Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Njoftime nga Shqipëria
Kam frikë mos e humbas dhe unë të fejuarin, si të veproj?
T’ja shpreh dashurinë apo jo shoqes?

Kam frikë mos e humbas dhe unë të fejuarin, si të veproj?

– Para katër muajve një shoqja ime më prezanton të dashurin e saj. Dhe pas këtij prezantimi biseduam për gjysëm orë të tre. Të them të drejtën ai s’më la përshtypjen fare të mirë. Ishte shumë llafazan dhe fliste e fliste pa pushim. Në fakt, nuk më drejtohej mua, por fliste në përgjithësi. Por pas një jave ata u ndanë dhe shoqja ime pësoi një tronditje shumë të madhe. Dhe tronditja i vazhdon akoma. Të them të drejtën, edhe unë pas kësaj u trondita shumë dhe s’më hiqet nga mendja kjo që i ndodhi shoqes. Po sikur të më lërë edhe mua i fejuari? Ai habitet nga këto mendimet e mia, por nga dita në ditë jam keq. Kam ankth dhe më merret fryma tmerrësisht kur mendoj për atë çift. Unë të fejuarin tim e dua mbi çdo gjë në botë dhe nuk dua ta humbas. Më ndihmoni t’i heq nga truri këto mendime se po çmendem fare. Kam marrë edhe ilaçe kundr ankthit… Ju lutem!

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – E gjitha kjo përkthehet: frikë se mos kjo gjë më ndodh dhe mua(!). A e shikon moj vajzë se ç’të “punon” obsesioni?! Të bën atë që s’ta pret mendja, aq më tepër kur nuk e njeh atë dhe “përfshihesh” kot, pra, siç thotë populli, të fut në “punë” pa pasur punë. Ti je e fejuar e i ke të gjitha gjërat mirë e bukur me të fejuarin tënd dhe vetëm sepse shoqja jote e dashur është zhgënjyer tani nga ai i dashuri “llafazan” ti e ke vënë veten në rol të saj dhe vuan e “tronditur” shumë për diçka që jo vetëm nuk ka lidhje me ty. Ndërkohë mendoj se as ajo vetë se besoj që të jetë e tronditur apo e mërzitur kaq, pasi i ka dhënë problemit një farë zgjidhje duke ecur bashkë me jetën, me sfidat dhe prurjet e saj. Sa shumë që e dashke ti atë shoqe! Dhe, sa shumë që ajo t’i “transferoka” (“ngecka”) hallet e saj, me siguri, pa dashje, në mënyrë të pandërgjegjshme…

Mos u çudit: kështu si ty më ka ndodhur dhe mua… Haha dhe ja po ta tregoj. Duke qënë unë isha vëllai i parë, zëre se i kam rritur vetë vëllezërit pas meje dhe ndjeja për ta aq shumë dhembshuri e përgjegjësi, po aq sa për fëmijët e mij. Një natë, vëllai im më lajmëroi për një problem të tijin dhe unë vajta me nxitim. Ai m’i shpjegoi të gjitha, pastaj ai hëngri darkë me oreks dhe ra të flejë “tullë”! Ndërkohë që mua as buka s’më hahej e as gjumi nuk po më zinte duke menduar për të. Por duke dëgjuar gërrhitjet e tij dhe po më vinte si “inat” e zili pse ai flinte e mua s’po më zinte gjumi për problemin e tij. Pra, m’u bë “obsesion” apo ndoshta ai dhashë problemit rëndësi më tepër sesa duhej. Doja të çlirohesha dhe ia thashë vëllait të nesërmen si është e mundur që ma “ngece” mua hallin tënd dhe hëngre e fjete me qejf kurse unë… “ Ah, po  tha ai më vjen keq për ty, por isha aq i lodhur i uritur e i mërzitur sa nuk po duroja dot më dhe ty të ndjeja aty pranë si engjëllin tim mbrojtës, si atë shpëtimtarin që nuk ikën pa ta “hequr” “litarin nga fyti”. Kjo që ai tha, m’u bë edhe më shumë obsesion aq sa lashë gjithë punët e mia duke u marrë me të tijat. Jo vetëm kaq, por fjalët e tij më bënë që të ndihesha si në faj dhe po veproja, jo vetëm si një baba i dytë shumë i dhimbshëm për të, por edhe si roje “vigjilente” që as “miza” të mos e prekte më atë. Kanë kaluar kaq vite dhe më vjen habi sesi ndodhi kjo gjë, aq sa, me siguri, vëllai vuajtjet e veta i ka harruar (jam i bindur për këtë, sepse e kam “testuar”) kurse ato të mijat as nuk i di e as nuk mund t’ia tregoj se do t’i dukeshin me siguri “qesharake”.

Advertisement

E shikon, pra, se obsesioni kap edhe profesorë si unë me një “barrë” mend e me gjithë ato libra e mijëra leksione të shkruara?! Pavarësisht se këtu kemi të bëjmë me një obsesion të mirë e me veti tepër të çmuara njerëzore, por njëqind herë e kam thënë e përsëri po ta them se nuk duhet të jemi shumë të mbindjeshëm e përgjegjës për problemet e të tjerëve se e mira tepër është e keqja e së mirës. Me të drejtë habitet edhe i fejuari yt sesi ti ndihesh e tillë… me të drejtë ti quan fiksime të kota e megjithatë ke marrë ilaçe sesi përballon dot vuajtjet e ankthin.

Ky lloj ankthi dihet se kap njerëzit me ndjenja të larta përgjegjësie, me shumë seder e dinjitet, që janë të mbindjeshëm ndaj çdo gjëje të padëshiruar që dëgjojnë, apo përjetojnë duke u ndjerë përgjegjës edhe pse të tjerët nuk e kanë e ansjëherë hallin aq të madh sa ua tregojnë ndoshta dhe me “art” sepse shkarkohen (si në rastin e vëllait tim). Kjo në fakt është veti e çmuar njerëzore që t’u gjendesh e t’i ndihmosh njerëzit, por jo deri në atë shkallë sa ta vuash për ta. Pra, është lajm i mirë që ti vajzë ke këto veti të bukura, këto cilësi të larta për shoqërinë që ndihesh “përgjegjëse” për gjendjen e të tjerëve, por është “lajm” i keq që ti këto cilësi i ke “tepër” që do të thotë mbi “normalen” dhe lajmi tjetër mjaft i keq, është se ti ke vajtur drejt tek “ilaçet” e “farmak-farmacisë” tek “drogat” gjumëvënëse kur është psikoterapia ajo mrekullia që bën “magjirat” e bukura, kur këto gjëndje dihet se nuk janë asnjë lloj “sëmundje”, por rezultat i mënyrave të gabuara e katastrofizuese të të menduarit. Ah, si veprojnë shpeshherë këta psikiatret tanë tek të ciëlt ju shkoni si ajo “breshka” tek “nallbani”! Ata veprojnë njëlloj sikur themi se për të vrarë një zog “gjuajnë” me top… Kur dihet se ilaçet të vënë në gjumë e të “përjashtojnë” nga mendimet, të keqijat apo të mira, por vetëm përkohësisht, pra, nuk të bëjnë që ti të ndryshosh mënyrat e të menduarit. Pa më thuaj: a ka “ilaç“ që ta shërojë xhelozinë? Për ta kuptuar se çfarë ndodh psikologjikisht me ju po ju shpjegoj se ç‘është “të folurit fobik” me vete? Të folurit me vete është të menduarit, të krahasuarit, vënia e vetes në role të ndryshme. Mënyra sesi ju e bëni këtë ka shumë rëndësi e luan shumë rol në jetën tuaj, pasi shpeshherë ju bën që të aktivizohet një si “buton” paniku të cilin e kupton se është i kotë, por ec e hiqe, pasi të është bërë si refleks i keq i kushtëzuar kronik. Kur ju i kushtoni shumë vëmëndje gjërave që nuk i dëshironi, ato marrin edhe më shumë fuqi, pikërisht se ju vetë i ndaloni i “bllokoni” e nuk i lini që të ikin, ashtu si retë që skanë punë me ju. Pikërisht kjo bën që të folurit tuaj me vete të jetë me shumë pyetje që fillojnë me fjalët “po sikur”? Pse?  Përse? (pa fund) dhe në këto raste trupi juaj vazhdon ta dëgjojë atë lloj të “foluri” dhe të përgjigjet sikur të jetë e vërtetë edhe pse nuk është… Kjo do të ishte gjë e bukur e do të ju sillte shumë dobi sikur mendimet të ishin realiste e pozitive, por e keqja është se siç thonë fetarët “shejtani” si papushim të pëshpërit të gjitha ato të cilat ti i ke frikë apo neveri derisa të t’i bëjë obsesion ose të të shkaktojë fobi. Prandaj e ka dhe emrin “të folurit fobik” ose “obsesiv” me veten pasi është ai lloj të foluri i cili të prish cilësinë e jetës dhe të shkakton shumë ankth pasi ka 3 veçori është: 1. Negativ, 2. Jo realist. 3. Këmbëngulës (si tip “rrodhe”). Klientët e mi çuditen ose qeshin me lotë kur unë jua them se çfarë ju thotë atyre ai “zë” i brendshëm i keq, mendja e tyre, e “keqe” por këtë e bëj vetëm pasi zbuloj përse kanë ardhur, pasi pa treguar ata, ne nuk kemi sesi ta dijmë, prandaj askush nuk e dallon dot ankthin apo mendimet e ankthiozit ashtu siç kujtojnë ata. Vetëm pasi ata çuditen së “çudituri” i njohin se ç‘janë këta lloj obsesionesh, ata dijnë sesi t’i menaxhojnë ato dhe duke e humbur friken prej tyre edhe ata vetë humbasin. Klienteve që vijnë për seanca unë ju jap dhe një manual me vete në lidhje me to. Besoj se me kaq u kuptuam.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria

Next Post

T’ja shpreh dashurinë apo jo shoqes?

Advertisement