Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të dashurin ma akuzoi një femër, padrejtësisht!

Mendoni se si mund të ndiheni kur i dashuri juaj ju thotë: “Më kanë akuzuar për përdhunim”. Isha duke bërë pazar dhe telefonata e tij më shokoi, por pastaj e mblodha veten dhe i kërkova që të më priste.

Alberti dhe unë jemi takuar disa vjet më parë. Lidhja jonë nuk ka qenë shumë e thjeshtë. Përveçse ishte gjashtëmbëdhjetë vjet më i madh se unë, ishte edhe i martuar dhe me dy fëmijë, por në atë kohë ai po niste dokumentet e divorcit, kështu që mos mendoni se unë jam shkaku i ndarjes së tij me gruan. Unë, nga ana ime, kisha një të dashur, me të cilin kisha katër vjet që isha lidhur.

U takuam në një festë, ku ai më tha se me gruan po ndahej për faj të një personi të tretë. Më e bukura ishte se ai nuk e njihte atë femër që i dërgonte mijëra mesazhe në telefon, mesazhe dashurie, të cilat e kishin shqetësuar gruan e tij. Ai ishte përpjekur t’i thoshte se nuk e njihte, por ajo nuk e besonte. Kjo situatë i kishte rënduar edhe më shumë marrëdhëniet e tyre, derisa kishin vendosur që të divorcoheshin.

Advertisement

Por gruaja në fjalë nuk pushonte së telefonuari apo së dërguari mesazhe edhe kur ai u nda nga gruaja dhe vazhdoi jetën e tij me mua, kështu që Alberti u telefonoi disa miqve të tij, për të gjetur se nga i vinin këto mesazhe që po shkatërronin jetën e tij. Nuk ia arriti, megjithatë, për njëfarë kohe ramë të qetë. Nisëm të bënim jetën tonë. Unë u ndava zyrtarisht nga i dashuri im dhe nisa të jetoja në apartamentin e Albertit. Bënim një jetë normale, duheshim dhe shijonim gjërat e vogla dhe të bukura që na sillte fati.

Pak përpara krishtlindjeve ai mori sërish një tjetër telefonatë nga e njëjta grua, e cila i thoshte “Do të të vras”. Tmerri nisi sërish. Unë e detyrova të denonconte në polici. Mendova që nëse policët do ta gjenin do ta frikësonin dhe ajo nuk do të na afrohej më.

Por pas disa javësh, Albin e morën në telefon nga policia. I thanë që duhet ta merrnin në pyetje. “Ndoshta e kanë kapur”, më tha ai. “Do të jetë ndonjë gjë e tillë, mbaje mend”. Edhe unë kështu mendoja, kështu që ai u nis për në rajon, ndërsa unë dola për të bërë pazar. Aty mora edhe telefonatën e tij të çuditshme. Vrapova për në shtëpi. Më tha se ajo ishte kapur, por u kishte thënë policëve se ai kishte dashur ta përdhunonte. Madje sipas saj, e kam droguar dhe e kam bërë këtë gjë të tmerrshme!”. Ndihesha shumë keq, por e dija që kjo ishte vetëm një gënjeshtër. Duhet të mendoja vetëm nëse ekzistonte ndonjë mundësi për të dalë prej kësaj, apo jo. Alberti ishte shumë i mërzitur. Nuk donte që kjo gjë të bëhej publike, sepse karriera dhe biznesi i tij do të shkatërroheshin. Dhe nga kush? Nga një njeri dhe disa gënjeshtra. E pyesja çfarë kishte ndërmend të bënte, por në atë kohë kishte vendosur vetëm të priste. Gjatë kësaj kohe, as edhe një moment nuk e vura në dyshim pafajësinë e tij. Ishte nga më të mirët në punën e tij, kishte arritur majat dhe në asnjë mënyrë nuk do t’i rrezikonte të gjitha këto. Pastaj, ai ishte një njeri i mirë dhe i butë e kurrsesi nuk mund t’ia bënte një femre të gjitha këto.

Ama, ndihesha e dobët fizikisht dhe psikologjikisht. Mbytesha në lot me ditë të tëra, por përpiqesha që ai të mos më shihte, pasi nuk doja të mërzitej edhe për mua. Folëm me avokatin e Albertit që nisën ta takonin atë grua dhe të bisedonin me të. Fatmirësisht, Alberti nuk po binte në pesimizëm nga kjo situatë. Nuk u mbyllëm në shtëpi. Shkonim nëpër festa, visheshim me rrobat tona më të bukura, donim që ta mposhtnim këtë situatë me optimizëm.

Nga avokatët nuk po merrnim lajme të mira. Me sa dukej, ajo grua ishte e vendosur që t’i vazhdonte deri në fund akuzat e saj, kështu që unë mendova ta takonim të dy, unë dhe Alberti. Nëse ajo e kishte persekutuar në këtë mënyrë, atëherë diçka duhet të kishte. Mbase ishte më mirë të flisnim vetë me të.

Atë ditë pashë për herë të parë fytyrën e gruas që na e kishte nxirë jetën. Nuk ishte e shëmtuar. Pas orëve të tëra që biseduam me të, ajo nisi të qante. Tha se Albertin e kishte njohur gjatë një feste të Vitit të Ri, ku ajo kishte shkuar me të dashurin e saj. Ky i fundit paska qenë mik i Albertit, ndaj dhe për të ka qenë e lehtë ta gjente numrin e tij. Ajo kishte rënë në dashuri me Albin. Gjithçka kishte bërë, ishte një përpjekje për t’i rënë atij në sy. Tha se ishte ndarë me të dashurin e saj, vetëm që të lidhej me Albertin…

Ajo grua ishte shumë e sëmurë. Ua thamë avokatëve këtë gjë dhe ata nisën ta shihnin çështjen nga një këndvështrim tjetër.

Më në fund, po merrnim frymë lirisht. Albi vendosi, në bashkëpunim me avokatët, që të mos e akuzonte atë grua. Familja e saj, e cila nuk dinte asgjë për të gjithë këtë, premtoi se do ta kuronte vajzën ashtu siç duhej. Për ne, sikur nisi një jetë e re, megjithëse pasojat vazhdonin. Sa herë që dëgjoja zilen e celularit, më dridhej zemra. Edhe kur ecja në rrugë, më dukej sikur më ndiqnin, ama nuk ka ndodhur më asgjë tjetër e çuditshme. Pas gjithë asaj, unë dhe Albi vendosëm të bënim dy javë pushime. Aty iu dedikuam vetes tonë dhe nuk bëmë asgjë tjetër. Rikujtova se përse isha dashuruar me atë njeri, për forcën dhe mirësinë që kishte brenda vetes. Kanë qenë ditë të mrekullueshme, që na kthyen sërish në normalitet. Falënderoj Zotin që ka qenë kaq i mirë me ne, sepse kushedi ç’rrjedhë mund të merrte kjo situatë. Sot jetojmë të dy në apartamentin e Albit dhe po planifikojmë martesën. Jam shumë, shumë e lumtur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më mirë pak dhe saktë

Next Post

Abdurrahman Roza Haxhiu, një yll kuqezi që ndriçoi në Europë

Advertisement