Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Poezia juaj…

 

Udhët e zemrave

 

Advertisement

Ka udhë që kurrë s’gjejnë të mbaruar

Mund t’i përshkosh pa asnjë pengesë

Ato na shpjenë në kohë të shkuar

Dhe ekzistojnë veç në kujtesë!

 

Ato çdokush i vë në radhë

Hyn e del sa herë do vetë

E shtyn dëshira që sjell mall

Tërheq e shkuara në këtë jetë!

 

Shumë aty, zemrat harruan

Kërkuan t’i marrin përsëri

I morën! Një jetë të re filluan

Me zemër të vjetër gjithsesi!

 

Thonë nuk jetohet në kohë të shkuar

Dhe unë e them shumë mirë e di

Këshillë me vlerë në letër shkruar

Por ja që mbetet teori!

 

Të gjitha këshillat janë të mira

Na bindin po, vetëm për pak

Se kemi ndjenja, kemi dëshira

që rrjedhin etur nëpër gjak…

 

Ndaj ato udhë nuk gjejnë qetësi

Aty do të shkelim ne patjetër

Më pas do të duam fillim të ri

”Fillim i ri, zemër e vjetër”… Bledi Ylli

 

Letra Dashurie!

 

E dashura ime e zemrës, të përshëndes!

Të shkruaj si çdo herë, kur më mungon

U ndjeva kaq i zbrazët këtë mëngjes

Si një tren, që bosh ka çdo vagon

Ndaj, nuk m’u durua dhe ia nisa

Ca fjalë të të shkruaj, se kam mall

Në vargje pasqyohet gjithë dalldisja

Sa herë që s’jam me ty, kam goxha hall.

Fort i dashur, edhe unë të përshëndes!

Gjith ç’më ke dërguar, i kam lexuar

Mos u dëshpëro, jepi vetes shpresë

Një ditë patjetër, kemi për t’u bashkuar.

Sa kohë që me letra do të flasim,

Zjarrin s’do ta lëmë kurrë të na shuhet

Vetminë edhe mallin do ta vrasim

Dashuria është lojë, që dyshe luhet

Unë zgjidhjen e kam gjetur kur mungon

I puth yjet me radhë, natë për natë

Kur qielli ngryset, trishtimi më pushton

Mërzitja bëhet ankth, si ëndërr e gjatë

E dashur mos harro çfarë kemi thënë

Ne zemrat bashkë tash i kemi lidhur

I dashur nuk harroj çfarë kemi lënë

Zemrat tona askush s’ka për t’i zgjidhur

Në letra dashurie ne lëmë takimet

Fshehur si hajdutë a dezertorë

Ndoshta kur të gjehen një ditë shkrimet

Të gjithë do t’na quajnë të çmendur, dashnorë. Romeo Gegushi.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Une e dashuroj marrezisht, ai me shfrytezon per seks, sit e veproj?

Next Post

A ka ndonjë mënyrë për të ndjerë përsëri?

Advertisement