Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test Si të kujdesemi për dhëmbët?

  1. Cila pije lë më shumë njolla në dhëmbë:
  2. Vera e kuqe.
  3. Pijet freskuese
  4. Pijet energjike
  5. Të gjitha më sipër.

 

  1. Çamçakëzët pa sheqer mund:
  2. Të lënë njolla në dhëmbë
  3. T’i bëjnë dhëmbët me karie
  4. T’i mbrojnë dhëmbët

 

  1. Cila ngjyrë buzëkuqi i bën dhëmbët të duken më të bardhë:
  2. Ai me bazë blu ose rozë
  3. Ai me bazë portokalli ose kafe
  4. Ai me bazë jeshile, apo gri

 

Advertisement

  1. Pastat zbardhuese të dhëmbëve i zbardhin dhëmbët duke:
  2. Zbardhur njollat
  3. Ngjyrosur dhëmbët me të bardhë
  4. Larguar njollat

 

  1. Ju mund t’i “fërkoni” dhëmbët me:
  2. Ujë me gaz
  3. Fruta dhe perime
  4. Bukë me fara

 

  1. Furçat e dhëmbëve elektrike mund të pastrojnë më mirë se ato manuale:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Sa kohë zgjat zakonisht zbardhja e dhëmbëve në shtëpi:
  2. Një muaj
  3. 6-12 muaj
  4. Një kohë të papërcaktuar

 

  1. Veshjet e dhëmbëve (një shtresë e hollë materiali për të përmirësuar pamjen e dhëmbëve) mund të bëjnë shumë për zbardhjen e tyre, por ato…
  2. Nuk mund të rregullojnë stërdhëmbëshat
  3. Nuk i parandalojnë dot kariet
  4. Nuk e rregullojnë mënyrën e rreshtimit të dhëmbëve

 

  1. Cili nga ushqimet e mëposhtme ka më pak acide që dëmtojnë dhëmbët:
  2. Peshqit
  3. Frutat
  4. Kosi

 

  1. Sa shpesh duhet ta ndërroni furçën e dhëmbëve?
  2. Çdo katër javë
  3. Çdo dy muaj
  4. Dy herë në vit

 

  1. Telat te të rriturit shërbejnë vetëm për të rregulluar pamjen e jashtme të dhëmbëve:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Një pije apo ushqim nuk duhet të jetë me ngjyrë, që të mos lërë njolla në dhëmbë. Të gjitha ushqimet e pasura me taninë, apo acide, si vera, pijet freskuese, domatja, kërri, ose salca e sojës mund të heqin shkëlqimin e dhëmbëve tuaj. Nëse doni të evitoni këtë dhe i keni shumë merak dhëmbët, mund ta shpëlani gojën me ujë pas çdo kafshate, apo gllënjke që pini. Pastaj, mund ta shpëlani përsëri pasi të keni mbaruar së piri, apo së ngrëni.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Përtypja e çamçakëzave pa sheqer mund t’ju ndihmojë të keni dhëmbë të shëndetshëm, pasi kjo shton prodhimin e pështymës, që ndihmon për të shpëlarë acidet që formohen kur bakteret në gojë tresin ushqimet. Pështyma gjithashtu ka kalçium dhe fosfor, që mbrojnë smaltin e dhëmbëve. Megjithatë, asgjë nuk e zëvendëson larjen me furçë dhe përdorimin e fillit të dhëmbëve. Edhe përdorimi i lëngjeve shpëlarëse mund të ndihmojë në vrasjen e bakterieve që shkaktojnë kariet.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Buzëkuqi me bazë ngjyrën blu apo rozë i bën dhëmbët tuaj të duken më të bardhë, ndërsa tonalitetet e tjera i bëjnë ata të duken më të errët dhe më pak joshës.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Të gjitha pastat zbardhuese të dhëmbëve janë gërryese, kështu që, pavarësisht se cilën përdorni, ajo do t’ju ndihmojë të largoni njollat nga dhëmbët, duke i pastruar ato. Megjithatë, disa pasta zbardhuese kanë edhe substanca që i ndihmojnë dhëmbët të kenë më shumë shkëlqim.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Asgjë nuk mund ta zëvendësojë larjen e dhëmbëve dy herë në ditë, për t’i mbajtur dhëmbët dhe mishrat të shëndetshëm. Megjithatë, ju mund të ndihmoni në pastrimin e tyre duke i përfunduar vaktet me fruta dhe perime krokante. Këto, jo vetëm bëjnë fërkimin dhe pastrimin e tyre, por e mbajnë edhe trupin tuaj në formë.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Kur përdoren ashtu si duhet, edhe furçat elektrike, edhe ato manuale e mbajnë gojën tuaj të shëndetshme dhe të pastër. Disa njerëz mendojnë se furça elektrike është më e lehtë për t’u përdorur, të tjerëve u pëlqejnë format dhe madhësitë e ndryshme të furçave manuale. Shumica e njerëzve i lajnë dhëmbët për vetëm një minutë, ose edhe më pak, por që të keni dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm, ju duhet t’i lani ato dy herë në ditë për dy-tre minuta çdo herë dhe të përdorni fillin interdentar.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Kur përdoren në mënyrë korrekte në shtëpi, xhelet zbardhues, lëngjet shpëlarëse dhe strishat mund të japin rezultate shumë të mira, që zgjasin deri në një vit. Por shumë gjëra ndikojnë në kohën e qëndrimit të dhëmbëve të bardhë, për shembull: gjërat që hani e pini, si edhe pirja e duhanit. Për të pasur një buzëqeshje me shkëlqim, evitoni duhanin e ushqimet me shumë ngjyrë dhe acide, si frutat e pyllit, kafenë, çajin, verën, pijet sportive dhe ato me gaz. Sigurisht, ju mund të përdorni metodat zbadhuese edhe në shtëpi, për t’i pasur ato me sa më shumë shkëlqim.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Veshjet e dhëmbëve mund të bëjnë shumë për të pasur një buzëqeshje më të bukur dhe më me shkëlqim. Ato përbëhen nga shtresa shumë të holla qeramike që aplikohen në sipërfaqen e dhëmbit, mund të mbushin boshllëqet, të korrigjojnë pamjen e dhëmbëve të shtrembër, ose të stërdhëmbëshave dhe t’i bëjnë dhëmbët të duken më me shkëlqim. Megjithatë, edhe dhëmbët me veshje mund të pësojnë karie, prandaj ata duhen larë, pastruar dhe shpëlarë çdo ditë, si edhe të kontrollohen e pastrohen rregullisht nga dentisti.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Ushqimet me shumë acide, si kosi dhe disa fruta, mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Kosi dhe frutat janë të mirë për trupin dhe buzëqeshjen tuaj, por ngrënia e shumë ushqimeve me aciditet të lartë mund të dëmtojë zmaltin. Ju mund të ndihmoni në neutralizmin e acideve në gojë duke përtypur çamçakëzë pa sheqer, duke pirë ujë dhe duke i larë dhëmbët rregullisht.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Një furçë e vjetër, me qime të përthyera, nuk mund t’i pastrojë mirë dhëmbët. Me kalimin e kohës, kjo do të thotë më shumë karie dhe pllakë dhëmbësh. Kur furça fillon të duket e vjetëruar, zakonisht brenda 2-4 muajsh, ajo duhet zëvendësuar. Kujtohuni t’i lani dhëmbët (dhe gjuhën) me butësi dhe ngadalë, me lëvizje rrotulluese, që ndihmojnë edhe për stimulimin e mishrave.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Telat ndihmojnë për pamjen e jashtme të dhëmbëve te të gjithë, por me gjithë problemet që ato rregullojnë, si: dhëmbët e shtrembër, ose të dalë përsipër njëri-tjetrit, ose që nuk përputhen (njëra nofull më e madhe se tjetra), mund të shkaktojnë edhe probleme serioze, si karie, stres të nofullës dhe sëmundje të mishrave. Trajtimet me tela mund të zgjasin më shumë te të rriturit, sesa te fëmijët.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dilani: Në X Factor, nuk më futën me mik!

Next Post

Shitet me tender një diamant 100 karatësh

Advertisement