Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Përse nuk flet akoma fëmija im 3-vjeçar?
Këshillat kryesore që terapistët e çifteve u thonë klientëve të tyre
Njoftime nga Italia

Këshillat kryesore që terapistët e çifteve u thonë klientëve të tyre

Shumë çifte e kanë të vështirë t’i drejtohen terapistit të çiftit për të zgjidhur problemet e tyre. Në fakt duhet shumë kurajë të rrëfesh gjithë sekretet e lidhjes tënde para një të huaji. Pastaj mund të keni frikë mos dukeni si të pashpresë derisa jeni bërë për psikolog…Po sikur të filloni të bëni si histerikë në sytë e tij? Për t’ju kursyer sadopak vajtjen tek terapistët, ne kemi marrë mendimin e tyre se çfarë këshillash iu japin më shpesh çifteve që shkojnë tek ta. Më pas zgjidheni vetë nëse do t’i vini në zbatim apo jo, ose nëse preferoni të shkoni ta takoni drejtpërdrejt (gjë që nuk është edhe kaq e tmerrshme).  

 

Këshilla 1: Mos ndiqni rrjedhën

Advertisement

“Në kohën tonë të bombarduar me teknologjinë e lartë, me mungesën e kohës dhe stresin, martesa është shumë më e vështirë sesa ka qenë më parë. Unë e di nga martesa ime dhe ajo e klientëve të mi se, nëse ndjekim rrjedhën, ajo do të na shpjerë larg njëri-tjetrit. Çiftet që janë vërtet të kënaqur me marëdhënien e tyre mësojnë si të krijojnë rrjedhën e tyre dhe hapi i parë që duhet bërë është të gjesh gjithmonë kohë për tjetrin, që të kujdesesh për lidhjen emocionale dhe seksuale. Ne u themi klientëve, ose të bëjnë atë që u vjen të bëjnë në mënyrë të natyrshme, por që i çon në largim, ose të mësojnë disa aftësi për lidhjen, që do t’i bëjnë t’i rikthehen një lidhjeje të shëndetshme dhe të ekuilibruar”, thotë një psikolog amerikan, autor i librit “Nga salloni në dhomën e gjumit: Guidë për çiftet moderne për një intimitet dhe seks të kënaqshëm”.

 

Këshilla 2. Kushtojini vëmendje problemeve që përsëriten shpesh

“Çiftet zakonisht bëjnë të njëjtat grindje, me variacione lehtësisht të ndryshme, gjithmonë e gjithmonë. Kjo ka të bëjë me përpjekjet për të shëruar plagë të vjetra, që shpesh e kanë burimin tek familja e origjinës nga vjen personi. Çiftet në mënyrë të pandërgjegjshme përsërisin të njëjtin model, duke shpresuar se kësaj radhe zgjidhja do të jetë ndryshe dhe ata do të shpëtojnë prej vuajtjes. Kur fillon ta kuptosh këtë model, atëherë lind mundësia për shërimin e vërtetë dhe rritjen brenda çiftit. Unë shpesh u them klientëve se krijimi i një lidhjeje të fuqishme me partnerin nuk vjen menjëherë, si nëpër filma. Çiftet e shëndetshëm bëjnë veprime të përditshme dhe përpiqen ta lënë njëri-tjetrin për disa momente çdo ditë në botën e tyre të brendshme”, thotë një terapist nga Beverli Hillsi.

 

Këshilla 3: Ju keni nevojë për afërsi dhe intimitet

“Fjalët “afërsi” dhe “intimitet” shpesh përdoren në vend të njëra-tjetrës, por ato janë të ndryshme. Afërsia ka lidhje me rehatinë, ta ndjesh veten mirë, pa ankthe, pa frikëra, familjare. Afërsia është e nevojshme në gjithë lidhjet, megjithatë, afërsia pa intimitetin është thjesht sikur ke bërë një kontratë të pathënë për ta kaluar jetën dhe për të vdekur së bashku. Intimiteti ka lidhje me marrjen ndër sy të rrezkut, risitë, spontaneitetin dhe ankthin e lartë. Intimiteti do të thotë se ke një marëdhënie me partnerin, ndërsa afërsia do të thotë se je i lidhur me mendimet e tjetrit. Edhe intimiteti nuk mund të bëjë vetëm pa afërsinë, duhet një përzierje e të dyjave”, thotë një terapist familjeje dhe çifti.

 

Këshilla 4: Vini në vend të parë dhembshurinë

“Të gjitha çiftet kanë mosmarrëveshje dhe nganjëherë, edhe padashur, i shkaktojnë dhimbje njëri-tjetrit. Kur kjo ndodh, është e rëndësishme të kesh në mendje se nuk është ndarja, por pajtimi ai që ka rëndësi. Nëse partnerët mësojnë t’i afrohen njëri-tjetrit me dhembshuri dhe mirëkuptim, kjo mund t’i ndihmojë të kapërcejnë edhe situatat e humbjes së përkohshme të lidhjes dhe të forcojë marëdhënien. Proçesi i angazhimit të partnerit dhe bërja e përpjekjeve për të riparuar seriozisht lidhjen do t’ju ndihmojë të ndërtoni ura që do ta forcojnë lidhjen me kalimin e kohës”, thotë terapisti.

 

Këshilla 5: Përdoreni zemërimin për të përmirësuar lidhjen

“Gjëja kryesore që unë u them klientëve është të përdorin zemërimin për të bërë ndryshime pozitive, në vend që ta lejojnë atë të krijojë vështirësi në lidhje, apo në jetë. Kur zemërohesh, pyete veten se çfarë nuk shkon, çfarë duhet ndryshuar dhe çfarë hapash duhet të ndërmarrësh për të bërë këto ndryshime. Vetëm mos qëndroni të zemëruar me personin tjetër, apo situatën, sepse kjo nuk është konstruktive, thjesht do t’ju bëjë të qëndroni në vend numëro”, thotë autorja e librit “Çfarë ndodh me mua? Si ta ndaloj egoizmin të shkatërrojë lidhjen”.

 

Këshilla 6: Ju mund ta falni partnerin

“Nëse ka një gjë që dallon çiftet e suksesshëm, është aftësia e secilit partner të falin njëri-tjetrin. Falja na lejon të pranojmë veten dhe partnerin si qenie njerëzore, të cilat, megjithë përpjekjet e mira, bëjnë gabime dhe nuk janë të përkryera. Na lejon të hedhim vështrimin përtej problemve të padëshiruara dhe të shohim qenien njerëzore jo të përkryer që kemi përballë, të cilit do t’i vlente më shumë një përqafim, ose fjalë të mirë, sesa një shikim i zemëruar. Kjo gjë, disa njerëzve u vjen natyrshëm, ndërsa të tjerët mund ta mësojnë. Kështu pra, në vend që të thuash fjalë të ashpra për partnerin, të tipit: “Si u tregua kaq budalla?, ose “Nuk do ta kishim këtë problem, nëse ai/ajo nuk do të kishte bërë këtë gjë” është gjithmonë mirë të përdorim faljen”, thotë terapisti.

 

Këshilla 7: Përqëndrojeni vemendjen tek vetja juaj për një jetë seksuale më të mirë

“Në praktikën time, shoh shumë çifte që dikur kishin një shkallë shumë më të lartë të interesit seksual dhe eksitimi për partnerin e tyre dhe tani mendojnë se diçka e tmerrshme u ka ndodhur, sepse ata nuk e ndjejnë më veten kështu. Një nga mënyrat për të rigjallëruar jetën seksuale është të gjesh kohë për vete, për të reflektuar. Nëse ke qëllim të kesh më shumë afërsi seksuale me partnerin, kjo mund të arrihet vetëm duke u përqëndruar më shumë tek vetja. Disa njerëz janë më të dhënë pas seksit, për arësye hormonale, por, nga eksperienca ime, njerëzit kanë më shumë nevojë të ndjehen mirë në vetvete në fillim, të plotësojnë nevojat e trupit të tyre, ta pranojnë trupin e tyre ashtu siç është dhe të ndjehen mirë me të”, thotë psikologia Ursula Hofman.

 

Këshilla 8: Jepini debateve kohën dhe vëmendjen që meritojnë

“Mësoni si të komunikoni kur vjen puna tek çështjet delikate dhe të vështira. Kushtojini atyre gjithë kujdesin dhe vëmendjen që meritojnë, duke zgjedhur kohën, vendin e duhur dhe mënyrën si t’i trajtosh ato me mençuri. Dijeni se mund të bëni një pauzë kur situata nxehet shumë, vetëm përdorini ato vetëm kur duhet. Sigurohuni më pas se do t’i riktheheni çështjes dhe do të merrni përsipër përgjegjësinë e përfundimit të diskutimit, në një moment që e gjykoni të duhur dhe nuk do ta lini atë të varur. Cila është koha dhe vendi i duhur për këtë? Të mos keni rrotull fëmijët, shoqërinë, jo kur i jepni makinës, sepse duhet ta keni vëmendjen 100% të përqëndruar në këtë diskutim dhe as në shtrat në fund të ditës, kur jeni shumë të lodhur që të dy. Diskutoni ballë për ballë, në një vend të qetë, ku mund të dëgjoni njëri-tjetrin dhe t’i kushtoni vëmendje mendimeve dhe ndjenjave tuaja”.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Përse nuk flet akoma fëmija im 3-vjeçar?

Next Post

Njoftime nga Italia

Advertisement