Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A kanë lidhje sëmundjet e tiroides me alergjinë?

– Jam Besa, 50 vjeçe. Kohët e fundit vë re që më bëjnë alergji disa ushqime, nuk jam e sigurt se cili ushqim konkretisht! Mjeku specialist i alergjisë më ka thënë që duhet të kontrolloj tiroiden sepse mund të jetë shkaktari i këtyre alergjive, prandaj desha t’ju pyesja: A kanë lidhje sëmundjet e tiroides me alergjinë dhe çfarë duhet bërë në raste të tilla?
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar Besa, sinqerisht ju falënderoj për pyetjen interesante që më keni drejtuar. E konsideroj me vend dhe shumë të rëndësishme tematikën dhe lidhjen që kërkoni të dini ndërmjet sëmundjeve të tiroides dhe alergjive të ndryshme. Në praktikën tonë të përditshme klinike dhe në shumë studime e tekste të ndryshme është konkluduar se sëmundjet alergjike janë shumë më të shprehura te personat që kanë çrregullime të gjendrrës tiroide sesa te popullata normale. Si rregull, alergjitë janë çrregullime imunitare kur organizmi ynë reagon në mënyrë të ekzagjeruar ndaj një stimuli negativ që vjen nga jashtë. Duke patur një bazë të tillë të ndryshimeve fiziologjike të lidhur me imunitetin është llogjike që te të gjitha sëmundjet e tiroides, sidomos tek ato autoimune, këto çrregullime të jenë më të shprehura. Sëmundjet autoimune të tiroides që hasen më shumë në praktikë janë Tiroiditi Hashimoto, që nuk është gjë tjetër veçse një proces kronik që përfundon me shkatërrimin total të tiroides.
– Kjo sëmundje vjen për shkak të keqfunksionimit të imunitetit. Të sëmuret që vuajnë këtë sëmundje shpesh kanë edhe probleme të tjera bashkëshoqëruese siç mund të jenë rënia e flokëve, dalja e pullave të bardha në lëkurë, ekzema etj. Kjo sëmundje është terren tipik për mbivendosjen e çrregullimeve të tjera autoimunitare siç janë edhe alergjitë. Sëmundje tjetër e shpeshtë autoimune e tiroides është sëmundja e Bazedovit. Në këtë rast, tiroidja zmadhohet shumë, prodhon më shumë hormone, kemi dalje përpara të syve dhe zmadhim të tyre. Gjithashtu, te kjo sëmundje, rastet që bashkëshoqërohen me sëmundje të tjera alergjike janë të shpesha. Ka edhe sëmundje të tjera të tiroides jo me bazë autoimune që ndikojnë drejtpërdrejt në shfaqjen e alergjisë. Duke e përmbledhur informacionin e mësipërm, sqaroj edhe një herë lidhjen e drejtpërdrejtë që ka gjëndrra tiroide me mbajtjen në normë të peshës, të energjisë, të mirëqenies dhe veçanërisht, të imunitetit.
Në këto kushte, duke u rikthyer te problemi juaj, ju këshilloj të bëni disa ekzaminime të gjendrrës tiroide. Me rëndësi do të ishte ekoja e tiroides për të përcaktuar formën dhe strukturën e saj. Gjithashtu, të nevojshme do të konsideronim edhe kryerjen e analizave hormonale për të përcaktuar nivelin funksional të tiroides. Do të ishte me vlerë në kryerjen e ekzaminimeve biologjike edhe përcaktimi i titrit të disa antitrupave që flasin drejtpërdrejt për praninë e sëmundjeve autoimune. Duke përfunduar, ju sqaroj se vetëm pasi të keni përfunduar gjithë bilancin e kërkuar dhe gamën e ekzaminimeve, atëherë do ta kem më të lehtë të përcaktoj statusin e gjendrrës tiroide. Sigurisht që deri në këtë moment, ju duhet të vazhdoni mjekimin përkatës kundra fenomeneve alergjike, gjithmonë të këshilluar me specialistin alergolog. Pres të më shkruani sërish. Të shkuara.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Risi në seks Një verë e nxehtë me seks dhe... kërcënime!

Next Post

Pse nuk arrij t’i dalloj ngjyrat?

Advertisement