Brunilda nga Jugu 39 vjeçe me një fatkeqësi natyrale, më ka vdekur burri kam dy fëmijë të rritur djalë e vajzë të dy të mrtuar të stabilizuar të rregulluar. Unë jetoj vetëm në vetmi pranë njerëzve të mij pa njeri në ngarkim, me miratimin e fëmijëve, kërkoj një person të ve nga mosha 40-48 vjeç. Të jetë njeri i mirë, pa vese si duhani, alkoli, bixhozi apo xhelozi, të jetë transparent, besnik, i sinqertë, i çiltër, serioz, i mbajtur, trup sportiv, fizik të pastër pa ndonjë sëmundje dhe në mardhënie pune të dijë ta respektojë dhe ta mbaj e ta mbroj në krah femrën e tij, pa njeri në ngarkim, të ketë shtëpinë e tij, e kërkoj nga rrethet, Tiranë, Kavajë ose Pogradec, apo jashtë shtetit. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.
Jam një zonjë nga Tirana 43 vjeçe simpatike me një trup shumë të rregullt, kërkoj një mik të mirë dhe të ketë pak paraqitje të mirë, të jetë biznesmen për lidhje të fshehtë dhe të më ndihmojë nga ana ekonomike. Të interesuarit të lënë numër telefoni në gazetë. Me respekt Ela.
Jam një zonjë nga Shqipëria e mesme 53 vjeçe shtëpiake, kërkoj një burrë për lidhje shumë sekrete, të jetë nga Tirana. Unë jam e rregullt e kam për herë të parë, ta provoj një herë nuk i dihet.
Jam një vajzë nga Vlora 39 vjeçe interesohem për një djalë të rregullt familjar. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për tu njohur.
Jam Irida nga Tirana e gjatë dhe shumë e këndshme si femër, jam e divorcuar pa njeri në ngarkim, jetoj vetëm. Dua të kem një lidhje për bashkëjetesë me një person shumë serioz dhe pa vese të këqia të jetë familjar shumë i rregullt të jetojë vetëm pa njeri në ngarkim qytetar nga mosha 45 e lart. Të jetë i mbajtur dhe pa probleme shëndetësore dhe financiare. Vetëm ai që plotëson këto kushte të dërgojë sms në këtë nr. cel. VODAM759l5P.
Do kisha deshire të njihesha me nje njeri te rregullt të sinqerte. Nuk me pelqen te shkruaj problemet e mia ne gazete se nuk eshte normale. Jam 43 vjece nga jugu te pergjigjen vetem ata qe e mendojne qe femra eshte njeriu qe duhet respektuar. Te interesuarit te lene numerin ne gazete. Faleminderit për kohen që do harxhoni për të lexuar dhe shkruar.
Jam Romina nga Tirana 38 vjeçe jam për lidhje serioze, dhe personi të jetë me banim në Tiranë. Djali të jetë i sinqertë dhe serioz. Ju mirëpres.
Jam një vajzë X me banim në Tiranë dhe origjinë nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jeë: simpatik, me trup të rregullt, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, mosha 46-52 vjeç, të jetë i respektueshëm dhe i përkushtuar ndaj meje. I interesuari të lërë nr. telefoni vetëm në gazetë jo numra që nuk ekzistojnë dhe telefona të mbyllur. Për sqarime më të hollësishme ja lëmë takimit.
Jam një vajzë nga veriu me banim në Tiranë, e kompletuar në të gjitha drejtimet, beqare nga pretendimet. Jam e gjatë, e bukur, elegante 39 vjeçe. Jam e interesuar për njohje serioze me një mashkull qytetar larg veseve të këqia, me gjatësi, i paraqitshëm, besnik, njeri që don të krijojë familje, të ketë mundësi ekonomike për të jetuar mosha 40-46 vjeç. Pres përgjigje në gazetë.