe sezoni i flirteve. Flirtoni gjatë tre vakteve, mëngjes, drekë, darkë?
Real 1: – (Qesh) Sigurisht që jo!
Dj Blunt: – Së pari, gjatë verës gjithmonë jemi në lëvizje dhe s’kemi shumë kohë për flirtime. Ama, normale që kur performon nëpër mbrëmje, në vende të ndryshme, takon shumë femra të bukura dhe ka edhe flirtime.
– Cili nga ju të dy flirton më shumë?
Real 1: – Blunti. (Qesh)
Dj Blunt: – (Qesh) Unë, më shumë.
– Cilët janë tre hitet e e luajtura më shumë këtë verë në ambiente plazhi?
Dj Blunt: – Për mendimin tim, Elvana Gjata dhe Era Istrefi kanë sjellë hitet e verës dhe normalisht, Blunt & Real 1 nuk mungojnë në listën e hiteve. (Qesh)
– Ju argëtoni të tjerët teksa punoni vetë. Cili është vendi që do të zgjidhnit për të pushuar?
Dj Blunt: – Një vend i qetë në natyrë, mundësisht në det, pa muzikë, pa celularë, pa asnjë obligim…
– Të gjitha gjërat që ju bëjnë njerëz të mirë?
Dj Blunt: – Me qenë pozitiv, t’i respektosh të tjerët, sjelljet e mira etj. Këto të bëjnë njeri të mirë!
– Ndërkohë që Dj Blunt është përfolur disa herë për lidhje dashurie edhe me emra të njohur, ti, Real 1 duket se arrin t’i mbash të fshehta lidhjet e tua. Si ia bën?
Real 1: – (Qesh) Po s’e di… Ama, mu ma merr mendja që secili ka dëshirë ta mbajë jetën private për vete! Sikur të kisha pasë diçka më serioze, normalisht, nuk do ta kisha mbajt sekret.
– Një muzikant e ka më të vështirë se një njeri i thjeshë të mbajë një lidhje dashurie të qëndrueshme?
Dj Blunt: – Shumë e vërtetë! Është shumë vështirë ta mbash një lidhje të shëndoshë me një person sepse unë si muzikant gjithmonë jam në lëvizje, pastaj ke punë me shumë njerëz etj. Thjesht, është punë e vështirë dhe duhet me pasë shumë kujdes dhe shumë besim që ta mbash një lidhje të shëndoshë dhe të qëndrueshme!
– Aktualisht, jeni të lidhur apo të hapur për flirte dhe aventura?
Të dy: – Aktualisht, jemi të hapur për gjithçka. (Qesh)
– Fizikisht, çfarë ju tërheq te një femër?
Dj Blunt: – Vetë femra si krijesë.
Real 1: – Qenia femër vetë është tërheqëse.
– Ju tashmë jeni bërë një dyshe e pandarë… E mbani mend si nisi bashkëpunimi juaj?
Të dy: – Në fakt, ne prej fillimit kemi qenë bashkë, pa marrë parasysh se kemi pasur edhe projekte të ndara.
– …dhe çfarë vazhdon t’ju mbajë bashkë?
Real 1: – Hëm… Jemi të ndryshëm.
Dj Blunt: – Reali është më i qetë, më i heshtur, më i thjeshtë, ndërsa unë jam më i gjallë dhe më strikt.
– Në cilat gjëra nuk bini dakord ndonjëherë?
Dj Blunt: – Zakonisht, janë gjëra që kanë të bëjnë me muzikën.
Real 1: – Për shembull, ndonjë pjesë teksti të këngës, domethënë, gjëra të vogla.
– Kërkesa më absurde që ju kanë bërë ndonjëherë…
Dj Blunt: – Njëherë na pyeten nëse mund të këndonim ndonjë këngë tallava live, ose “A mund të vini te syneti i djalit tonë?”. (Qesh) Ka shumë kërkesa të çuditshme.
– Do t’ju vinte keq nëse një ditë, ti Dj Blunt, nuk do të zgjoheshe Dj dhe ti, Real 1, nuk do të zgjoheshe reper?
Dj Blunt: – (Qesh) Çfarë pyetjeje! S’e di… Muzika është bërë pjesë e jetës sonë. Domethënë, unë merrem me muzikë qëkur kam qenë 13-14 vjeç, kështu që normalisht, do të isha ndjerë keq.
– Në këto momente, do të donit një biletë avioni për në…
Të dy: – …Spanjë.
– Jeta do të ishte e mërzitshme pa…
Të dy: – Familjen.
– Cila është loja juaj e preferuar?
Dj Blunt: – Për mua, tenisi.
– Çfarë duhet për një jetë me dashuri?
Dj Blunt: – Një bashkëshorte e mirë që të kupton!
– Po me suksese?
Real 1: – Shumë punë.
Dj Blunt: – Puna sjell sukses.
– Për një jetë me para?
Real 1: – Prapë punë!
Dj Blunt: – Puna sjell sukses, suksesi sjell para. Nuk duhet të dorëzohesh!
– Dj Blunt dhe Real 1… djem të këqinj apo djem të mirë?
Të dy: – Djem shumë të mirë bile.

Çfarë zgjidhni?
– Det apo pishina?
– Det.
– Bionde apo brune?
– S’ka lidhje ngjyra e flokëve.
– Bob Marlej apo Xhej Z?
– Bob Marlej.
– Të sjellshëm apo rebelë?
– Diku mes të dyjave.
– Martesë apo bashkëjetesë?
– Martesë.
– Natë apo ditë?
– Ditë.
– “Më fal” apo “Lamtumirë”?
– Më fal.
– Pije alkoolike apo çaj?
– Çaj.
– Një femër që vesh xhinse apo fustan?
– Xhinse. (Qesh)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Varka brumi (pite) të mbushura me mish të grirë

Next Post

Masato Fukui, futbollisti i parë japonez në Shqipëri Si po e përjetoj aventurën shqiptare...

Advertisement