“Përshëndetje miq dhe dashamirës! Doja t’ju bëja me dije që sot në televizion dhe kanalin Youtube është shfaqur videoklipi i ri nga këngëtari Stresi në bashkëpunim me Morena Tarakun. Kjo është një nga këngët e mia në bashkëpunim me një nga pseudokantautorët, sepse kur etika e punës mungon, nuk mund të quhesh ndryshe. Kënga ka qenë vokalisht e përfunduar nga ana ime dhe plotësisht gati për xhirimin e videoklipit, por me sa duket, pafytyrësia e njerëzve nuk ka limit, megjithatë suksese kolegëve”! Ky ka qenë një status i këngëtarës Klodiana Hasani, ditën që u lançua klipi i Stresit dhe Morenës, më titull “Ki me bo”, e cila duket shumë e revoltuar nga padrejtësia. Klodiana nuk është e para që pëson pengesa gjatë rrugës që merret në muzikë, aq më tepër kur komercialiteti është bërë bazë e saj. Këngëtarja është shprehur edhe se shumë shpejt do sjellë për publikun një klip të ri dhe do të tregojë në faqet e gazetës sonë akoma më shumë edhe për këtë incident që i ka ndodhur.
Advertisement