Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

ME KE SHKON TIGRI?

HOROSKOPI KINEZTigri-Gjeli
Nëse ka një lidhje që nuk këshillohet, është ajo ndërmjet një Tigri dhe një Gjeli. Egoizmi i Tigrit është i padurueshëm për Gjelin, që i largohet kësaj sa më larg të mundet. Tigri është një person i pushtetshëm, ai nuk e koncepton dot të udhëhiqet nga partneri dhe do të jetë komandanti i vetëm në çift. Gjeli e kundërshton kryekëput këtë ideologji dhe mendon se edhe ai duhet të thotë fjalën e vet. Njerëzit e shenjës së Tigrit janë shpesh mizogjenë, por duke konsideruar ndjenjat që ndjejnë për shpirtin binjak të shenjës kineze të Gjelit, janë gati të bëjnë lëshime. Megjithatë, nëse Gjeli sheh që i linduri në shenjën e Tigrit nuk do të ndryshojë, ai do të ketë tendencë t’i braktisë përpjekjet që lidhja të funksionojë. Gjeli nuk kërkon ndonjë gjë të jashtëzakonshme nga Tigri, ai do vetëm që ta konsiderojnë si të barabartë. Nëse lidhja mes Gjelit dhe Tigrit nuk funksionon, më shpesh e ka fajin ky i fundit.

Tigri-Qeni
Pajtueshmëria mes Tigrit dhe Qenit është e përkryer. Të dy partnerët janë të ndershëm dhe bien dakord mbi shumë pika të jetës së përbashkët. Edhe i linduri në shenjën e Tigrit dhe ai në shenjën e Qenit e pëlqejnë jetën shoqërore dhe luftërat humanitare. Ata angazhohen së bashku për kauzat e mëdha dhe kështu kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin. Por, ajo që i bashkon në fillim, mund t’i ndajë pak nga pak me kalimin e kohës. Angazhimi social u merr shumë kohë Tigrit e Qenit dhe ata nuk e shohin më veten si çift. Pasioni shuhet dhe, bashkë me të, edhe dashuria që kanë për njëri-tjetrin. Për të ruajtur çiftin, Tigri dhe Qeni duhet të kalojnë momente vetëm për vetëm, si dy të dashuruar, kohë pas kohe. Pas një darke romantike, për shembull, Tigri dhe Qeni janë përsëri më të dashuruar se kurrë.

Tigri-Derri
Lidhja mes një Tigri dhe një Derri do të kurorëzohet me sukses, sepse ajo bazohet te mirëkuptimi reciprok. Zënkat e tyre do të jenë gjithmonë të vogla bile, edhe kur dashuria nuk është në kulmin e saj, Tigri dhe Derri do të jenë shokë shumë të mirë. Derri është një partner i jashtëzakonshëm dhe pikërisht falë tij, lidhja me Tigrin është e mundur. Derri është gjithmonë i sjellshëm, plot përkujdesje dhe është partneri ideal. Tigri nuk e meriton shumë këtë dhe është pak mosmirënjohës. Falë partnerit të shenjës së Derrit, çifti i formuar me Tigrin do të shkojë mirë. Tigri është tekanjoz, asgjë nuk e kënaq dhe i fut shkopinj në rrota Derrit që do me çdo kusht të ruajë lidhjen. Tigri tradhton? S’ka rëndësi, partneri i shenjës së Derrit i fal gjithçka dhe hap një faqe të re në lidhje.

Advertisement

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sazan Guri: “Liqenin Artificial e kam tharë unë”

Next Post

Enca përgënjeshtron lajmin për aksidentin

Advertisement