Ajo quhet Tarja Malmstrom dhe është nga Finlanda. Miqësia që ka me Alidën prej dy vjetësh solli edhe këtë bashkëpunim mes tyre, një baladë, klipin e së cilës e realizuan këto ditë në Tiranë. Kjo ishte hera e parë që Tarja vjen në Shqipëri dhe si pjesa më e madhe e të huajve që vizitojnë Shqipërinë, largohet me mbresat më të mira për vendin dhe njerëzit këtu. Madje, ajo që ndodhi pak ditë më parë me turistët çekë në Dukagjin, nuk e tremb aspak Tarjan, pasi ajo thotë se kjo nuk do ta ndryshojë aspak mendimin e mirë që ka për shqiptarët. Tarja ka një histori majft të veçantë, e cila jam e sigurtë se e tillë do t’ju duket edhe juve, pasi të lexoni këtë intervistë të sajën…
Mia. B: – Tarja, vvelcome to Albania (Mirë se erdhe në Shqipëri)!
Tarja Malmstrom: – Faleminderit. (Buzëqesh)
– Kishe qenë më parë këtu?
– Jo, nuk kam qenë ndonjëherë më parë në Shqipëri.
– Ku gjendesh në këto momente?
– Tani që po flasim bashkë ndodhem në Durrës, por këto ditë po qëndrojmë në Durrës dhe në Tiranë.
– Arsyeja e ardhjes tënde këtë herë është edhe klipi që po xhiron bashkë me Alidën. Prej sa kohësh njiheni ju të dyja?
– Po, xhirimi i klipit me Alidën i cili përfundoi me sukses. (Buzëqesh) Me Alidën njihem prej dy vjetësh tashmë…
– Si është të kesh një mike nga Shqipëria dhe, një mike si Alida?
– Miqësia me Alidën është shumë e veçantë për mua. Nga ana tjetër, e them me bindje se është një privilegj të njoh dhe njëkohësisht, të punoj me një muzikante kaq profesioniste.
– Shqiptarët dallohen për mikrpitjen. Po ti vetë, për çfarë i veçon ata?
– Edhe unë për këtë. (Buzëqesh)
– Le t’i kthehemi muzikës… Si është gjendur muzika në jetën tënde?
– Muzika erdhi në jetën time kur isha vetëm 3 vjeçe dhe fillova të luaja piano. Atëherë isha në jetimore.
– Më trego diçka rreth bashkëpunimit tënd me Alidën…
– Idenë për këngën e dhashë unë. Punuam për të dhe realizuam muzikën për këtë këngë unë bashkë më Alidën dhe gjithashtu vëllai i saj, i cili e përfundoi këngën.
– Connection4 Oy, pianoja… Janë këto dy gjëra që e përmbledhin më së miri profesionin tënd?
– Connection4oy është një biznes që merret me xhirime dhe unë jam shefja e tij ekzekutive. Connection4oy bën të mundur realizimin e të gjitha llojeve të punëve, por nuk përmbledh plotësisht profesionin tim… (Buzëqesh)
– Ke të tjera pasione, veç muzikës, pianos, marketingut?
– Po, kam edhe një pasion tjetër, sportin.
– Për aq kohë sa je këtu, ke dëgjuar këngë shqiptare, besoj. Çfarë mendon për muzikën shqiptare?
– Më pëlqen shumë muzika shqiptare, është ndryshe nga muzika që bëhet në Finlandë.
– Kënga shqip që të ka pëlqyer apo që të ka mbetur në mendje?
– Këngët e Stines dhe të Alidës.
– Muzika duket sikur të shijon më shumë tani në verë… Ty, të shijon më shumë në det, në makinë apo kur e dëgjon në kufje?
– Në makinë më shijon më shumë. (Buzëqesh)
– Tani që lexuesit shqiptarë po lexojnë për ty, më trego diçka më shumë për veten tënde…
– Unë u bëra e njohur në Finlandë disa vjet më parë, kur zhvillova për herë të parë në biznesin ndërkombëtar të kuajve, nëpërmjet një race shumë të njohur kuajsh në mbarë botën, totilas. Ky ëhstë jo vetëm raca më e njohur e kuajve, por gjithashtu edhe kali më I shtrenjtë. Unë bleva një kalë të kësaj race, të cilin e quajta Toti. Ajo lindi dy kuaj të tjerë të kësaj race, njërin prej të cilëve e shita në Itali. Kështu, hyra në histori si personi I parë në Finlandë, që hapi dyert e biznesit ndërkombëtar të kuajve.
– Në shoqëri, je tip që përshtatesh me këdo?
– Po, arrij të përshtatem më së miri me këdo.
– Lajmi i fundit për vrasjen e dy turistëve çekë, e ka ndryshuar mendimin që kishe për Shqipërinë dhe shqiptarët?
– Jo. Kjo nuk e ndryshon aspak opinionin tim për shqiptarët.
– Si ndikon ky lajm tek ardhjet e tua në Shqipëri?
– Nuk ndikon aspak. Unë do vij përsëri në Shqipëri. (Buzëqesh)
– Dhe pasi të kthehesh, çfarë do t’u thuash miqve të tu për Shqipërinë?
– Më pëlqen shumë këtu, klima më përshtatet tërësisht sepse unë e dua diellin dhe klimën e ngrohtë. Keni ushqime të shijshme dhe pa dyshim që do të vij përsëri. Është gjithashtu kënaqësi të shikoj se si po zhvillohet ekonomia shqiptare.
– Nëse do të ishe shqiptare, do zgjidhje të jetoje në Finlandë?
– Po. (Buzëqesh)
– Do ta kishe të vështirë të zhgënjeshe më tepër nga njerëzit apo nga muzika?
– Do ta kisha më të vështirë po të zhgënjehesha nga njerëzit.
– Është e ndërtuar jeta jote ashtu siç ti ke dashur gjithmonë ta kesh?
– Për fat të mirë, po. (Buzëqesh)
– Çfarë do të doje të zgjaste për gjithë jetën?
– Asgjë.
– Kush t’i ka thënë fjalët e fundit komplimentuese? Në lidhje me çfarë?
– Maksi, bashkëpunëtori im në punë.
– Ka një mashkull në jetën e Tarjas?
– Po. (Qesh)
– I ke menduar si do të jenë pushimet e tua këtë vit?
– Po. Do të jenë të nxehta, me diell, me det… (Buzëqesh)
– Çfarë do të ta zbukuronte një ditë vere?
– Muzika e mirë, ditët e ngrohta me diell, me partnerin, ushqim i shijshëm.
– Cilat do jenë angazhimet e tua gjatë verës?
– Do ketë shumë punë.
– Le ta mbyllim këtë intervistë ëmbël… me një mesazh për dashurinë…
– Unë nuk jam ajo që më ndodh mua, por ajo që unë kam zgjedhur të jem.