Përbërësit

Gjokse pule, nga një për person

Djathë kaçkavall

Spinaq

 

Përgatitja

Gjokset e pulës i presim për së gjati dhe i rrahim me çekiç kuzhine. I marinojmë sipas dëshirës dhe i lëmë një orë në frigorifer. Më pas marrim djathin kaçkavall (më mirë të jetë nga ai që tretet lehtë në furrë) dhe e presim në feta të holla.

Shtrohet mishi, mbi të djathi dhe spinaqi i grirë në mikser. E rrotullojmë me kujdes dhe e lidhim me kunja dhëmbësh. I skuqim në një tigan me zjarr të ngadaltë dhe i lëmë të qëndrojnë edhe pesë minuta pas skuqjes. Janë gati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here