Netëve qyteti duket si një panoramë e gjalle dhe e vdekur aq i heshtur sa dhe i zhurmshëm. Sa ndonjëherë të duket se të duhet pak qetësi por edhe heshtja vret dhe thyen çdo grimcë të qepur të shpirtit tënd. Njerëzit endacak vrapojnë të grumbulluar si flet te djegura te bera shkrrumb si ato flete te pabërë ende hi. E lart një vajze sodit keto pamje si te ishte nje spektatore e pamjeve madhështuese por të vrazhda në të njejten kohe. Qyteti duket bukur gjithësesi, nuk mungojne yjet, as hena nuk mungon, madje leshon nje buzeqeshje të brishtë prej së largu për ti thene asaj vajze se nuk je vetem, jam edhe une me ty. Ajo pastaj mbeshtetet në parmakun e ftohtë dhe mundohet ta pastrojë, se ndoshta duke e pastruar shpesh ai nuk do te jete më aq e ftohte por ajo ende nuk e di, ndoshta nuk e kupton se ai eshte një cop e forte hekurr, qe vetem per tu ngrohur nuk ka se si te ndodhë. Kurrëses, hekurin nuk e ngroh askush, perveçse diellit te fortë. U mbeshtet serisht, dhe shihte fytyrat e largeta te njerëzeve, dhe buzeqeshte me vehte ndonjehere. Ky qytet hesht sikunder dhe ajo, te pakten e kemi një të perbashket te madhe, pastaj një thirrje e larget u degjua, kënga e yjeve e hënës e vajzes që kendonin ne shpirtin e saj. Duke u dridhur fjalet qe pengoheshin dhe përcilleshin me te forten dhe te athten shijen e veres që te injektohet ne gjak si helm i ëmbël te cilin e pi dhe nuk i thua ndal. Herë te duket helm e here mjaltë, here te dhuron buzeqeshje, gezim, here te mberthen ne guacken e trishtimit, ne guacken me te keqe te vetmisë. Pastaj ti e thith deri ne piken e fundit, dhe kur e sheh se gota është e zbrazet bosh, e tund goten me inat ti nuk mund te mbarosh je ilaci im kush te piu? Unë jam koshiente, unë jo mos ndoshta yjet? Mos ndoshta njerëzit? Mos ndoshta ky qiell që përpin gjithe shijet? Unë jo! Shpirti im, ai ndoshta te ka pire ty, vetëm se unë i kisha syte e mbyllur dhe nuk e pashë sesi e ne cfare moment u zbraz gota ime. Pastaj ajo e mbush goten sërish, filloi të qeshte me zë, këtë herë do të të shoh kur të zbrazesh, këtë herë nuk e shpëton dot. Do të të shoh me sy sesi do të të përpij, ti në buzët e mia bëhesh puthje e ëmbël, në shpirtin tim bëhesh ilaç, në këtë gojë mbetesh një njollë e kuqe, e ngjashme me një pikë gjak, që shpirtin tërheq nga pak, shumë pak.
Nje lot keputet mallshëm mbi buzën e gjakosur, shpirti krahekeputur renkon rreckosur plagosur, zemra qan trishtueshem, endrra i ka tretur, fjalet jane ngrire si shkrin ky diell i fjetur, perdridhet hija ime si balerinë kurvare, lepihet ne token e shkrete qe s’mban me as varre, syte kerkojne drite, por engjejt e kane fikur, me trenin e fundit te dliresise te gjithe kane ikur, kemi mbetur vetem ne, pashpirt veç me hije, endim pelhura faji, kendojme himne zije, parajse. Ah, kopshti i mrekullive, kujtim qe u venit pas shiut te tradhtive, guret jane grimcuar nen peshen e hijes time, e vetmja lule e tokes, një lule jetime, pa arome, pa rrenje zhgërryhet neper dhé, tallet sikur thote: “Vështromë, se ti je!”. Përkulem permbi te, por nuk shoh veç erresirë, pasqyrim i zi mbi toke qendron shtrire, peshtyj i inatosur, po ajo nuk tundet, lule e pashpirt e tokes as nga era s’lëkundet! Ah, ti hija ime, pasqyrim pa shpirt, lulja ime e vetme, lulja ime e hirte.