Sangria është një pije spanjolle alkoolike me fruta, që shërbehet në ditë të nxehta e sidomos me shoqëri.

 

Përbërësit:

1500 ml verë e kuqe e cilësisë së mirë

50 ml brendi

750 ml gazozë

50 gr sheqer

2 portokalle

1 limon

2 pjeshkë të pjekura

2 mollë

1 bishtajë vanilje

1 shkop kanelle e 2 karafila.

 

Përgatitja:

Qërojmë mollët e pjeshkët dhe i presim në kubikë. Shtojmë sheqerin e brendin dhe pasi i përziejmë, i vëmë në frigorifer për një orë. Në një enë tjetër të madhe, presim me gjithë lëkurë limonin dhe portokallet në feta të holla. U hedhim sipër verën, gazozën e erëzat. E vëmë në frigorifer për një orë. Pasi kalon kjo kohë, hedhim brenda përbërjen me mollë, pjeshkë, brendi e sheqer. Pasi e përziejmë, e lëmë në frigorifer të pushojë dhe 2 orë dhe heqim erëzat. Është gati për t’u shijuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here