Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kuic: Dini të hani shëndetshëm?

 

  1. Cili ushqim është më i mirë për të pasur një zemër të shëndetshme:
  2. Mishi i gjoksit të pulës
  3. Mish i grirë viçi pa dhjamë
  4. Janë pothuajse njësoj

 

  1. Cila ka më pak sheqer:
  2. Akullorja me vanilje
  3. Akullorja me kos të ngrirë
  4. Kanë pothuajse të njëjtën sasi sheqeri

 

Advertisement

  1. Cila ka më pak kalori:
  2. Një patate e pjekur
  3. Orizi ngjyrë kafe
  4. Kanë pothuajse të njëjtën sasi.

 

  1. Po u bëni një sanduiç kalamajve? Cila është zgjedhja më e mirë?
  2. Sallami
  3. Proshuta
  4. Janë pothuajse njësoj

 

  1. Cili është më i shëndetshëm:
  2. Sheqeri i bardhë
  3. Sheqeri i papërpunuar
  4. Janë pothuajse njësoj

 

  1. Cili ushqim është më i shëndetshëm për mëngjes:
  2. Një muffin me miell integral
  3. Kruasan me miell ntegral
  4. Janë pothuajse njësoj

 

  1. Çfarë është më e mirë për familjen tuaj:
  2. Drithëra tërshëre instantane (të përpunuara, që nuk kanë nevojë për gatim)
  3. Drithëra tërshëre normale
  4. Janë pothuajse njësoj.

 

  1. Cili ka më pak sheqer:
  2. Lëngu i mollës
  3. Lëngu i portokalles
  4. Janë pothuajse njëlloj

 

  1. Cili peshk është më i mirë për shëndetin:
  2. Levreku
  3. Salmoni
  4. Janë pothuajse njësoj

 

1- Përgjigjia e saktë është b-ja. U çuditët? Ju nuk keni nevojë të hiqni dore nga mishi i viçit për të qenë në formë. Mishi i grirë i viçit pa dhjamë ka më pak kolesterol sesa mishi i pulës. Gjithashtu, ai më ka shumë vitaminë B12, zink dhe hekur, gjë që shton energjinë, e mban zemrën tuaj të shëndetshme dhe ju mbron nga sëmundjet. Thuajini kasapit t’ju grijë një copë mishi viçi që nuk ka dhjamë në të. Kur të jeni në shtëpi, pasi ta keni kavërdisur, përsëri mund ta kulloni yndyrën që mund të lëshojë. Caktoni një racion sa gjysma e pëllëmbës së dorës për fëmijët 4-8 vjeç dhe një racion afro sa një tufë letrash bixhozi për fëmijët më të rritur dhe të rriturit.

2- Përgjigjia e saktë është c-ja. Kosi i ngrirë mund të duket më i shëndetshëm, sepse ka më pak yndyrna të ngopura, por ai ka të njëjtën sasi sheqeri dhe kalorish sa akullorja. Atëherë, shijojeni akulloren dhe kosin vetëm herë pas here, jo çdo ditë, sepse sheqeri i shumtë mund të çojë në shtimin në peshë. Racioni duhet të jetë afro sa një top tenisi. Për më pak kalori ju mund të ngrini pure frutash, ose të blini të tilla, por mos u gënjeni nga etiketat “100% fruta”. Frutat duhet të jenë përbërësit e parë dhe nuk duhet të ketë sheqer të shtuar. Nëse i bëni vetë do të përdorni edhe tulin dhe jo vetëm lëngun. Tuli ka fibra që të bëjnë të ndjeheni të ngopur dhe janë të mira për tretjen.

3- Përgjigjia e saktë është a-ja. Patatet janë një zgjedhje më e shëndetshme nëse vë re kaloritë. Nëse i hani me gjithë lëkurë, do të merrni edhe më shumë vitaminë C, fibra dhe kalium, të cilat janë të mira për zemrën. Mënyra se si i gatuani patatet është e rëndësishme për të qenë të shëndetshme për gjithë familjen. Mos i skuqni dhe mos u hidhni gjalpë apo krem qumështi. Në vend të kësaj shoqërojini me diçka më të shëndetshme, si salcë domateje, djathë apo kos me pak yndyrë dhe erëza për më shumë shije dhe më pak yndyrë.

4- Përgjigjia e saktë është b-ja. Proshuta ka afro 10 herë më pak dhjamë se sallami, si edhe më pak kalori dhe natrium. Megjithatë, ajo nuk është shumë e shëndetshme, sepse përsëri ka shumë natrium, i cili rrit presionin e gjakut. Nëse kërkoni diçka më të shëndetshme, zgjidhni peshkun ton. Ai ka shumë proteina, më pak natrium dhe pothuajse po aq kalori sa proshuta. Bëni një sallatë me ton me mustardë dhe majonezë me pak yndyrë për të mos konsumuar shumë yndyrna.

5- Përgjigjia e saktë është c-ja. Sheqeri kaf, ose i papërpunuar ka disa kripra minerale që ai i rafinuar, apo i bardhë nuk i ka, por ato nuk janë të mjaftueshme për ta bërë atë më të shëndetshëm. Që të dyja llojet e sheqerit ofrojnë kalori “boshe”, të cilat duhen kufizuar në dietën tuaj. Sheqeri nuk është diçka që ju e fusni vetëm në kafe. Ai gjithashtu bën pjesë në pijet freskuese, bile edhe disa lëngje frutash. Kështu duhet të kufizoni ushqimet dhe pijet me sheqer. Një kanoçe koka-kole ka më shumë se 16 lugë çaji sheqeri në të. Kjo sasi është 5 herë më e lartë se një fëmijë 4-8 vjeç duhet të konsumojë në ditë. Gratë duhet të konsumojnë deri në 6 lugë sheqer në ditë, ose më pak dhe burrat deri në 9 lugë.

6- Përgjigjia e saktë është a-ja. Muffin ka pothuajse gjysmën e kalorive dhe natriumit nga kruasani. Lyejeni atë me gjalpë kikiriku, në vend të gjalpit të zakonshëm, sepse është më i mirë për zemrën. Mielli integral është një burim i mirë fibrash, të cilat ju ndihmojnë të ndjeheni më të ngopur, kështu që ju keni më pak gjasa të hani më pas ushqime fast foodi. Si e kuptoni se po merrni sasinë e duhur të fibrave? Zgjidhni bukë dhe produkte, në të cilat fjala “grurë integral” zë vendin e parë në etiketë. Gjithashtu zgjidhni produkte me të paktën 3 gramë fibra në listën e përbërësve.

7- Përgjigjia e saktë është b-ja. Jo të gjitha drithërat e tërshërës janë njësoj. Shumë tipe të drithërave instantane kanë plot sheqer të shtuar dhe natrium. Kjo gjë nuk është e mirë për shëndetin tuaj. Në vend të tyre zgjidhni drithërat normale, të cilat gatuhen për pesë minuta. Nëse kjo ju duket goxha kohë në mëngjes, gatuajini në darkë, ndajini në pjata me nga një racion dhe ngrohini të nesërmen në mikrovalë. Nëse doni që fëmijët t’i hanë ato pa u hedhur sheqer, shtojini erëza dhe fruta të thata, ose pak reçel frutash.

8- Përgjigjia e saktë është b-ja. Lëngu i portokalles ka edhe më pak sheqer se lëngu u mollës pa sheqer. Lëngu i mollës ka pothuajse njësoj kalori dhe sheqer sa një koka-kola! Sido që të jetë, kufizoni lëngjet e frutave të blera, sepse të gjitha kanë shumë sheqer. Ju mund t’i shtrydhni vetë frutat në shtëpi dhe të mos pini më shumë se një gotë në ditë. Fëmijët 1-6 vjeç nuk duhet të puinë më shumë se 130-180 ml lëng frutash në ditë, ndërsa fëmijët më të mëdhenj në moshë jo më shumë se 330 ml në ditë. Kur një fëmijë kërkon lëng, pasi do diçka të ëmbël, ofrojini më mirë pak frutë. Ka më shumë fibra, që të mbajnë të ngopur më gjatë. Kur ata janë të etur, ofrojini ujë ose qumësht me pak yndyrë.

9- Përgjigjia e saktë është b-ja. Që të dy peshqit janë të pasur me proteina. Salmoni ka më shumë yndyrë, por bëhet fjalë për yndyrna të shëndetshme, me omega 3, të cilat janë pozitive për zemrën, prandaj ai është zgjedhje më e mirë. Përpiquni të gatuani për familjen tuaj ushqime me omega 3 të paktën tre herë në javë. Të pasura me të janë edhe trofta, harengat, arrat dhe farat e linit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Katan Trebeshina: E vërteta e azilit në Gjermani...

Advertisement