Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test Çfarë dini për yndyrnat e mira dhe të këqija?

 

  1. Sallata përmban yndyrë, por një sasi shumë të vogël, vetëm 0.6 gramë për një filxhan. Sipas rregullave për etiketat, kjo sasi quhet e pakonsiderueshme, prandaj nuk shënohet në to:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Vaji është më i shëndetshëm se gjalpi dhe margarina:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

Advertisement

  1. Çfarë i bën yndyrnat e ngopura kaq të këqija?
  2. Ato shtojnë kolesterolin e keq dhe mund të zënë arteriet
  3. Kanë shumë kalori
  4. Mund të shkaktojnë probleme me kujtesën

 

  1. E dini nga e marrin amerikanët shumicën e yndyrnave të këqija? Nga…
  2. Hamburgerët
  3. Akullorja dhe qumështi
  4. Picat dhe djathi

 

  1. Si mund t’i evitojmë ushqimet me yndyrna trans (të transformuara, si margarina):
  2. Duke kontrolluar etiketën
  3. Duke parë listën e përbërësve
  4. Nga të dyja më lart

 

  1. Çfarë është më e keqe për trupin tonë?
  2. Një pako margarinë
  3. Një pako gjalpë

 

  1. Vaji i ullirit “light” ka më pak kalori se ai ekstra i virgjër:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Pse vaji i ullirit është më i mirë se vaji i misrit?
  2. Ka më shumë antioksidues
  3. Ka më shumë yndyrna të shëndetshme
  4. Të dyja më lart

 

  1. Për sa kohë mund të ruhet vaji i ullirit:
  2. Disa vjet
  3. Disa muaj
  4. Afro një vit

 

  1. Çfarë të mire kanë toni, salmoni dhe sardelet:
  2. Kanë shumë antioksidues
  3. Janë shumë acide yndyrore omega-3
  4. Kanë flavonoide

 

  1. Sasia e yndyrnave që ha, ka më shumë rëndësi sesa lloji i yndyrnave:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Po të hash një donat (petullat e pastiçerisë) në mëngjes dhe një pjatë me patate të skuqura në drekë, ke marrë:
  2. Maksimumin e lejuar ditor të yndyrnave të këqija
  3. Pesë herë më shumë se sasia e lejuar ditore e yndyrnave të këqija
  4. Tri herë më shumë se sasia e lejuar ditore e yndyrnave të këqija

 

  1. Sa vaj duhet të konsumojmë në ditë?
  2. Një-dy lugë çaji
  3. Varet
  4. Më pak se një lugë çaji

 

  1. Cili vaj është më i mirë për marinim:
  2. Vaji i linit
  3. Vaji i kanolës
  4. Vaji i kikirikut

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Edhe ushqimet e shëndetshme, si karotat dhe sallata, përmbajnë një sasi të vogël yndyrnash, por kjo nuk është diçka e keqe. Trupi ynë ka nevojë për yndyrna që të mbijetojë. Yndyra na jep energji dhe ndihmon trupin të thithë vitaminat A, D, E dhe K. Yndyra gjithashtu i bën ushqimet më të shijshme, na ndihmon të ndjehemi të ngopur dhe të kemi flokë e lëkurë të shëndetshme.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nëse po përpiqeni të bini në peshë, kini parasysh se gjalpi ka po aq kalori sa vaji i ullirit, 120 kalori për një lugë gjelle. Por, vaji i ullirit është më i mirë se gjalpi, sepse ky i fundit ka më shumë aicde yndyrore të këqija, të ngopura. Në përgjithësi, rregulli është: Yndyrnat bimore kanë acide yndyrore të pangopura, pra, të shëndetshme, kurse ato shtazore, të ngopura. Bëjnë përjashtim vaji i kokosit dhe i palmës, të cilët, megjithëse kanë acide bimore, kanë yndyrna të këqija.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Të gjithë yndyrnat kanë shumë kalori, por yndyrnat e ngopura dhe ato të transformuara shtojnë nivelin e kolesterolit të keq dhe mund të shtojnë pllakën në arteriet tona. Kjo mund të shkaktojë infarkt zemre, ose goditje në tru. Margarina, gjalpi dhe dhjami i kanë këto yndyrna të këqija. Për ta mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme, zgjidhni vajrat bimore, si ai i ullirit, kanolës, misrit dhe lulediellit, që kanë më pak yndyrna të ngopura.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Shumica e yndyrnave që zënë arteriet vijnë nga mishi dhe nënproduktet e qumështit. Megjithëse hamburgerët, mishi i zgarës dhe akullorja zënë një vend të rëndësishëm, amerikanët e marrin shumicën e yndyrnave të këqija (më shumë se 14%) nga picat dhe djathi.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Yndyrnat e transformuara janë dyfish të këqija për zemrën. Ato rrisin nivelin e kolesterolit të keq, ndërkohë që ulin nivelin e kolesterolit të mirë. Ato gjenden në shumë ushqime të përpunuara, si: patatinat, donatet dhe ëmbëlsirat. Nuk mund të bazohesh vetëm tek etiketa për të parë nëse ushqimi ka yndyrna trans, pasi sasitë nën 5 gramë, nuk shkruhen. Por, nëse në etiketë shkruhet “vaj vegjetal pjesërisht i hidrogjenuar”, atëherë dijeni se ai ushqim ka yndyrna trans.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Studimet kanë treguar se disa lloje margarinash, sidomos ato të ngurta, janë më të këqija për zemrën, sepse kanë shumë yndyrna trans. Megjithatë, ka disa margarina të buta që kanë sterole bimësh, të cilat mund të ndikojnë në uljen e kolesterolit. Më mirë kontrolloni etiketën para se të blini, lexoni listën e përbërësve për yndyrna trans të fshehura, ose përdorni vajin e ullirit.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Kur flitet për vajin e ullirit, llojet e ndryshme ndryshojnë në ngjyrë, aromë dhe shije, jo në kalori dhe yndyrna. Të gjitha llojet e vajit të ullirit, i pastër, i virgjër, ekstra i virgjër dhe light, kanë të njëjtën sasi kalorish. Fjala “light” në vajin e ullirit i referohet ngjyrës dhe aromës. Vaji i virgjër dhe ekstra i virgjër kanë më pak acid se vaji i pastër. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka më shumë aromë e shije të fortë frutash.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Vaji i ullirit dhe ai i misrit kanë të njëjtën sasi kalorish dhe pothuajse vetëm yndyrna të shëndetshme. As njëri dhe as tjetri nuk e shtojnë kolesterolin. Megjithatë, vaji i ullirit ka më shumë përqindje yndyrnash të mira, të pangopura dhe studimet kanë treguar se mund të ndihmojë për uljen e kolesterolit. Vaji i ullirit gjithashtu përmban më shumë antioksidantë, të cilët mbrojnë qelizat tona.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Vaji i ullirit mund të rrojë me vite nëse ruhet siç duhet, por shijon më mirë nëse e përdorni shpejt. Ruajeni vajin e ullirit në një vend të freskët, në një enë të mbyllur mirë. Ai mund të turbullohet dhe të ngurtësohet nëse e ruani në frigorifer. Nëse kjo ndodh, lëreni të vijë në temperaturën e dhomës dhe do të bëhet prapë i lëngshëm, por aroma dhe cilësia e tij nuk do të ndryshojnë. Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të ruhet më gjatë se llojet e tjera.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Trupi ynë ka nevojë për acide omega-3 që të mbijetojë. Peshqit e ujërave të ftohta kanë plot acide yndyrore omega-3, por ato mund të gjenden edhe te farat e linit, vaji i linit, arrat, vaji i kanolës dhe vaji i sojës. Omega-3 gjithashtu ndihmojnë të ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nuk ka shumë rëndësi se sa yndyrë konsumoni, por sidomos lloji; që ka më shumë ndikim për shëndetin e zemrës suaj.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ky është lajmi i keq kur konsumon ushqime jo të shëndetshme. Një donat i shton 3.2 gramë acide të këqija trans dietës sonë, ndërsa një pjatë me patate të skuqura i shton 6.8 gramë. Ekspertët këshillojnë të mbahet sasia e yndyrnave të pangopura që konsumohet sa më e ulët të jetë e mundur, bile disa këshillojnë që ato të evitohen krejtësisht nga dieta jonë. Shoqata Amerikane e Zemrës këshillon kufizimin e yndyrnave trans, në më pak se 1% të kalorive ditore.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Sasia ditore e vajit që konsumojmë varet nga aktiviteti që bëjmë, mosha dhe seksi. Për gratë është afro 5-6 lugë çaji në ditë, për burrat, 6-7 lugë. Kini parasysh se e marrim vajin edhe nga peshku, arrat, gatimi dhe sallata.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Vaji i farave të linit nuk duhet nxehur dhe është mirë të përdoret për marinim, salca, sallatëra. Ai është një burim i shkëlqyer i omega-3. Vaji i kanolës (ose i kolzës: lloj bime) është i mirë për gatime të furrës dhe vaji i kikirikut, për skuqje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Edea Demaliaj: Më kanë lënduar fjalët që u thanë për mua...

Next Post

Mos ndoshta lidhja juaj është përcaktuar nga karma?

Advertisement