Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Seksi, ka ndryshuar…

 

Kur bën dashuri, mund të “thyesh” penisin!

Të bësh dashuri nganjëherë është e rrezikshme. Një studim i botuar në revistën “Advances in Urology”, i është rikthyer temës së rreziqeve të frakturës së penisit te burrat. Shkaktar i kësaj “thyerjeje” mund të bëhet edhe një pozicion seksual. Ky aksident i dhimbshëm u ndodh edhe më të zotëve në shtrat, në jetë, ashtu si nëpër filma! Për fat të keq, disa burra nuk i shpëtojnë dot thyerjes së penisit. Kjo ndodh në përgjithësi gjatë një marrëdhënieje seksuale dhe shkakton shumë dhimbje. Një situatë e bezdisshme, që kërkon menjëherë ndihmë mjekësore, gjë që i fut burrat në ankth. Ata ndjehen në siklet sepse u duhet të shkojnë në spitalin më të afërt, për t’u ekzaminuar. Ky aksident është bërë objekt i një studimi mbi 13 vjeçar në Brazil. Studimi, i botuar në revistën “Advances in Urology”, ka për qëllim të tregojë kushtet që mund të shkaktojnë thyerjen në fjalë. Deri tani dyshohej se seksi ishte shkaktar i saj, por nuk dihej se cili pozicion. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit brazilianë janë bazuar te 44 burra të mjekuar në tre spitale të ndryshme nga vitet 2000-2013. Ata ishin të gjithë rreth moshës 35 vjeç dhe paraqisnin të tërë të njëjtën thyerje (me shkallë të ndryshme). Të gjithë kishin ndjerë një kërcitje dhe më pas një dhimbje të madhe, gjatë incidentit. Ndërmjet tyre, 28 ishin lënduar gjatë një marrëdhënie heteroseksuale, 4 gjatë një lidhjeje homoseksuale dhe 6, gjatë masturbimit. Shkaqet e lëndimit të katër pacientëve të tjerë nuk janë komunikuar.

Advertisement

Pozicioni gruaja sipër shton rreziqet

Për shumicën e të lënduarve gjatë një marrëdhënieje heteroseksuale, thyerja kishte ndodhur kur gruaja ishte sipër. Me një fjalë, ky pozicion mund të jetë i rrezikshëm për burrin. “Kur gruaja është sipër partnerit, ajo kontrollon lëvizjet dhe gjithë pesha e trupit të saj bie mbi penisin në ereksion”, saktëson studimi. Në pozicionet e tjera, burri mund të kontrollojë penetrimin dhe ta ndalojë, në rast dhimbje të fortë. Një këshillë? Mos ia lexoni këtë shkrim partnerit para se të shkoni në shtrat!

 

Sms-të seksi janë lojërat paraprake të adoleshentëve të sotëm

Zakonet evoluojnë, praktikat ndryshojnë… Edhe seksualiteti i të rinjve sot është në evolucion të vazhdueshëm. Sms-të me përmbajtje seksuale, apo sexting, siç quhen, janë kthyer tashmë në një gjë të zakonshme. Para 70 vjetësh, Zhorzh Sand u dërgonte mesazhe të nxehta dashnorëve të saj në letra të shkruara me bojë blu. Sot, të dashuruarit e rinj kanë një mënyrë shumë më të shpejtë për të komunikuar: celularin, i cili është kthyer në “lodrën seksuale” të privilegjuar të brezit të ri. Në fakt, një studim i publikuar në revistën shkencore “Pediatrics”, tregon se adoleshentët që e përdorin telefonin e tyre për t’i dërguar mesazhe me karakter seksual të dashurit/ës të tyre janë gjithnjë e më të shumtë në numër.

Foto, mesazhe të nxehta, kjo praktikë e mbiquajtur sexting, vetvetiu të shtyn të bësh pyetjen: Të rinjtë po i zëvendësojnë marrëdhëniet reale, me ato virtuale? “Jo, kjo mënyrë sjelljeje nuk është e re; ajo është thjesht një mënyrë e re komunikimi”, ka deklaruar Xhef Tempëll, profesor dhe psikolog në Universitetin e Teksasit dhe autor i studimit në fjalë. Ajo që ai ka konstatuar është se praktika e sexting-ut mund të “veprojë si një urë, ose një prelud i marrëdhënieve seksuale dhe zakonisht, shpie në marrëdhënie seksuale më të parakohshme”. Studimi i bërë me 1000 adoleshentë, në fakt, ka treguar se ata që kanë dërguar sexting, janë seksualisht aktivë më herët se të tjerët. “Sextingu futet në praktikën e zhvillimit seksual të adoleshentëve dhe mbase është një tregues për aktivitetin seksual në të ardhmen”, përfundon raporti.

Atëherë, sextingu është një sjellje e rrezikshme? Të dashur prindër, qetësohuni, një adoleshent që praktikon sextingun nuk do të jetë më i ekspozuar se një tjetër ndaj sjelljeve seksuale të rrezikshme më vonë. Megjithatë, autorët e studimit paralajmërojnë se sextingu ka rreziqet e veta. “Sextingu nuk është një praktikë e sigurtë, sepse lë gjurmë të cilat mund të shpërndahen më pas, për t’u parë edhe nga të tjerë”, shpjegon Xhef Tempëll. Një studim i publikuar në revistën “Archives of Sexual Behavior”, qershorin e kaluar, tregonte se afro 1 në 5 të rinj kishte dërguar foto “seksualisht eksplicite” të vetes nëpërmjet celularit, afro 40% e të rinjve kishin marrë një sexting dhe, ndërmjet tyre, 25% e tyre ia kishin shpërndarë më pas një ose shumë personave të tjerë. Edhe skandali i para disa kohëve me fotot e VIP-ave lakuriq që u shfaq në internet, provon se intimiteti i dhomës së gjumit është shumë relativ kur një celular apo kompjuter futet në të…

 

Çiftet e sotme bëjnë më pak dashuri se më parë…

Jeta profesionale me probleme dhe shqetësimet financiare ndikojnë në jetën tonë private dhe në intimitetin tonë. Sipas një sondazhi të fundit, libidoja jonë po vihet në sprovë, deri në atë pikë sa edhe lumturia jonë është në rrezik.

Po fillon pra një lloj rënieje në jetën tonë seksuale dhe, për pasojë, në jetën tonë në çift? Këtë lënë të kuptohet rezultatet e një sondazhi të kohëve të fundit, të botuar në sitin Daily Mail. Sipas tij, më shumë se 40% e çifteve të marra në pyetje kishin pohuar se kishin pasur më pak marrëdhënie seksuale që prej fillimit të vitit, sesa në vitin 2014. Pyetjes: “Sa herë në javë bëni dashuri, mesatarisht?”, shumë britanikë i ishin përgjigjur “2 herë në javë”, shifër që është më e ulët se ajo e vitit të shkuar. Më shqetësues nuk është numri i herëve të bërjes së seksit, por fakti se shumica e atyre që u morën në pyetje pohuan se ishin më të lumtur dhe ndjeheshin më të sigurtë në jetën e tyre nëse bënin dashuri më shpesh. Për pasojë, 43% e tyre kishin frikë se mos mungesa e seksit e shtynte partnerin/en e tyre të humbiste interesin dhe të shkonte të kërkonte gjetkë.

Stresi dhe jeta profesionale, shumë të pranishëm

Ndërkohë që sondazhet e fundit duket se konfirmojnë faktin që çiftet e sotme bëjnë më rrallë dashuri, ose fare për 1 çift në 7, si mund të shpjegojmë këtë rënie dhe a është ajo e pandreqshme? Sipas përgjigjeve të dhëna për këtë studim të ri, në krye të klasifikimit të arsyeve që mund të ndikojnë në libidon tonë, qëndrojnë shqetësimet financiare (37%). Më pas vijnë orët e shumta të kaluara në punë në vend që të kalohen në shtrat me partnerin/en (34%) dhe një jetë shoqërore mbase shumë aktive, që të merr gjithë fuqitë (29%), por edhe zënkat e shkaktuara nga gjithë këto shqetësime (20%).

“Nuk është surprizë të shohësh që çiftet e shqetësuara ose që punojnë shumë nuk kanë më kohë, forcë dhe dëshirë për të bërë dashuri rregullisht”, shpjegon një nga autorët e sondazhit. “Ne duhet ta detyrojmë veten të distancohemi dhe të relativizojmë situatën, për t’i dedikuar më shumë kohë çiftit tonë. Nëse kemi shansin e madh të gjetjes së njeriut të duhur në jetë (ndryshe nga aspektet e tjera të jetës suaj), ai meriton më shumë vëmendje”.

Megjithatë, puna, paratë dhe shqetësimet e tjera nuk janë të vetmit që e “vrasin” dashurinë. 31% e atyre që janë marrë në pyetje, kanë thënë se prania në shtrat e një kafshe shtëpiake ndikon negativisht. Kështu, pra, qeni apo macja që futen në shtratin tonë natën, janë rreziqe të mundshme për çiftin tonë. Ju e dini tashmë se ç’duhet të bëni nëse qeni apo macja kërkojnë të futen në shtrat natën!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fation Hoxha: Duhen sakrifica për muzikën

Next Post

Fitore, apo disfatë pas disfate... Nga Agron BERDAJ  

Advertisement