Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Dele

– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr sikur familja ime më bleu dele dhe po lexoja në letër që ishin 30 krerë. Në një ëndërr tjetër pashë sikur vëllai solli në shtëpi një dele. Pastaj aty erdhi vetë një dash. Këtë delen ne e therëm. Ç’do të thotë kjo ëndërr?

– Së pari, çdo kafshë që shikoni në ëndërr, përfaqëson një pjesë të personalitetit tuaj. Ju jeni natyrë e brishtë dhe vetësakrifikoheni për të tjerët, jeni e ndrojtur dhe shpesh, tip vetmitar. Në rastin konkret, ëndrra tregon që duhet të keni kujdes, të mos bëni më shumë seç duhet për të tjerët, sepse në fund të fundit, ju do të ndiheni e lënduar. Ëndrra tregon një lloj sakrifice nga ana juaj.

Advertisement

 

Ika në Itali

– Në ëndërr pashë sikur isha te toka e xhaxhait me babain dhe seç po bënim atje. Në atë moment, unë e dëgjova xhaxhain që thoshte: “Ajo s’do të bëjë kurrë fëmijë se i kam bërë unë magji”. Unë debatova me të dhe babai më bërtiti mua. Ika në shtëpi, mora rrobat dhe u largova nga shtëpia, duke përfunduar në Itali, e martuar me një italian. Jetova e lumtur për 7 vjet dhe kisha dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Me familjen time nuk kisha asnjë lloj komunikimi. Një ditë vendosa të vija në Shqipëri dhe kur erdha, nuk kisha guxim të takoja prindërit, por shkova te tezja, bisedova me të dhe më tha: “Shko takoje”. Shkuam të gjithë bashkë dhe kur zbritëm nga makina, djali im, që ishte 5 vjeç, vrapoi të përqafonte babain dhe i thërriti “gjyshi”, ku unë s’i kisha folur kurrë shqip. Ju lutem, më sqaroni, ç’do të thotë kjo ëndërr? Faleminderit.

– E nderuar zonjë, ëndrra juaj ka lidhje edhe me disa biseda në familje në lidhje me fëmijët, me magjinë. Kujtoni me veten tuaj çfarë keni biseduar këto ditë me njerëzit tuaj, sepse shpesh ëndrrat janë pasqyrë e atyre çfarë thuhen gjatë ditës apo mendohen në nëndërgjegjen tonë. Debati juaj me babain, ka lidhje me të kaluarën ose me një hatërmbetje tuajën. Ikja në Itali, etj. ka lidhje me shmangien tuaj ndaj çdo problemi. Nuk jeni tip që përballeni, por largoheni dhe kjo nuk është gjë e mirë. Ëndrra ju këshillon të përballeni me çdo gjë që ju del përpara, qoftë ky një debat, një situatë, një kritikë etj. Ikja nga problemet nuk është zgjidhje, në rastin tuaj. Gjithë të mirat.

 

U bashkuam përsëri

– Kam parë në ëndërr sikur u ndava nga i dashuri me të cilin jam e lidhur tani dhe babai im kishte marrë vesh gjithçka. Ne, sikur shkuam të flisnim me ish-të dashurin, që e kam dashur shumë, por familjet na kanë ndarë dhe sikur ne u bashkuam. Çfarë do të thotë, ju lutem?

– Do të thotë që ju herë pas here e mbani mendjen tek e kaluara juaj dhe kjo gjë ju bën të vuani, gjë që nuk e shfaqni te të tjerët. Ama duhet të keni kujdes, sepse mund t’i bini në sy të dashurit dhe mund të keni një diskutim jo të mirë me njëri-tjetrin. Pra, kini kujdes, duhet të dini të ndani ca gjëra me veten tuaj; ose të qëndroni me këtë që keni, ose të ktheheni pas.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Burani pranverore me kungulleshka

Next Post

Prindërit duan të flasin me psikologun

Advertisement