Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Zemrës sime…

Njeriu i ëndrrave të mia… Agimet me rrezet e tyre të zjarrta, zgjojnë tek unë një buzëqeshje, një shpresë, dhe kjo shpresë e çdo agim të bardh përzihet me vellon e bardhë të dashurisë sime për ty. Dashuri! Ishe ti ajo fjalë që ndeze buzëqeshjen e zemrës time rinore. Je ti ajo fjalë që ktheu perëndimet në mëngjese të bardha, plot dritë. Diku në bardhësinë e borës kam shkruar dy fjalë me gjak, për të mbetur të paharruara në shekuj: “Të dua” bashkë me fjalët e zjarrta të zemrës sime të dhurova ty premtimin tim të heshtur. Dashuri e parë! Si një trëndafil i kuq, i zjarrtë, i vendosur në shpirtin tim që rinon zemrën time, në të cilën rëndon pesha e dhimbjes së tmerrshme. Dashuri! Je ti ajo fjalë që me ndjenjat e tua, hyn në çdo zemër të dashuruar, dhe mbart me vete dhimbje, lot. Dhe llava e nxehtë e dashurisë rrjedh në dejet e gjakut tim dhe farkëton ndjenja të pastra, të reja në gji të dashurisë sime. Dashuri! Ishe ti buzëqeshja që u mungoje kohëve. Ishe ti ajo që më përplase në fytyrë tradhëti. Dhe unë vura hekurin e skuqur të ndjenjave të mia të çmendura, mbi plagën e qelbëzuar të dashurisë tënde, të pasinqertë ti më tërhoqe gjithnjë e më tepër si palet e një magneti. Zemra ime digjet plot zjarr për ty. Të shihja çdo ditë si një zogë e hutuar dhe heshtja përballë teje. Për 4 muaj nuk të thashë një herë: “të dua, për 4 muaj nuk guxova dot ti shprehja ndjenjat e mia. Druhesha nga një ndjenjë frike, ankthi, që e kish pushtuar zemrën time. Por një ditë durimi që më mbante të stepur u zhduk, u zhduk si mjergulla në agim, u zhduk sikru të mos kishte ekzistuar kurrë më. Tani jeta pa ty më duket e vakët. I madhi Zot, më fali mua dashurinë për të. Vallë ç‘penela ka përdorur perëndia për të krijuar atë fytyrë engjëllore me të cilën unë rashë në dashuri?! Ty të detyrohem gjithçka. Një dashuri që s’harron përherë lulëzon. Dashuri e fshehur ka fatin e një njeriu që si ka ecur kurrë në jetë. Qysh kur të njoha të dashurova me shikim të parë. Unë dhe ti jemi dy, por dashuria ime për ty mbetët një. Shumë njerëz dinë të dashurojnë të jetojnë, disa të tjerë mbyllen brenda kullës së vetvetes, dhe nuk e dijnë çdo të thotë dashuri. Por pa ty jeta ime do të dukej e vakët, si një enë e zbrazët, si një qytet i shkatërruar nga rënia e ndonjë tërmeti. Pa ty do më duket sikur do dëgjoj çdo natë zërin tënd. Sa e gjatë është rruga e dashurisë! Ndjenjat e dashurisë sime janë aq të holla sa mund “të zhduken”. Por kjo dashuri sdo të ketë harrime, sa të jetë jeta. Po, a ka mbarim jeta? Po. Atëherë edhe dashuria ime për ty do të ketë mbarim. Alban Arapi për zemrën time G.H. për 36 vjetorin e ditëlindjes.

Buzet te t’i puth dhe fytyren te ta ledhatoj, diçka te me kerkoje, une ty do të ta jepja. Te me thoje per syte, do të t’i jepja pergjithmone. Të më kerkoje zemren, do te thoja “eshte e jotja”, të me pyesje per Dashurine, pergjigjja do te ishte: “Per ty eshte krijuar”. Se nje dite pa ty, jeta nuk paska kuptim; se nje vit pa ty, jeta ime do kish mbarim. Ndaj jam akoma gjallë, se nuk dua te të le te verber, me zemer te thyer apo ndoshta me nje dashuri te humbur… Ndaj jam prapë i lumtur, perseri ne jete.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më dëgjo...

Next Post

Bledi Strakosha ofendohet nga polici

Advertisement