Nga Mitro Cela
Bëra një eksperiment. Mora një Baba Kombi. Është I mëngjër. Me baluke. Banon në Tiranë. Deputet në Fier. Gjografia e banesave të deputetëve shtrihet në dy prefektura: Tiranë dhe Durrës?! E pyeta:
-Sa do jenë të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit për vitin 2014?
Deputet mavria, u mendua, kruajti kokën dhe foli:
-Të ardhurat e buxhet janë 900 milionë dollarë. Shpenzimet 750 milionë dollarë.
I zënë me hallet e miletit, deputeti nuk mund të lexojë shtypin. Nuk ka “bakërr në kohë” të hapi internetin. Nuk ka nge as të lexojë relacionet që shoqërojnë projketbuxhetin.
Në fakt të ardhurat e buxhetit do të jenë 4.1 miliardë dollarë. Shpenzimet 4.7 miliardë dollarë. Vë dorën në zjarr, në se këto shifra i dinë vetëm 44 përqind e deputetëve?!
Për të mos e vënë në sikëlldi, nuk e kundështova Babanë e Kombit, edhe pse mu kujtua Mark Tueni që ka thënë:” Njeriu ka nevojë të skuqet për ato që bën, dhe për ato që s’ka bërë?!” Fundja pse duhet ta dijë të vërtertën babai I kombit? Ai futet mes “ajkës” së deputetëve-40 përqind e totali- që as flasin, as japin mendim, as kuvendojnë. Bën vetëm disa detyra: Firmos në bordero?! Merr kredi xhaba! Merr honorare kur futet në mbledhjet e komisionit. Merr para për karburant, telefon edhe pse miletin nuk gjen kohë as të takojë e as të qajë hallet.
Mu kujtua njw dialog nga telenovela “Ezel”. Me famë botërore. Vdesin gra e çupa për ta parë dhe për ta imituar?!
Personazhi I parë:- Ti një kryebandit. Unë kam një dosje me paudhësitë e tua. Do ti tregoj të gjitha në një tryezë me miqtë e tu?!
Personzhi I dytë. Qeshi me qesendi:- Mendon se kam frikë nga ato që thua? Aspak. Ata që do të të dëgjojnë, do të harrojnë në çast atë që thua ti, pasi të gjithë janë si unë. Të gjithë janë banditë. Ti flet sepse të lejoj unë, ose më saktë, ti jeton se të lejoj unë?! Gazeta që blen, banka ku ruan paratë, çdo gjë që ke, janë të miat?!
Zgurdullova sytë. Mu duk si debat I kapur nga “çimkat” e “Fiks Fare”!… Ekspertja e spitalit psiatrik në Vlorë, kishte kthyer në zyrë veturën. Atje firmoste e vuloste. Brënda makinës shkëmbeheshin kredencialet: Para për raport?!…
Drejtoresha e arsimit në Lushnjë bënte katër detyra. Së pari, merrte 3 mijë euro, kur të fuste mësues në punë. Së dyti, merte 2 mijë euro për të të mbajtur mësues në punë. Së treti, merrte zarf me 1000 euro për lëvizja nga fshati në qytet. Së katërti, ndërmjetësonte për “seks të njomë”. Shpërblim në natyrë, për shefat që e graduan nga arkëtare – Drejtoreshë të arsimit?! Pa folur për historinë e rimbursimeve të iliaçeve, që u zgjat e u bë tërkuzë?!