Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Labinot Tahiri kërkon pasaportë shqiptare

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri këtë herë ka një kërkesë të veçantë të cilën ua ka drejtuar të gjithë shqiptarëve, me shpresën se këta të fundit do ta përhapin sa më shumë. Labinoti thotë se si artist shqiptar nga Kosova që është, ka të drejtën ta gëzojë pasaportën shqiptare. Për t’jua shuar kuriozitetin se çfarë përmban kërkesa e tij drejtuar përfaqësuesve politikë të shtetit shqiptar, po jua paraqesim më poshtë:
“Unē, Labinot Tahiri, nga qyteti më i ri i Kosovēs, Ferizaj, ua shtroj një kerkesë dhe ju lus vëllazërisht si djalë i nënës shqiptare, të pajisem dhe të gëzoj pasaportën e shtetit shqiptar. Më thoni, si ta gëzoj këtë të drejtë? Ne konsiderohemi si kosovarë, por nuk dua që nëna ime të mos e shohë djalin e saj me emrin në pasaportën e Nanës Shqipëri, në të cilën të shkruhet e dëshmohet se jam shqiptar. Kushdo që më quan kosovar, gabim e ka, përdor term të gabuar! Me këtë kërkesë për pasaportë shqiptare, unë dua t’u tregoj të gjithë shqiptarëve se unë dhe ne jemi shqiptarë dhe si të tillë vdiqën prindërit e heronjtë për shtetin shqiptar e për trojet shqiptare. Politika është e imponuar në shumë raste, por nuk dua që emri im të mbetet i imponuar siç e kam sot, me kombësi kosovar, sepse unë nuk jam kosovar, por jam shqiptar. Kërkoj nga ju elitë e nderuar, klasë politike e institucionale që para se të bëhet liberalizimi i vizave e deri në brezin tim të fundit po të mbetej i gjallë, të gëzojmë pasaportën shqiptare; vetëm e vetëm që të shoh me dokumente se nëna ime lindi një shqiptar me emrin, Labinot Tahiri! Unē gëzoj vizë shengen, me afat deri më 2017, që do të thotë nuk e dua ta kem për ta shfrytëzuar udhëtimin pa vizë, por e dua që sa ta kem nanën në jetë, t’i them se kishe lindur një djalë me letra shqiptare. Videodëshmia për dashurinë ndaj shtetit shqiptar janë mbrëmjet e mia humanitare gjatë vërshimeve. Qofshin përherë njē gjuhë, një komb e një flamur! Me respekt, Labinot Tahiri!
Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë.”

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

SI SHKON LEPURI ME SHENJAT E TJERA?

Next Post

Rovena Stefa lakuriq në plazh

Advertisement