I panjohuri im edhe pse sot lotë më rrodhën në sy nga fjalët e tua ti kam falur të gjitha sepse e di se ato ishin shpërthim i çastit sepse nuk ka se si ndryshe, dhe thellë teje ti je ndryshe, ashtu siç unë të kamë njohur!!! Migu.
Endem si një e verbër në ëndrrat e mia, më nuk më mbeti as edhe një rreze drite mbi tempullin e epsheve të dashurisë. Ëndrra me erën e detit e kjo qetësi e kësaj nate të zbrazët më shpjerin atje, ku ti humbe në vorgullat e rërës si një Perendi me krahë të zinjë. Valët heshtin edhe pse e qajnë atë të shkretë shkëmb, por nuk flasin, fjalët e tyre u zhduken nga kristali i shpirtrave mëkatarë atë ditë.. As dielli nuk më shikonë më, a thua pse ndjejë aq shumë ftohtë edhe kur ai më rri pranë, pse qielli rri i skuqur si sytë e një të dehuri sikurë bota do marrë fund.. Gjithçka do të duhej të përfundonte atë çast por ishte deti që heshti dhe nuk i mori të gjitha, që gjithçka të mbetej si një arkë e pavlerë e varrosur thellë në shpirtin e errët të tij… Por na la të vazhdonim rrugën e humbur. Ishte ditë vere, ishte ditë mrekullie, e këta engjuj demon më shtyjnë ta kujtojë si ditë zie e të falem para tyre. Por edhe sikur uji i gjithë kësaj bote të më vërsulej, e era shtrigë të më përplaste, apo ata të më vrisnin, unë dashurinë do ta ruaj, do ta ruaj si mëkatin më të bukur, si thesarin më të shtrenjtë, e atë ditë do ta kujtoj gjithmonë sa herë jeta ime kërkon lumturi!
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje cfarë pretendon se do shikoje? Cilin përbindësh mendon se fsheh? Po të zhgënjej, por nuk më njeh. Nuk ka nevojë për të trokitur. Hyr, shih, kërko, mbete e habitur… Mure të zbrazët lyer pa ngjyra fotografi, por pa fytyra… Diku e hedhur afër shtratit eshte nje kuti e tersit, fatit e mbushur plot është me kujtime. Brenda gjithë historia ime. Janë fjalët që kam thënë aty, gjithkush që njoha, perfshi ty. Gjithcka që bëra, e veç ëndërrova vendet ku shkela, ku jetova. Janë zënkat tona dhe mërite janë puthjet netëve pa dritë. Veset e mia që aq urreve mërgimi i ngadaltë i reve. Dënimet që vuajta për ty herët kur s’të pash në sy jetët që pa ty jetova. Të tjera femra që dashurova… Janë dhe sekretet që s’të kam thënë e amanetet që kam lënë, fëmijet që kurrë nuk më lindën, epshet që vrava se nuk mu bindën… Ka letra, që për ty i shkrova në zarfet që kurre nuk dërgova e nëse gjithcka përmbys do kthesh sekretin më të madh do gjesh se e kam fshehur në fund fare. Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare. Nxirre mes duarsh në shtrëngim. Ke më të shtrenjtin sendin tim. Balsamin që plagët shëronte, kur kjo djall jete më kafshonte. Para fytyrës ngadalë afroje. Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje. E kur ngadalë ta kesh zbuluar veç një pasqyrë do gjesh në duar… Do shohësh veten, reflektim. Se ishe ti thesari im.!!! Charles.