Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

– Tani në muajin e Ramazanit dhe pranë festës së Bajramit, më vjen një mendim në kokë për ty, e ndërmora gjithandej: Anila Kalleshi. Kam përshtypjen se me zemrën tënde, ti i ke kapërcyer kufizimet e kohës. Dhe, edhe kur i kuron ato klientet e tua nga gjithë Shiqpëria, di të depërtosh dhe zbulosh fshehtësitë që fshihen në zemrat e tyre, për të qenë të paraqitshme, të shëndetshme. Ka diçka që më kujton frymën e Kuranit, këtu. Gjithsesi, të uroj kaq fort të jesh përherë ajo që je! Nuk e di si mund të bëhesh më e mirë. Të përqafoj fort.

– Ngaqë ju njoh prej vitesh, e di se që të tre ju, miqtë e mi Avni Ponari, Kadri Morina dhe Qemal Disha, jeni jo vetëm respektues të riteve fetare, po edhe diçka më tej. Unë seç shoh që bashkon edhe qëllimin e kompanive tuaja, që të kujton zemrën e madhe, dritë për njerëzit në nevojë, në hall. Pa folur për atributet tuaja personale që do t’i kishte zili çdo musliman dhe çdo i krishterë apo ateist, qoftë. Një përbashkim ideor, që ma pruri në mendje muaji i Ramazanit dhe një reflektim i Kuranit. Sidoqoftë ju uroj thellë nga zemra ime 62 vjeçare: Mbarësi, vetëm mbarësi. Urime!

Advertisement

– Sa herë ju shoh bashkë, ty Luljeta Gërmenji dhe ty Keti Gjoça, jo sikur shoh dy mike, po dy motra, binjake madje. “Binjake” për nga çiltërsia dhe mirësia që kanë. Jetë të gjatë të dyjave dhe mbeçi kështu përherë. Urime.

– Rasti i muajit të Ramazanit dhe afrimi i festës së Bajramit, më jep një nxitje të bandshme, të huazoj disa kumtime nga Kurani, i dashur Luan Leka. Prej gati 15 vjetësh që të njoh (sa shpejt ikin vitet!) kam vënë re fort, se përpara një hallexhiu të sinqertë, e tërë qenia jote zbërthehet në ndjenjë dëgjimi dhe përkushtimi për të ndihmuar, sinqerisht, pa pikë interesi dhe me sa mundesh. Nuk e di kush t’i ka mundësuar këto kuptime për jetën, por di që janë të mrekullueshme dhe privilegj i jo shumë njerëzve. Të uroj gjithë të mirat, mik i shtrenjtë, dhe fisnik. Dhe… sport, patjetër sport, andej nga Liqeni!

– Më erdhi kaq mirë që ju pashë bashkë, ju, miq të mitë, Gjok Uldeda dhe Enio Bozdo. I dashur Enio, baban tënd Shpëtimin e kam dobësi! Pyet Leka Meksin për këtë. Edhe ty Gjok, për zemrën flori. Ju uroj të dyve miqësi të gjatë, edhe jashtë politikës.

– Kur dal mëngjeseve, rruga më bie nga Kryesia e Kuvendit, por hiç nuk kam fatin të të shoh dhe takoj ty Rosela. Por unë të kam me vite në Radio-USB-në time, me “Këngët e shekullit”, me “Kur jemi bashkë ne të dy”, me “Goc’ shkodrane e kuja je”, me “Jorgjicën”. Ja që Zoti s’më ka lënë pa fat. Të dëgjosh përditë Roselën, për mua, është më mirë se të takosh përditë një punonjës administrate. Gjithsesi, të përqafoj fort, njeri i “dënuar” për të shpërndarë atë që më mungon aq shumë: Mirësinë!

– Ndoshta, edhe më parë, por që nga koha kur isha drejtor i shtëpisë së pionerit Nr. 6 në Kombinat dhe gjatë të gjithë viteve të mëpasmë, kam një dashuri dhe interes të veçantë për mirërritjen e fëmijëve. Te çdo fëmijë, edhe kur takoj një vogëlushe me emrin Ebi (shoqen e Ajlit) që lexon më mirë se vajzat e klasës së 9-të (edhe pse vetë është në të tretën), më vjen të thërras nga gëzimi: “Të lumtë, moj Ebi! Kështu vazhdo!”. Urime.

– Vajta te UET-ja për të pirë një kafe me Adrian Civicin dhe përnjëherë e ndjeva mungesën tënde, e dashur Luli. Me thanë që je te Qemali, në Kosovë. Normale. Një ambasador, me atë ngarkesë, e do patjetër bashkëshorten pranë. Ju përqafoj fort me mall, edhe ty Qemal, edhe ty Luli. Ishallah, jeni bërë gjyshër… Gëzuar Bajramin!

– Ishte në kufijtë e mrekullisë shpirtërore takimi me ty, paraditen e datës 2/07/2015, i dashur miku im Teo Gjenerali., Pak ndejtem, po sa mall njerëzor shkëmbyem. Falem për Lukovën, për ndërtuesit, për këtë e për atë. Ti si gjithnjë Bonaçio, njeri pa moshë! Vallahi, të ka bekuar i madhi Zot, miku im! Kështu mbetsh përherë.

– Kur njeriu flet për ndërtimin, mendon (naivisht) se kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve duhet të jetë një djalosh i hijshëm, me gjallëri dhe hare rinore. Ti i dashur inxhinier Mustafa Muçi, je një burrë aq i shtruar, me zërin e ngrohtë, kur del në TV dhe jo vetëm… Një njeri që nuk i pëlqejnë lustrat e jashtme, iluzionet e pabëra për të ardhmen e ndërtimeve në Tiranë. Ta çmoj lart këtë sens realiteti, i dashur Mustafa dhe falënderoj Teo Mertirin, që më krijoi mundësinë të flasim në telefon. Ishallah, shpejt, edhe “dal vivo”, për një kafe miqsh. Urime dhe gëzuar Bajramin!

– Ishte thjesht mall! Kohë e kohë, pa u parë, me ty inxhinier Kujtim Bejtaj! Dikur drejtor në Fierzë. Tani, prapë me HEC-et! Një biografi kaq e bukur dhjetëra vjeçare, që të vë krahas të mëdhenjve të kësaj fushe si Ismaili, Emini, Farudini, etj. Nuk u takuam, po folëm dhe, edhe kjo më kënaqi. Të përqafoj fort, i dashur Kujtim Bejtja!

– E kisha një parandjenjë se do të të takoja, i dashur Lefter, aty te ai Klubi prapa “Sigalit”. Dhe gjithnjë me gjyshin, që edhe unë e dua fort. Engjëlli mungon… po ç’t’i bësh! Dua të të them Lefter, që edhe pse nuk je më ushtarak, edhe pse nuk ke më lokal, por je vetëm “një copë pensionisti”, F. Bërdëllima të do, siç të ka dashur. Të përqafoj fort o gjysh i dalluar. Gëzuar Bajramin!

– Ndonëse ndaj mendime të ndryshme për veshjen e njeriut në ambiente të caktuara, sensorët modestë të shkrimtarit, brenda meje, e kapin që atje tej një lloj humaniteti te ti, që nuk është prodhim partie, po prodhim i Kozma Vasilit, babait tënd, pedagogut dhe mikut tim të paharruar. Gjithsesi, të dy e kalojmë klasën, edhe pse unë nuk pi më cigare puro! Të përqafoj dhe uroj gjithë të mirat, Petrit Vasili.

– Dikur e dikur, e dikur, nuk linte dy gurë bashkë. Tani, sinqerisht është bërë njeriu më i dashur i lagjes, aty te Kinema “Agimi”, në Tiranë. Quhet Hektor Baruti dhe unë e kam si vëlla, pasi ka një jetë, që jemi rritur bashkë dhe kemi ndarë copën e bukës, si i thonë. Ky Tori, jo një, as 2, por mbi 80 lule, që jeshilojnë gjithë vitin, dhe bëhen mbi 2 metra, ka mbjellë në oborrin e përbashkët. Me ndihmën e Brunos, një tjetër djali lagjeje. Pa le pastaj, mbi 30 vazo, anash muret. I vadit përditë e përditë. I plehëron, i pastron nga barërat. Epo, ç‘të them unë për ty, o Tore?! M’i mbarove karamelet, që t’i jap me zemër. U bëfsh 100 vjeç, ti çuni i Shegës dhe Aliut të paharruar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement