Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam e bukur, por prapë, diçka më mungon

Kam kaluar një adoleshencë të vuajtur, një periudhë ku, siç thotë fjala e urtë, “të keqes hapi derën”. Problemet familjare më shkaktuan një vuajtje që më mbylli në vetvete. U shëndosha dhe e lashë veten pas dore. U ktheva në një vajzë të ndrojtur, të tallur keqazi nga të tjerët, të paaftë për të reaguar. Prej tyre, mësova ironinë. U ftoha si njeri. Sot jam ndryshe. Me punë kam rifituar bukurinë e vetëbesimin. Ata që më kanë bërë të vuaj, i kam falur, por s’e kam harruar ç’më kanë bërë. Prapë, diçka më mungon… Ç’mund të jetë e si ta luftoj? Do ta vlerësoja shumë një këshillë tuajën…

Borana Marku, psikologe: – Unë gjithashtu vlerësoj kërkesën tuaj për t’u përballur me diçka që nuk ju lë të ndiheni mirë, por duhet të keni parasysh që psikologu nuk mund të hamendësojë. Ai bazohet në faktet që i jepni ju si lexues dhe kur këto janë sa më të plota, i bëjnë dhe përgjigjet e mia më të lidhura me shqetësimin tuaj. Unë kuptoj të kaluarën tuaj të vështirë, e cila duket në atë pjesën që mendoni se ju mungon, një e kaluar që do të kishit dashur të ishte ndryshe. Të kaluarën nuk e keni harruar, vetëm e keni shtypur që të mos ju shkaktojë dhimbje në të tashmen. Eksperiencat e vështira mund të përpunohen kur sillen në kujtesë të zhveshura nga emocionet negative dhe kur pranon të jetosh me to. Ndryshimet që keni pësuar janë shumë të mira për t’ju mundësuar të jetoni e qetë dhe vazhdoni të punoni me vetëbesimin që të ndiheni sa më pak e paplotësuar kur përballeni me të kaluarën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A është agjërimi kurë psikologjike?

Next Post

Dr. Agron Islamaj, neurolog Tiket, shkaqet, dukuritë klinike dhe mjekimi i tyre

Advertisement