Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Disa këshilla për të kursyer karburantin

Verifikoni gomat, zgjidhni teknologjinë ACT… Janë këto gjeste të vogla që mund t’jua kursejnë karburantin, sidomos tani që do niseni me pushime. Lexoni më poshtë këshillat tona:

 

  1. Fikni motorin

Një mit urban, që është ngulitur në mendjen e shumë shoferëve, thotë se ndezja e motorit harxhon me shumë karburant, sesa ta lësh atë ndezur kur makina ka ndaluar. Në realitet, nëse e fik motorin për një ndalesë më shumë se 30 sekonda, ju kurseni deri në 15% karburant. Ky refleks, që mund të duket shtrëngues kur ndalesat janë të shumta, mund të adoptohet lehtë falë teknologjisë Start-Stop, që fik automatikisht motorin kur makina ndalon dhe lejon ndezjen e tij, me një shtypje të thjeshtë të friksionit.

Advertisement

Kursimi: Deri në 0.2 litra/100 km

 

  1. Fryni gomat

Verifikimi i gomave është thelbësor për sigurinë në rrugë, por ai është i rëndësishëm edhe për të kursyer, sepse ato konsumojnë 20% të energjisë totale të makinës. Nëse ato janë të shfryra, shtojnë me 5% konsumin e karburantit. Nëse janë të lëmuara, përsëri mungesa e ngjitjes pas rrugës është e dëmshme. Verifikoni pra gomat tuaja çdo muaj dhe mos hezitoni t’i fryni në disa të dhjetat e barëve (njësi matëse) mbi normën e kërkuar.

Kursimi: Deri në 2%

 

  1. Kontrolloni klimatizimin

Përdorimi i klimatizimit në makinë sjell një rehati të sigurtë, por për fat të keq, shton konsumin e karburantit. Kur makina nuk ecën shpejt, këshillohet të mbahen dritaret hapur. Nëse doni medoemos të përdorni kondicionerin, hapeni atë pasi t’i keni mbajtur dritaret hapur disa minuta, sepse kështu do të harxhojë më pak. Nëse ecni në autostradë, me shpejtësi, hapja e dritareve ndikon në aerodinamizmin e makinës, pra, automatikisht, në konsumin e karburantit. Në këto raste, këshillohet përdorimi i kondicionerit.

Kursimi: Deri në 20%

 

  1. Kujdes kur të mbushni serbatorin

Ju mbase nuk e dini, por edhe momenti i mbushjes së serbatorit luan rolin e vet. Në mesditë, kur toka është e nxehtë, vëllimi i karburantit që ndodhet në depot nëntokësore zmadhohet dhe litri juaj nuk korrespondon me një litër të plotë. Edhe ajri që ndodhet në rezervuar favorizon avullimin e karburantit. Edhe pozicioni i pistoletës mbushëse ka rëndësi; zgjidhni pozicionin më të ngadalshëm, sepse sa më shpejt të futet karburanti në serbator, aq më shumë avuj, pra, humbje vëllimi ka.

Kursimi: Disa litra në vit.

 

  1. Mos e ngarkoni shumë veturën

Një veturë e rëndë, është një veturë që konsumon. Lehtësojeni sa të jetë e mundur makinën tuaj duke hequr objektet e panevojshme që keni tendencë të transportoni vazhdimisht në bagazh. Kur keni nevojë të transportoni shumë gjëra, vendosini mirë që pesha të jetë e shpërndarë në gjithë veturën. Nëse nuk keni nevojë, hiqeni mbajtësen e bagazhit që është mbi makinë dhe ngarkesat e tjera ta panevojshme, që ndikojnë negativisht në aerodinamizmin e makinës.

Kursimi: 10-20%

 

  1. Luani me cilindrat

Në qytet dhe në distancat e shkurtra, makina juaj nuk ka nevojë të ecë me gjithë fuqinë e saj. Teknologjia ACT, e integruar në makinën Golf dhe Polo të re të Voksvagenit rregullon në mënyrë inteligjente aktivizimin e cilindrave. Kjo teknologji lejon të kalohet nga 1250-4000 rrotullime në minutë dhe sipas ecjes, bën të mundur të ndërpritet puna e cilindrit të 2-të dhe të 3-të të motorit, duke reduktuar si konsumin e karburantit, ashtu edhe emetimin e gazrave CO2.

Kursimi: Deri në gjysmë litri për 100 km.

Të grumbulluara, këto gjeste të vogla mund t’ju bëjnë të kurseni shumë në fund të vitit dhe kjo është e mirë si për portofolin tuaj, ashtu edhe për mjedisin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë pensioni përfitojnë pilotët?

Next Post

Së shpejti, do të zbulohen sekretet e Plutonit

Advertisement