Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vuan shumë nga mushkonjat

– Jam një lexuese e rregullt dhe kam një vajzë e cila vuan shumë nga pickimi i mushkonjave. Vendi i pickuar i skuqet dhe për më tepër, i kruhet gjithë zona rreth tij. I kam bërë dhe antibiotikë, por nuk ka ndonjë rezultat pozitiv.

Dr. Mira Xhixha, alergologe:Përgjithësisht, ky problem është i shpeshtë te fëmijët që janë shumë të ndjeshëm nga pickimet e mushkonjave dhe trupi i të cilëve, i përgjigjet pickimit me urtikarie apo puçrra të kuqe të ngritura mbi nivelin e lëkurës, me madhësi të ndryshme, që kruhen shumë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me vajzën tuaj, që duket se është shumë e ndjeshme ndaj pickimit të mushkonjave. Përveç një vizite me alergolog, duhet t’i merrni mjekim me tableta të cilat do t’i jepen nga mjeku i alergjisë, pasi të ketë parë gjendjen e saj. Mos merrni ilaçe pa u këshilluar me një mjek, duke qenë se ky lloj problemi nuk i kalon lehtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më përsëritet ankthi

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement