– Doktor Evi, së pari, ju përshëndes dhe ju përgëzoj për përgjigjet tuaja të sakta. Unë që ju shkruaj jam 24 vjeç, dhe kam probleme në marrëdhëniet seksuale. Kam çrregullime, ndonjëherë organi im gjatë kohës që bëj seks, ulet pa arritur akoma në orgazem, dhe ka raste që rrin dhe gjysem i ngritur. Ka raste të tjera që e arrij shumë shpejt orgazmen pa u bërë akoma një minutë. Me thënë të drejtën tani kam bërë shumë mardhënie seksuale dhe me femra të ndryshme, ndaj dhe jam i shqetësuar sepse s’më mungon eksperienca. Ju lutem më thoni a shërohet kjo gjë sepse jam shumë i shqetësuar.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – I nderuar 24 vjeçar, nga letra që më përshkruani, kemi të bëjmë me impotencë,disfunksioner. Kështu quhet mosarritja e forcimit të penisit dhe mbajtja e tij në kohë për të krijuar penetrim. Ju nuk arrini të keni forcim të plotë dhe penisi zbutet shpejt. Kjo gjendje shoqërohet me ejakulacion të parakohshëm.
Sigurisht, kjo është një gjendje që ju shqetëson juve dhe partneren tuaj, sado që ju nuk shpreheni se keni ankesa nga partnerët. Ju më thoni se keni kaluar shumë partnere. Atëherë nëse nuk do të keni probleme të mëtejshme dhe dëshironi të keni marrëdhënie të shëndetshme, së pari, për veten tuaj, por dhe në syrin e femrave tuaja, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun. Juve ju duhet të konsultoheni patjetër nëse nuk dëshironi që t’ju përkeqësohet akoma më shumë gjëndja që keni. Për moshen që keni, shërimi do të jetë i suksesshëm 100 %.