Këngëtarja simpatike Shkënda Dubova, e ka bërë nxehtë situatën me një foto të tillë, të postuar së fundmi në faqen e saj në Facebook. Ajo sapo ka realizuar klipin e saj më të ri në bashkëpunim me liderin e grupit Ilirët, me titullin “Nuk shikohen vitet në dashni”, si dhe pret të realizojë një tjetër. Pas kësaj pune të lodhshme për të, vetë Shkënda thotë se i ka të merituara dy ditë pushim dhe për t’i kaluar këto të fundit, ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut. E shtrirë në plazh, toples, me një pozicion mjaft seksi, duket se kjo është një mënyrë për të parathënë se “hot” do të jetë edhe klipi i saj. Shkënda, shpeshherë është cilësuar si një femër mjaft seksi dhe si e tillë vazhdon të cilësohet ende, falë edhe imazheve që përcjell në klipet e saj.
Advertisement