Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse disa njerëz nuk plaken kurrë?

E keni parasysh atë fqinjën tuaj simpatike, për të cilin duket sikur koha nuk kalon kurrë? Atë që vë një shkëlqyes buzësh dhe duket ende si 20 vjeçare? Shkencëtarët kanë gjetur më në fund sekretin e saj dhe shkaktari i kësaj rinie nuk është (vetëm) kirurgjia plastike. Studiuesit e Shkollës Mjekësore të Harvardit, kanë analizuar ADN-në e disa njerëzve për të parë pse disa njerëz duket sikur nuk plaken kurrë. Ata studiuan të dhënat gjenetike nga 350 gra të grupeve të ndryshme moshe dhe kombësie. Pastaj ata izoluan njerëzit që ishin klasifikuar se dukeshin më të rinj sesa ishin, pa bërë ndërhyrje kirurgjikale. Megjithëse kishin në plan të studionin disa kombësi, studimi i tyre i parë u përqendrua te gratë kaukaziane (të bardha) dhe ato afroamerikane.

Ata zbuluan se gjenet kishin shumë ndikim në pamjen e njeriut. Ka me mijëra gjene në ADN-në e njeriut që përqendrohen në energjinë e qelizave, formacionin e lëkurës dhe prodhimin e aktioksidantëve, por te njerëzit që “s’kanë moshë” ato veprojnë ndryshe dhe për një kohë më të gjatë, ndërsa te të tjerët veprimi pakësohet me kalimin e moshës. Gjithashtu, kjo varej edhe nga raca. Studimi zbuloi se gratë me prejardhje afrikane kishin një lëkurë që plakej 10 vjet më ngadalë se gratë kaukaziane. Studimi është sponsorizuar nga firma Olay dhe është studimi më i gjatë që ka kryer një firmë kozmetike. Ata kanë ndërmend ta përdorin atë për të zhvilluar produkte të reja kundër plakjes, që të ndihmojnë në “aktivizimin” e atyre gjeneve që e mbajnë lëkurën të re. Zbulimet do të paraqiten në Kongresin vjetor të Dermatologjisë, në Vankuver.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Toka pëson zhdukjen e gjashtë në masë të kafshëve. Më pas, të... njerëzve!

Next Post

Këndi i kuzhinës Kek me pjeshkë

Advertisement