Këngëtari i hitit “Sa vite”, edhe pse këtë periudhë është shumë i angazhuar me koncerte kryesisht jashtë Shqipërisë, e gjeti kohën për të realizuar këtë intervistë ku ndër të tjera,  na rrëfen edhe për dashurinë që po përjeton prej dy vjetësh. Me këngët dhe zërin e tij ai ka bërë shumë vajza për vete, por vetëm njëra ia ka rrëmbyer zemrën Albatritit aq shumë sa këto ditë të ndryshojë status… duke u fejuar. E megjithatë avazhdon të jetë këngëtari i preferuar,  kryesisht nga femrat. Në këngën e tij të fundit “Lajkatare” Albatriti është munduar të sjellë në vëmendje aktualitetin e rinisë së sotme ku mbizotëron lakmia materiale. Për të mësuar më tepër, lexoni këtë intervistë të tij, ndërkohë që dëgjoni këngën “Lajkatare”…

 

Mia.B: – Albatrit, kënga “Lajkatare” të rikthen edhe një herë në vëmendjen e publikut të cilit i kishe munguar… Ç’më thua për këngën?

Albatrit Muqiqi: – Në këngën “Lajkatare” jam munduar të sjell aktualitetin e rinisë së sotme që duket se ka lakmi të tepruar materiale dhe shpresoj t’ia kem arritur pak a shumë t’ia qëlloj temës që sot është kaq aktuale në shoqërinë tonë.

– Të ka qëlluar të njohësh shumë femra si ajo e këngës në jetë?

– Po, kam njohur dhe ky ka qenë lloji i femrës që më ka irrituar më së shumti dhe që e kam injoruar gjithmonë.

– Vetëm para pak ditësh ti publikove në Instagram foton e të dashurës, një vajzë brune mjaft simpatike.. Çfarë duhet të dimë për të?

– Po, është e vërtetë, ajo është e dashura ime që prej 2 vitesh. Besoj se kaq mjafton për momentin…

– …gjithashtu para pak ditësh ju shpallët edhe fejesën…

– Po. (Buzëqesh)

– Mendon se tani edhe qasja e fanseve femra do të jetë tjetër për sa kohë ti nuk do të jesh i disponueshëm?

– Jo, nuk besoj, përkundrazi, respekti ndaj meje është edhe më i madh.

– Sa herë ke dashuruar në jetë?

– 2 herë. Nënën time dhe të fejuarën. (Qesh)

– Kur e kupton Albatriti se ka rënë kokë e këmbë në dashuri?

– Në momentin kur kam ra n’dashni e kam kuptu. (Buzëqesh)

– Në procesin e tërheqjes, mendon se e ngjashmja tërheq të ngjashmen apo janë të kundërtat ato që tërhiqen?

– Mendoj se duhet t’i kesh shumë gjëra të përbashkëta dhe të ngjashme që të kesh sukses dhe një lidhje të fortë e të mirë.

– Sa ka zgjatur lidhja jote më e gjatë?

– S’kam koment.

– Beson në femrën e ëndrrave?

– Këtë vajzën e ëndrrave e kam bo realitet. (Qesh)

– Si e kupton se është ajo e duhura?

– Duhet pak a shumë t’ia lëmë edhe kohës, por e kam të duhurën.

– Ke qenë më shumë me fat si artist apo si person?

– Si person them më shumë sepse kjo e para të ndihmon me të dytën.

– Cilësia më e mirë që i njeh vetes?

– Janë dy, sinqeriteti dhe thjeshtësia.

– Ke arritur të kapësh gjithmonë momentin e duhur në jetë, karrierë e dashuri?

– Po dhe kam pas sukses.

– Ku qëndron ngjashmëria midis zgjedhjes së një femre të mirë dhe një muzike të mirë?

– Kur i ke sytë dhe veshët e mirë, gjen zgjidhje për të dyja, normalisht të mira.

– Hera e fundit që të ka emocionuar një përqafim…

– Përqafimi i mamit para 3 ditësh.

– Kur ndodhesh në shtëpi, si të pëlqen ta shfrytëzosh kohën?

– Normalisht, me familje dhe kam studion në shtëpi ku këndoj dhe ushtrohem për koncertet e mia live ku jam i ftuar.

– Çfarë ta pasuron shpirtin?

– Njerëzit e dashur dhe të sinqertë që kam përreth vetes.

– Cili ka qenë mendimi i fundit mbrëmë para se të flije?

– Me kë ta bëj duetin e radhës?

– Je një besimtar i mirë?

– Po.

– Njëra ndër këngët e tua që dëgjohet ende me dëshirë është “Sa vite”. Tani që kanë kaluar vite që nga ajo këngë, ke menduar të bësh një këngë tjetër me titullin “Sa vite 2”?

– Më vjen mirë që “Sa vite” është pëlqy kaq shumë, por do të mundohem të sjell në tetor një baladë akoma më të mirë që shpresoj të kënaqë shijet e fansave të mi.

– Çfarë të bën nervoz?

– Gënjeshtrat dhe njerëzit me dy fytyra.

– Je tipi i djalit që do të bënte gjithçka për dashurinë?

– Për një dashuri të sinqertë dhe që është me zemër, po, jam.

– Cilën nga këngët e tua do t’u rekomandoje fansave të dëgjonin si terapi pas një ndarjeje?

– Normalisht “Lajkataren”. (Qesh)

– Nga cili mëkat je përpjekur ta frenosh gjithmonë veten?

– Të gjithë besoj se kemi mëkatuar, por unë nuk e frenoj veten nga asnjë mëkat sepse jam i drejtë dhe mundohem sa më shumë të kem kujdes në këtë drejtim.

– Nëse flasim për qëllime në jetë, cilat janë të tuat?

– Që të arrij sa më shumë në muzikë, ta ndërtoj një karrierë të pastër me muzikë të mirë, pa skandale.

– Çfarë nuk dinë njerëzit për ty dhe do të doje t’ua bëje të qartë?

– Mendoj se aq sa dinë, mirë janë. (Buzëqesh)

– Kur merr vendime, i bën me mendje apo me zemër?

– Në profesion i bëj edhe me mendje edhe me zemër, sepse muzikën e ndiej dhe e dua.

– Vendi ku je kënaqur më shumë së fundi, ku ia ke kaluar bukur?

– Në Monako, ku kam qëndruar 1 javë dhe jam kënaq pa fund, është vendi ku kam fjet më së paku në jetën time. (Qesh)

– Ke mësuar më shumë nga gabimet e tua apo nga gabimet e të tjerëve?

– E dyanshme, por më shumë nga gabimet e mia.

– Cili është gabimi më i madh që ke bërë?

– Gabime të vogla ndonjëherë në muzikë ose diçka tjetër, por s’kam bërë ndonjë gabim të madh, fatmirësisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here