Jam një vajzë 20 vjeçe, jam e lidhur me një mashkull 17 vjet më i madh se unë. U lidha me të, sepse e dashuroj marrëzisht. Por kam vënë re që ai më shfrytëzon vetëm për seks dhe për punët e tija. Unë jam e dashuruar marrëzisht me të, dhe dua të krijoj familje, por dhe nuk gjej dot forcen për tu shkëputur prej tij. Ai është beqar, në moshen e duhur për të krijuar familje, por nuk po më merr seriozisht. Mos vallë duhet të ndahem nga ai që ai të kuptoj se çfarë ka humbur, më thotë se nuk më dashuron, por ama thjesht e tërheq fizikisht. Nuk di si të veproj?