Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Enki Braçaj: Më mirë hap gjoksin në ekran, sesa këmbët jashtë kamerave!

Quhet Enki Braçaj dhe është një prej spikereve të Zjarr Televizion e cila, bashkë më kolegen e saj, bënë atë që asnjë më parë nuk e kishte bërë para kamerave: U zhveshën! E bukur, lozonjare, që jo vetëm djemtë, por çdo teleshikues e tërbon fare; ja, kështu është Enki, fama e së cilës tashmë është bërë rajonale, pasi edhe media turke ka folur për të dhe kolegen e saj. Enkin e takuam disa minuta përpara se të futej në studion e lajmeve dhe ajo, nuk hezitoi aspak të jepte intervistën e mëposhtme:

 

Doshe Dragoti: – Enki, përshëndetje! Meqë kohën e ke të limituar se po zhvishesh dhe vishesh për të hyrë në lajme, desha të të pyes shkurt: Përse vendose të zhvishesh në studion e lajmeve?

Advertisement

Enki Braçaj: – Më falni! Kë patë të zhveshur? Si duket, keni parë ndonjë program ku mblidhen njerëz e rrinë mbyllur 3 muaj me radhë. Apo keni parë ndonjë drejtuese programi për fëmijë, që i nxjerr fëmijët me minifunde?

– Atëherë, po e formuloj ndryshe pyetjen: Përse pranove të dilje me xhaketë hapur dhe asgjë poshtë saj?

– E do troç?!

– Mundesh?

– Sepse kam kërkuar punë në disa televizione dhe ata më kanë vënë si kusht që të hap këmbët jashtë kamerave… Kurse këtu, më kërkuan vetëm të hap xhaketën para kamerave.

– Atë të parën nuk e provove asnjëherë?

– Si thua? Më ke parë gjë të punësuar në ndonjë ekran tjetër?

– Cili është idhulli yt nga gazetaret femra? E kam fjalën, për gazetaret e veshura…

– Gazetare të veshura tani ka pak, në fakt… Asnjë nuk kam idhull. Unë dua të bëhem idhull për të tjerët.

– Gazetarja tjetër kishte një tatuazh në gjoksin e saj. Po ti përse nuk kishe? Iu harxhua boja piktorit, apo për mungesë fondesh?

– Asnjë prej tyre. Menduam të jemi të veçanta në zhveshjen e xhaketës, ndaj.

– Nëse prishet kondicionieri dhe në studio bën shumë vapë, a do ta hiqni xhaketën?

– Jo, do ndërpres lajmet.

– Je besimtare?

– Po.

– Sa beson?

– Mjaftueshëm!

– Në ç’orë je besimtare? E kam fjalën, në kohën që jep lajmet, a je e tillë?

– Po, edhe atëherë jam.

– E ç’feje?

– Bektashiane.

– Arsimimi yt?

– Vazhdoj studimet në degën e Marrëdhënieve me Publikun në një universitet privat.

– Aty ke mësuar ta veshësh xhaketën pa rrobë tjetër poshtë saj?

– Jo, këtë e kam ditur që e vogël.

– Meqë përmende vegjëlinë, si e ke patur atë?

– Shumë të bukur dhe pa lajme.

– Nëse të kërkohet, do ta bëje gazetaren e terrenit?

– Po, më pëlqen shumë edhe ajo lloj gazetarie.

– Me xhaketë mbërthyer, apo zbërthyer do dilje në terren?

– Me xhaketë mbërthyer.

– Në cilën fushë të gazetarisë ke më shumë dëshirë të punosh? Gazetare, politike, sociale, apo…

– Investigative. Më pëlqen kjo lloj gazetarie.

– E zëmë se një ditë do të bëhesh gazetare investigative. Nëse ndonjë ministër do të të thoshte “hiqi mbërtheckat!”, ti, çfarë do të bëje?

– S’ka shans të më thotë!

– Pse?

– Në takim me ministrin do shkoja me bluzë të mbyllur.

– Ku e shikon veten pasi të përfundosh studimet?

– Në gazetari dhe vetëm gazetari. Më pëlqen ky profesion.

– Si reaguan familjarët kur morën vesh që dole në televizor me xhaketë hapur?

– Më kanë mbështetur.

– Nuk të thanë: “Ç’bën moj bijë, përse nuk mban gjë veshur poshtë xhaketës!”?

– Jo, sepse ua kisha bërë të qartë që më parë se e tillë ishte puna.

– Po i dashuri, ç’të tha? Ishte dakord?

– Nuk kam të dashur, por nëse do të kisha, nuk besoj se do të më thoshte gjë.

– E kujt ishte ideja?

– Ideja ishte e pronarit të “Zjarr Televizion-it”, Ismet Drishtit. Ai e kishte menduar dhe na tha se meqë televizionet e tjera janë të shitur sa majtas-djathtas dhe shtrembërojnë apo censurojnë realitetin, ne do t’i japim lajmet siç ato janë. Pra, lakuriq! Ndaj edhe ne spikeret nuk veshëm gjë poshtë xhaketës. Këtë simbolikë, kush të dojë ta kuptojë, kush të dojë, të mos e kuptojë, kush të dojë, të bëjë sikur nuk e kupton.

– Po e mbyll intervistën meqë edhe ju nuk keni gjë tjetër për t’i zbuluar lexuesit…

– Faleminderit edhe juve! Dhe na ndiqni. Surpriza të tjera do të ketë në Zjarr Televizion.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

5 vendet surrealiste të botës

Next Post

Amanda Sejdinaj, Miss Adoleshenca Shqiptare 2015 Nuk fola për prindërit, se gjithçka dua ta arrij vetë

Advertisement