Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A i rregullohet syri djalit?

– E nderuar doktoreshë, djali im duket sikur me syrin e djathtë shikon shtrembër. Ia kemi dalluar unë dhe im shoq. A mund t’i rregullohet ky problem? Ai sheh nga jashtë syrit, jo drejt hundës. Djalin e kam 12 vjeç. A i shërohet? Theksoj që kur ka qenë i vogël ka kaluar një temperaturë të lartë dhe që nga ajo kohë e ka këtë ikje të syrit.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: E dashur letërshkruese, nënë e djalit 12 vjeçar! Ju falënderoj për letrën që më dërguat, ku më sqaroni shumë mirë problemin e djalit tuaj, por ju jeni shumë vonë në lidhje me zgjidhjen e këtij shqetësimi. Djali juaj është 12 vjeç dhe duke iu referuar protokolleve mjekësore standarde në lidhje me sistemimin e strabizmit, rezultati është më i garantuar dhe i pritshëm në moshën 7 vjeçare. Djali juaj si pasojë e temperaturës së lartë ka pësuar një çrregullim të sistemit të motolitetit të syve (të lëvizshmërisë) dhe ka ndodhur një çakordim i këtij sistemi muskular duke dhënë një mosfunksion ose hiperfunksion të muskulit rectus medialis, që është muskuli i drejtë i brendshëm i syrit, i cili duke qenë aktiv, realizon tërheqjen e syrit drejt hundës nga brenda.

– Syri i shikimit normal qëndron drejt, si pasojë e kombinimit në funksion të muskulit të drejtë të brendshëm me muskulin e drejtë të jashtëm të syrit të cilët i pari e tërheq syrin nga brenda drejt hundës, ndërsa tjetri e tërheq nga jashtë drejt veshit dhe kështu bashkëpunimi në tërheqje i këtyre dy forcave e mban syrin drejt në ekuilibër. Në rastin e strabizmit divergens (syri devijon nga jashtë, sheh drejt veshit, si në rastin e djalit tuaj), ka ndodhur një defiçit në muskulin e drejtë të brendshëm, por ndoshta edhe një hiperfunksion apo hiperaktivitet i muskulit të drejtë të jashtëm. Këto janë probleme ortoptike dhe trajtohen që në moshë shumë të vogël, nën 7 vjeç, me vendosjen e syzeve korrigjuese të kombinuara edhe me okluzion (mbyllje) të syrit të shëndetshëm me fasho mbyllëse, për të aktivizuar dhe drejtuar syrin e shtrembër dhe ndoshta edhe me ndërhyrje opliatore kirurgjikale në sy për shërimin e strabizimit. Ju duhet ta shoqëroni djalin, t’i bëjmë një vizitë dhe ta zgjidhim patjetër nëse jemi akoma në kohë. Tani nuk ka më kohë për të pritur. Jeni të mirëpritur për vizitë!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Theu krahun... tani e ka të shtrembër

Advertisement