A e di çfarë, kur shpresa kthehet ne humbje dhe humbja ne nje veshtrim te mjegullt jashtetokesor, kur çdo gje e ligjshme kthehet ne rrenoje te lirise dhe jetes se lire, kur endrrat zbrazen edhe nga impulsi instiktiv i riperteritjes, kur une te mos ndihem i panevojshem, ngaqe e kam te nevojshme te mos shperfillem nga bota dhe kotesia e saj rrenqethese. Kur shiu qe bie nga rete – murgesha te mblidhet ne kupen e qelqte te lutjes dhe nga lutja besimi te zhgenjehet. Kur ti te jesh uni im i uritur dhe une te jem jotja etje. Kur te mos kete asgje tjeter midis Çastit Çmendurak dhe perjetesimit banal, kur e gjitha (jotja dhe imja) do jete nje, e pandashme dhe e paprishur. Kur heshtja do mbysë britmën dhe krismen vrasese dhe kur era te biresoje perendite e vjetra. Kur une te mos mundem te degjoje mendimet torturese, te mos prekem e te mos flase per to. Një rikujtim për ty…P.