– A mund t’i filloj përdorimin e pastës së dhëmbëve që të mos i dëmtohen më tej një fëmije të moshës 3 vjeçare. Atij kanë filluar t’i prishen dhëmbët.
– Sigurisht që mund t’ia filloni. Për fëmijët 3 vjeç, duhet të përdorni një pastë dhëmbësh fluroide dhe për çdo larje, duhet ta përdorë në madhësinë e një kokërr bizeleje. Ndërkohë që ai lan dhëmbët duhet t’i qëndroni te koka që të mësojë dhe ta vëzhgoni në mënyrë që të parandaloni kapërcimin e pastës dhe mos i jepni ujë për të shpëlarë gojën nëse nuk e keni mësuar paraprakisht me këtë funksion, pasi instikti do ta shtyjë atë ta përcjellë ujin. Gjithashtu, në këtë moshë, sigurohuni që fëmija t’i lajë dhëmbët dy herë në ditë.