Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
KORRUPSIONI  SI KALE  TROJE… Nga Agron Berdaj
Ditar shkolle. Në shkollën shqiptare në Londer. Nga Anila Kadija
Vajzat kerkojne djem...

Ditar shkolle. Në shkollën shqiptare në Londer. Nga Anila Kadija

ANILA 2Edhe pse kisha disa kohë në Londër nuk e dija se ekzistonte një shkollë shqipe këtu. U njoha me këtë gjatë diskutimevë rreth këtij projekti me shoqatën “Ardhmëria”. Duke e patur pasion mesimdhënien dhe me që vija nga një eksperiencë tjetër po aq e rëndësishme me shkollën shqipe “Scanderbeg” të Parmës Itali, duke parë seriozitetin e projektit që parashtroi drejtori, zoti Lutfi Vata, mendova të ofroja vullnetarisht kontributin tim si mësuese. Profesioni im si gazetare i përshtatet mësmit të gjuhës së bukur shqipe nga fëmijët. Në shkollë gjeta mësuese të përkushtuara si Irida Çoba. Nga buzëqeshja e saj të pashtershme unë kuptova menjëherë se na bashkonte pozitiviteti baza e suksesit. Eksperienca dhe deshira ishin të përbashkëta dhe kjo bëri të nisej një projekt i bukur mësimdhënie dhe të krijonim një skuadër profesionistësh bashkë me zonjat e zotërinjtë Lutfi Vata, Aida Haziri, Irida Çoba, Lulijeta Jaha, Ibadete Mustafa, Eda Osmanaj, Mirela Halili, Didi Gashi, Teuta Krasniqi, Erjona Tahiri, Eranda Henci, Ema Krasniqi, emra që u përmendën shpesh nga prindërit dhe fëmijët përgjatë gjithë vitit shkollor në shkollë dhe aktivitete jashtëshkollore. Qysh në ditët e para profesionalizmi ynë dhe programi I hartuar më së miri bëri që fëmijët të ambjentoheshin shpejt me ne. Kujtoj Erën e ndrojtur, që ditën e parë u fut në klasë përdore me nënën e saj, se nuk dëshironte që ajo ta linte vetëm. Dalëngadalë Era e lëshoi dorën e nënës së saj. Pas disa orësh mësimi ku nguronte të fliste ajo u hap dhe filloi të buzëqeshte. Nuk ishte më e nevojshme që të kërkonte nënën. Ajo tani është përshtatur plotësisht me klasën dhe me ne mësueset….. Të tilla marrëdhënie krijuam ne me të gjithë fëmjët sepse krijimi I një marrëdhënie besimi mes fëmijës dhe mësuesit që i jep fëmijës siguri është parësor në edukim. I dhamë sikurse Erës edhe Adisit, Yllit, Albanit, Orit, Endrit, Dianës, Marës, Emit, Luizës, Eleksës, Trojës, Enkelës, Leonit, Amirit, Anesës, Ajlës, Reas, Adorës gjiithë ngrohtësinë që kërkonin dhe i siguruam përgjatë të gjitha të shtunave në mësim se ne ishim aty për ata. Dhe Gjërat po shkonin siç duheshin. Aktiviteti i parë për muajin nëntor ishte koncerti ku përfshiheshin shumë shkolla shqipe të cilat përfaqësoheshin nga shoqata “Ardhmëria”, “Mother Tereza” dhe “Faik Konica”. Në këte aktivitet fëmijët e klasës së abetares të shkollës sone nuk ishin përgatitur se koha kishte qëne shumë e shkurtër. Kështu në takimin e parë me prindërit ju premtuam se do të përgatiteshim përgjatë muajve në vijim për festën e Kosovës dhe për 1 Qershorin. Dhe kështu ndodhi. Aty u përfaqësuam më së miri… Puna e jonë nuk ka qënë e lehtë. Gjatë këtij viti shkollor ne kemi patur sistematikisht 21 fëmijë në klasën e abetares. Dihen vështirësitë e punës me grupmoshën 4 deri në 9 vjeç. Kërkohet shumë durim, përqëndrim dhe lodhje. Pranë kemi patur në klasë edhe ndihmën e prindërve vullnetarë, Ibadetja dhe Eda që merreshin me fëmijët parashkollor apo me ata që nuk kishin akoma fituar një pavarësi leksikore. Kjo ishte një ndihmë jashtë mase e rëndësishme pasi klasa jonë ishte aq e përzier sa duhej gjithmonë përqëndrim dhe kujdes. E kishim ndarë orën e mesimit në tre fragmente. E para kishte si subjekt punën me abetaren, shkronjat, leximin dhe shkrimin e fjalëve. Bënim shpesh lojëra gjuhësore, konkurse të gërmave, apo fjali ku kishim futur shpesh edhe elemente të historisë apo të gjeografisë shqiptare. Në një nga këto orë doli idea e një ore didaktike pranë bustit të Skenderbeut në Londër të cilin fëmijët nuk e kishin vizituar dhe madje, nuk e njihnin. Kemi punuar shumë edhe më llogjikën e të shprehurit duke përdorur shembuj të thjeshtë. Në fillim nxënësit nuk mundeshin as të formulonin një fjali të plotë sepse nuk kishin eksperiencë me gjuhën korrekte. Mos harrojmë se ishin fëmijë të ardhur nga familje me origjinë nga treva të ndryshme, ku theksi gjuhësor ndryshon, gjithashtu edhe menyra e te folurit është e ndryshme. Ndaj punohej me fjalët një nga një, duke ju shpjeguar edhe kuptimin shpesh edhe në gjuhën angleze për të kuptuar mirë vendin dhe përdorimin e fjalëve. Pra, përkthenim dhe mësonim. Shpesh bënim përsëritje me zë të lartë në mënyrë individuale dhe në grup për të ambjentuar tingullin e zërit me shkronjat dyshe ( th ll dh zh xh sh ) të vështira për ata. Bëhej gjysmë ore pushim dhe kalohej në momentet argëtuese të orës së artit që vazhdonte për 30 minuta. Ora e tretë ishte nocione të matematikës, ushtrime të ndryshme, lexime teksti apo ndonjë përrallë. Ju kemi kërkuar fëmijëve të sillnin, me ndihmën e prindit, ndonjë pjesë leximi apo poezi që ju pëlqente nga shtëpia për të sjellë variacion në klasë. Duke qenë se shumë fëmijë vinin nga Kosova, ju kemi shpërndarë dhe mësuar fëmijëve vjersha për Kosovën të cilat u recituan me shumë deshirë në një nga të shtunat e organizuara në klasë enkas për këtë ditë. Gjithashtu përgatitëm edhe një festë të bukur për 1 Qershorin ku të gjithë nxënësit ishin pjesë e një kolazhi të bukur letrar. Për këtë kemi punuar shumë me mësuese Aida Hazirin e cila ka klasën me fëmijët e rritur. Na ka ndihmuar shumë edhe prezenca e drejtorit Lutfi Vata që gjithmonë ka qënë i gatshëm për të na mbeshtetur. Mesuese Lulijeta Jaha ka qënë përgjatë gjithë vitit shkollor një mbështetje shumë e rëndësishme dhe frytëdhënëse për shkollën dhe aktivitetet jashteshkollore. Fëmijët ishin të entuziazmuar, sapo shikonin atë që hynte në klasë me mjetet e punës, fletushkat dhe lapsat me ngjyra, që ju ngjallnin harenë e fantazisë. Duhet thënë se shpesh ne ju kemi blerë edhe vetë mjete pune nxënësve sepse dikush harronte fletoren dhe dikush stilolapsin ndaj në një kuti të përbashkët menduam të vendosnim këto mjete, duke investuar një shifër simbolike, për të mos patur humbje kohe përgjatë orëve të mësimit. Gjatë gjithë shkollës, si në çdo shkollë të rregullt, kemi bërë apelin dhe kemi mbajtur një ditar të cilin e kemi të ruajtur si dëshmi pune ku shkruanim programin mësimor të ditës. Rëndësi I kemi kushtuar gjatë këtij viti shkollor edhe marrëdhënieve me prindërit. E bëmë metodikë pune që kur i prisnim dhe i përcillnim fëmijët, të flisnim me prindërit. Kërkonim mendime dhe sygjerime nga ata. Kemi kontaktuar me to edhe me telefon nëpërmjet mesazheve, për gjatë gjithë vitit, per t’i mbajtur në korrent për të gjitha ndryshimet apo ngjarjet shkollore. Nuk rreshtëm për asnjë moment të kontaktonim personalisht me prindërit dhe të degjonim të gjitha kërkesat apo sugjerimet e tyre. Eshte për t’u theksuar shkëmbimi i eksperiencës me ekipe profesionale nga Shqipëria apo Zvicra organizuar nga Forumi i Shoqatave në Angli në prill 2015. Përfundimi i shkollës u kurorëzua me vizitën tek busti i heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ashtu sikurse e kishim planifikuar kohë më parë. Aty u falenderuan familjet dhe fëmijët, u shpërndanë dëftesat dhe më pas kaluam një pasdite në park të gjithë sëbashku. Duke ju uruar një verë të këndëshme dhe pushime te mbara Anila Kadija shënoi këtë ditar shkolle.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

KORRUPSIONI  SI KALE  TROJE… Nga Agron Berdaj

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement