Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shapkat me gisht janë të rrezikshme

Vera nuk mund të kuptohet pa shapkat me gisht. Ato mund të jenë gjëja e parë që fusim në valixhen e pushimeve, por duket se nuk janë edhe aq të mira sa i mendonim.

Në një studim i kryer në Universitetin e Auburnit, Alabama, SHBA, u zbulua se mbajtja e këtyre shapkave ndryshon mënyrën tonë të të ecurit, ndërkohë që, pa e kuptuar, rëndojmë dukshëm këmbët tona, duke shkaktuar dëmtime në shputë, kyçin e këmbës dhe thembër. Në studimin ku morën pjesë 40 persona, shkencëtarët vunë re se si ecja me këto lloj shapkash ndryshon mënyrën tonë të të ecurit, sepse kemi tendencë të shtrëngojmë gishtat rrotull rripit që futet mes gishtave. Kjo lëvizje spontane dhe e përsëritur ushtron presion të madh në kyç dhe këmbë, duke deformuar ecjen tonë. Shkencëtarët thanë se një problem nga i cili vuajnë shpesh ata që mbajnë vazhdimisht shapka të tilla është fashiti, një inflamacion që shkakton dhimbje dhe që vjen si pasojë e vënies shumë në punë të thembrës. Bëhet fjalë për një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve në këtë zonë, nga e cila vuan afro 10% e njerëzve. Meqë është verë dhe nuk bëni dot pa këto lloj shapkash, ja çfarë duhet të keni parasysh që të evitoni këto probleme:

– Zgjidhni shapka të cilësisë së mirë. Kur t’i blini shapkat, bazohuni te cilësia, jo te çmimi i ulët. Mos zgjidhni shapka plastike, por lëkure, pasi e thithin më mirë goditjen dhe evitojnë infeksionet e mykun.

Advertisement

– Mos i mbani në këmbë shumë orë rresht. Janë të shumtë ata që i mbajnë ato veshur gjithë ditën, sidomos gjatë pushimeve, duke përkeqësuar kështu shëndetin e këmbëve. Mos i mbani pra veshur gjithë ditën dhe mos ecni tërë kohës me to.

– Lajini rregullisht. Nëse keni zgjedhur shapka plastike, lajini vazhdimisht, sepse këmbët e djersitura që fërkohen pas sipërfaqeve plastike përbëjnë mjedisin ideal për zhvillimin e mykut.

– Mos i vishni kurrë me çorape pambuku. Përveç pamjes joestetike, veshja e tyre me çorape pambuku përbën rrugën e sigurt për mykozat e verës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

15 objektet e rralla të varrit të Tutankhamonit

Next Post

Këndi i kuzhinës: Sangria

Advertisement