Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Xhesika Polo: Do bëj dy herë bum!

Ky sezon veror do të sjellë dy projekte të reja për Xhesika Polon. Javën që vjen do të lançohet kënga e parë e një natyre dhe stili më të veçantë se herët e tjera, ndërsa kënga e dytë do të jetë një bashkëpunim. Këngëtarja është një ndër më të kërkuarat e momentit pasi zëri i saj i fuqishëm pëlqehet shumë në çdo ambient ku zhvillohet muzikë live. Muzika dhe ekstravaganca duket sikur shkojnë përkrah me njëra-tjetrën pasi pamja e saj ndryshon pothuajse në çdo material muzikor që sjell për publikun. Vetë Xhesika është nga Tirana, por ndjen një dashuri të madhe edhe për qytetin e Shkodrës, pasi siç thotë ajo vetë, i ka rrëmbyer gjënë më të shenjtë… zemrën!

 

– A do të bëjë bum Xhesika me ndonjë projekt veror?

Advertisement

– Në fakt, unë do të bëj dy herë bum (qesh), pasi po punoj me dy projekte verore.

– Kur do t’i sillni në treg?

– Kënga e parë do të vijë javen tjetër, por akoma s’e kam përcaktuar datën fikse.

– A mund të na zbuloni diçka për të, që ta dimë çfarë të presim?

– Do të jetë ndryshe nga këngët e tjera. Kam menduar të vij me një rrymë të paeksploruar më parë, atë rege.

– Bashkëpunim?

– Ky projekt, jo…

– Kjo do të thotë se kënga e dytë do të jetë e tillë?

– Për këngën e dytë kam menduar që të vij me një bashkëpunim, pasi bashkëpunimet kanë rezultuar shumë të suksesshme këto kohë.

– Bashkëpunim me një femër apo një mashkull?

– Një femër…

– Për shembull…

– Shpat Kasapi… (Qesh) Do ta zbulojmë me kohën pasi nuk dua ta humb surprizën, por të jeni të sigurt se do të jenë këngë të mira.

– Çfarë pritni nga këto këngë?

– Në radhë të parë, pres që të dalë një material i mirë dhe të pëlqehen nga publiku, pasi është ai që e jep notën përfundimtare.

– Xhesika, në momentin që realizoni një këngë, prireni më tepër drejt komerciales apo një projekti të arrirë artistikisht?

– Në momentin që dua të vij me një kënge të re, mundohem të përshtatem. Me fjalë të tjera, studioj tregun dhe atë çfarë është e pëlqyer për momentin. Natyrisht, duhet të kënaqë shijet e mia artistike dhe të bëj më të mirën edhe profesionalisht me këngën.

– Jeni pjesëmarrëse e rregullt e Këngës Magjike. A keni menduar për këtë vit?

– Unë konkurroj pothuajse çdo vit te Kënga Magjike dhe pjesëmarrjet e mia kanë qenë të suksesshme. Këtë vit do të marr pjesë dhe kam pretendime shumë më të mëdha se vitet e kaluara.

– Sezoni veror është shumë i ngarkuar për artistët. A i keni caktuar datat?

– Deri në gjysëm të qershorit i kam prenotuar, por besoj se shumë shpejt do të zihen të gjitha datat. Sezoni veror është një pjesë mjaft e lodhshme e vitit për ne, pasi jemi gjithë kohën në lëvizje dhe me performanca.

– A jeni e shtrenjtë?

– Eeeem… Relativisht e shtrenjtë. (Qesh)

– Është më i zjarrtë publiku i Shqipërisë apo i Diasporës?

– Mjafton të kesh shqiptarë përballë dhe ia kalon shumë mirë. Nuk më pëlqen të bëj dallime midis publikut shqiptar të Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve tanë. Unë ndihem njëlloj mirë, kudo që performoj.

– Po qyteti për të cilin keni dobësi të veçantë?

– Shkodra, pasi ma ka rrëmbyer dashurinë dashurinë…

– Shkodra ta ka rrëmbyer?

– Më saktë, ma ka rrëmbyer një djalë nga Shkodra.

– Si arriti t’jua merrte zemrën?

– S’e di as vetë. (Buzëqesh)

– Ju luani shpesh me lukun tuaj…

– Më pëlqen të ndryshoj pamje, ndoshta edhe të rrezikoj, pasi dua të vij gjithmonë me diçka të re, qoftë në këngë, qoftë në pamje.

– Dukeni në një formë të mirë fizike. Si i arritët rezultatet?

– Kam humbur ca kile, është e dukshme, apo jo? (Qesh) Jam ushtruar në palestër, duke ndjekur edhe një regjim të mirë ushqimor.

– E keni ndjekur X Factor? Si ju duken konkurrentët sivjet?

– X Faktori është një program mjaft i mirë në zbulimin e talenteve të reja, aq më tepër se gjithçka është live. E kam ndjekur dhe janë konkurrentë shumë të mirë, zëra të veçantë, larmi në rryma dhe karaktere këngëtarësh. Mua personalisht më pëlqen Dilani; ka një zë të veçantë.

– E mendon ndonjë bashkëpunim të mundshëm me të?

– Pse jo?!

– Më mirë të këndosh live apo me regjistrim?

– Sigurisht që live sepse aty tregohen vlerat e vërteta të artistëve. Pastaj, emocionet që të fal të kënduarit live janë të pakrahasueshme me ato që provon duke kënduar apo dëgjuar një këngë të regjistruar.

– E keni problem kur dëgjuesit live ju kërkojnë më tepër këngë të të tjerëve sesa këngët tuaja?

– Kur performoj mundohem të alternoj edhe këngët e mia, edhe këngë të të tjerëve, kështu që i përmbush pritshmëritë e të gjithëve.

– A i keni lënë një hapësirë vetes për pushime?

– Pushimet do t’i bëj në shtator pasi gjatë verës jam shumë e angazhuar dhe nuk do të kem kohë për relaks.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shkënda Dubova nxeh Dhërmiun

Next Post

Djemte kerkojne vajza

Advertisement