Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Projektligj i ri për dhënien e nënshtetësisë në Greqi Ndryshime të reja edhe për lejet e qëndrimit

Jam shumë krenar që në këtë projektligj janë dy propozimet që paraqita unë

 

Të enjten, Ministria greke e Emigracionit, në zbatim të premtimeve elektorale të kryeministrit Aleksis Cipras, nxorri për diskutim publik projektligjin për disa ndryshime në Kodin e Emigracionit dhe Dhënien e Nënshtetësisë për Brezin e dytë të Emigrantëve, projektligj shumë i pritur nga gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi. Në lidhje me këtë projektligj, ne intervistuam zotin Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor pranë prefekturës së Athinës, specialist i çështjeve të emigracionit, njëkohësisht edhe një nga njerëzit që është marrë me hartimin e këtij projektligji.

Advertisement

 

Artan Kristo: – Sa shqiptarë do të përfitojnë nga ky projektligj?

Fatos Malaj: – Rreth 240 mijë shqiptarë do të përfitojnë nënshtetësi ose leje qëndrimi nga ky projektligj…

– Kaq shumë?!

– Po. Rreth 100 mijë janë vetëm të rinjtë nga brezi i dytë i emigrantëve që përfitojnë nga ky projekt, rreth 80 mijë janë ata që kanë humbur të drejtën e leje-qëndrimit, që do të bëhen sërish të ligjshëm, si dhe rreth 60 mijë janë gratë që kanë lindur fëmijë këtu, që janë “të paligjshme” dhe që direkt bëhen të ligjshme me aprovimin e këtij projekti.

– A mund t’i marrim një e nga një kategoritë e përfituesve? Cilët fëmijë përfitojnë, sipas projektligjit?

– Janë katër grupime përfituesish. Grupimi i parë janë të gjithë fëmijët që kanë lindur në Greqi, të cilët do ta marrin nënshtetësinë që me fillimin e klasës së parë të ciklit të ulët. Përfituesit e dytë janë ata që kanë bërë 9 vjet shkollë në Greqi, 6 vjet cikli i ulët (dimotiko) dhe 3 cikli i lartë (gimnasio). Grupi i tretë janë fëmijët që nuk kanë bërë ciklin e ulët, por 3 vjet gimnasio dhe tre vjet shkollën e mesme (likio). Grupi i katërt, ata që kanë mbaruar shkollën e lartë me provime të maturës greke (panelinies). Të gjithë këta fëmijë e të rinj, nëse dëshirojnë, përfitojnë nënshtetësinë greke në rast se një nga prindërit është i ligjshëm prej 5 vjetësh në Greqi.

– Ka patur shumë ankesa deri tani për pagesat e larta për nënshtetësinë dhe lejet e qëndrimit. Sa do të paguhet tani, sipas projektligjit të ri?

– Do të paguhet vetëm 100 euro dhe vlen të theksohet që projektligji i ri shmang shumë burokracinë. Do të kërkohen fare pak dokumente për të mbaruar punë.

– Thatë që janë rreth 80 mijë shqiptarë ata që kanë humbur të drejtën e leje-qëndrimit e që, sipas këtij projektligji, do të bëhen sërish të ligjshëm. Mund të na e shpjegoni këtë?

– Po, ka shumë shqiptarë që, për një arsye, ose për një tjetër, kanë “djegur” letrat e tyre, siç thuhet dhe nuk janë më me qëndrim të ligjshëm në Greqi, dikush për shkak të mosplotësimit të ensimave (kontributeve të sigurimeve shoqëore) apo për shkaqe të tjera. Në bazë të projektligjit të ri, ata që kanë qenë të paktën 5 vite të ligjshëm gjatë dhjetë vjetëve të fundit, do rifitojnë lejen e qëndrimit. Madje, edhe nëse nuk kanë ensimat e nevojshme, do jepet e drejta e blerjes së tyre në shtet.

– Ju, në fillim të intervistës, përmendët edhe rreth 60 mijë gra shqiptare që kanë lindur fëmijë këtu dhe janë të paligjshme, të cilat do të përfitojnë nga ky projektligj…

– Po, për këto gra, lehtësohet shumë procedura e marrjes së lejes greke të qëndrimit. Grave që kanë lindur fëmijë në Greqi deri tani, për të bërë dokumentet, pra, për të bërë bashkimin familjar ligjor do t’u duhej të shkonin në Shqipëri, të aplikonin për vizë bashkimi familjar, të plotësonin një mal me dokumente dhe më pas burri të bënte një kërkesë pranë prefekturës. Tani, në bazë të këtij projektligji, ato marrin menjëherë  leje qëndrimi, nëse kanë lindur fëmijë këtu, pa shkuar në Shqipëri, pa marrë vizë etj. Mjafton vetëm që burri i tyre të jetë i ligjshëm në Greqi…

– Po tjetër, kush përfiton nga ky projektligj?

– Nga ky ligj përfitojnë edhe ata që kanë bërë kërkesë për azil politik para 6 vjetësh dhe nuk kanë marrë përgjigje. Ata tani marrin menjëherë leje qëndrimi.

– Pse ishte i domosdoshëm ky ligj për Greqinë?

– Ishte shumë i domosdoshëm sepse për arsye se Greqia nuk ka patur përvojë në problemet e emigracionit, ligjet kishin shumë mungesa që kishin lënë shumë probleme të hapura për mijëra emigrantë në Greqi… Kishte edhe shumë emigrantë që kishin humbur ligjshmërinë e qëndrimit të tyre, edhe pse ishin me familje këtu… Veç kësaj, ishte paradoksale që fëmijët e lindur dhe që kishin studiuar këtu, në Greqi, të mos kishin të drejtën të ishin qytetarë europianë. Pikërisht për të gjitha këto, u hartua edhe ky projektligj, i premtuar nga zoti Cipras gjatë fushatës elektorale, projektligj që u jep zgjidhje përfundimtare problemeve të emigracionit në Greqi.

– Një ligj i tillë për nënshtetësinë u votua edhe në vitin 2010, por u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Greqisë. Mund të ndodhë prapë kështu?

– Nuk besoj, sepse ligji i mëparshëm kishte shumë gjëra që binin ndesh me kushtetuëtën e shtetit grek. Specialistët këtë radhë kanë punuar me kujdes dhe asnjë nen i këtij projektligji nuk bie ndesh me kushtetutën greke…

– Po për emigrantët e brezit të parë, çfarë parashikon projektligji për marrjen e nënshtetësisë?

– Për këta, nuk ka asnjë ndryshim. Do të vazhdojë të zbatohet ligji në fuqi, që është i njëjtë me shumë shtete evropiane. Mund të merret nënshtetësia nëse ke qenë në Greqi i rregullt dhe ke leje qëndrimi greke 10 vjeçare, ose leje evropiane 5 vjeçare…

– Të enjten, në një status në Facebook, shkruanit: “Jam shumë krenar për ndihmën që dhashë me propozimet e mia në këtë projektligj. Kanë kaluar dy propozimet që kisha paraqitur”. Cilat ishin propozimet tuaja?

– Ishin propozime që kishin të bënin me shqetësimet e mijëra familjeve shqiptare dhe që nganjëherë, të huajt nuk i kuptojnë…. Propozimi i parë kishte të bënte me marrjen e nënshtetësisë nga fëmijët. Varianti i parë ishte që fëmija mund të merrte nënshtetësinë vetëm nëse në lindjen e tij, të dy prindërit ishin të ligjshëm. Unë kërkova që të ishte i ligjshëm vetëm njëri nga prindërit, se e dija që shumë familje shqiptare e kishin këtë problem. Për shkak të shpenzimeve dhe burokracive, vetëm njëri, zakonisht babai, ishte i ligjshëm…. Propozimi i dytë kishte të bënte me bashkimin familjar të grave që kishin lindur fëmijë në Greqi. Një nen i tillë, në variantin fillestar, nuk ishte fare. Isha unë që e propozova…

– Si do të jetë Greqia në raport me shtetet e tjera për dhënien e nënshtetësisë pas aprovimit të këtij projektligji?

– Marrja e nënshtetësisë në Greqi do të jetë shumë më e lehtë se në shumë shtete si Spanja, Austria, Belgjika etj. dhe do të jetë njësoj si pjesa tjetër më “e mirë” e Evropës.

 

Mund të komunikoni me zotin Fatos Malaj në faqen e tij të internetit www.fatosmalaj.wordpress.com

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tako shumë burra, që të zgjedhësh të duhurin

Next Post

Përparim Hetemaj i Kievos në Seria A "E dua vendin tim më shumë se ata që më quajnë tradhtar"

Advertisement