Ndjenja e pafaj

 

Befas e shtangur mbeta kur të pashë.

Duke u mbytur nga shirat e lumturisë.

Sytë e mi u bënë oqean i zjarrtë,

Për aq kohë sa rrëshqita dashurisë.

Ti mua me faj mos më bëj,

Si duket u vele e më ke harruar

Nga ku pastaj ndjenjën e zhbëj.

Si nuri mjegullës më ke kaluar.

Ti melodinë e heshtur e dëgjove,

Nga uria ime për dashuri

Te lulja e mollës që vadite.

Me vesën e buzëve nga dhëmbët e mi.

Unë u tradhtova nga mishërimi im,

Se ti s’më çon mua sonte në skaj.

Se s’po shikon mikeshën e vjetër.

Që dridhet nga ndjenja e pafaj. Luljeta Gj. Pashollari

 

 

Thonë…

Dikush tha se në këtë botë ka “Drejtësi”

Po si dreqin e tha këtë marrëzi?!

Bota është bërë kosh plehrash

Ku njerëzit hedhin pisllëqet e tyre

Çdo çast, çdo orë, çdo ditë…

Dhe nuk pendohen hiç!

Në udhëkryq drejtësia ka mbetur,

E s’di ku të shkojë!

Palo drejtësi… pjellë e padrejtësive

Kryqëzuar mes pafytyrësish!

Bien termete, shpërthejnë skandale

Thyhen e plagosen zemra, mohohen liri

Dikush tha një marrëzi: “Ka drejtësi!” Alban Arapi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here